Dëshmi të reja/ Zbulohet e vërteta e vrasjes së studentit shqiptar në Filadelfia - Bota Sot
Dëshmi të reja/ Zbulohet e vërteta e vrasjes së studentit shqiptar në Filadelfia

Amerika

E premte, 15 dhjetor 2017

Dëshmi të reja/ Zbulohet e vërteta e vrasjes së studentit shqiptar në Filadelfia

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 19:59
Merols Mukaj me të dashuren

Pas lajmit se një student 21-vjeçar nga Shqipëria u ekzekutua me tre plumba në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas sherrit me të dashurën e tij, të tjera detaje janë zbuluar.

Sipas te fejuarës dhe mikut të Merols Mukajt  qe ishin prezent dhe kanë përgënjeshtruar disa nga mediat amerikane , 21-vjeçari dhe e fejuara e tij ishin duke ecur, ndërkohe vrasësi i vjen përballë duke e shtyrë pa asnjë arsye. Me pas vrasësi ka nxjerrë pistoletën edhe e ka goditur me 3 plumba.

Mediat amerikane raportojnë se vrasësi ishte me precedent penalë 3 herë. Jo me larg se para 1 muaji ai kishte qenë ne burg për të shtëna me  armë në ajër në bllokun ku ai banonte.

Versioni i pare i publikuar nga mediat që i ka dhëne  vrasësi policisë sipas të cilit Merolsi po grindej me të fejuarën nuk qëndron, sipas dëshmisë së mikut t ë tij. Sepse edhe gazetat vendase shkruanin që e fejuara e shokuar është hedhur mbi trupin e studentit të vrarë dhe nuk lejonte as policët që ta merrnin atë.

Më poshtë është postimi i shokut tij me te mire, Enis, ne FB,cili ishte dhe prezent në ngjarje:

“Vëllai im vdiq pasi u vra nga një kriminel me tre plumba. Ai është një nga njerëzit që po ta njihje s’do e harroje kurrë. Olsi gjithnjë përpiqej t’i bënte njerëzit të qeshin. Ai kurrë nuk ankohej për asgjë. Ishte kaq i talentuar, sa kërkonte gjatë gjithë kohës të vetë përmirësohej. Kishim shumë plane së bashku. Është e padrejtë që iku kështu. U prefsh në paqe vëllai im i vogël, miku më i mirë që mund të takoja ndonjëherë. Do të të mbaj gjithnjë në zemër e mëndje”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test