Urime 28 nëntori – Dita e Flamurit... - Bota Sot
Urime 28 nëntori – Dita e Flamurit...

Amerika

E enjte, 14 dhjetor 2017

Urime 28 nëntori – Dita e Flamurit...

Nga: Beqir Cikaqi Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 17:39
Festa kombëtare 28 NËNTORI, u shënua edhe nga Shkolla Shqipe e MP në Quinto të Trevisos

Festa kombëtare 28 NËNTORI, u shënua edhe nga Shkolla Shqipe e MP në Quinto të Trevisos me një Program Festiv të përgatitur nga mësuesit dhe nxënësit e Shkollës Shqipe të MP në Quinto di Treviso(TV) me poezi, recitime, këngë korale etj.

Ishin  të ftuar edhe shkollat si motra që funksionojnë në këtë pjesë të Italisë, por për shkaqe të njohura, pasi edhe ato kanë programet e tyre për këtë festë të rëndësishme munguan. Programin e begatuan  këngëtarët e mirënjohur të këtij mjedisi e më gjerë, si: Gjin Shani, Ali Kurti dhe Feim Gramishta.

Ky aktivitet u mbajt të shtunën mbas dite, pran lokalit ku zhvillon mësimin  shkolla shqipe e MP në Quinto. Dominuese e stolive të sallës ku zhvillohej ky aktivitet ishte ngjyra e flamurit tonë kombëtar, si: pankartat, flamujt, bluzat, shallat e qafës, etj. Të pranishëm ishin nxënës, prindër, vendor, bashkatdhetar, këngëtar, mbështetës të aktiviteteve të shkollës shqipe, etj.

Programin festiv e hapi kori i nxënësve të shkollës shqipe me intonimin e himnit kombëtar shqiptar, shoqëruar nga gjithë  të pranishmit. E veçanta e këtij aktiviteti ishte se modelimin për herë të parë e prezantoi me shumë sukses nxënësja/vijuese e kësaj shkolle shqipe të MP Shpresa Gashi, e cila përveçse është e dalluar në mësime, është dëshmuar edhe në aktivitete tjera si në vallëzim, interpretim e tani edhe në cilësinë e modelimit.

Image

Pas intonimit të himnit, të pranishmëve iu drejtuar nxënësja /vijuese e cila fillimisht u shprehë: “Të dashur nxënës e bashkëmoshatar; të nderuar mësues e prindër; bashkëkombës e vendor; këngëtar e mysafir; të nderuar të pranishëm, ... mirë se keni ardhur në këtë pasdite të vonë dhjetori që të kalojmë disa çaste së bashku. Është hera e parë që prezantoj një aktivitet të tillë, andaj edhe emocionet janë të natyrshme, për çka kërkojë mirëkuptimin tuaj, dhe njëkohësisht falënderojë mësuesit që më besuan ta prezantojë këtë: program festiv - për nder të festës kombëtare – 28 N Ë N T O R I.

Mandej, ftoi mësuesin Bajram Desku, në cilësinë edhe të koordinatorit të shkollës.

Zoti Desku i përshëndeti të pranishmit, e sidomos mysafirët e veçantë, zyrtarët e shoqatës UNIKOMB-dega Treviso, me zotrinjët: Selim Musaj, Mejdi Bislimi e Agim Mulosmani, kryetarin e shoqatës NËNË TEREZA, z. Rizah Hykolli dhe përcjellësi i tij Avdi Ajazi, aktivistin e hershëm të mërgatës tonë z. Hamit Kurti, këngëtarin Gjin Shani me rapsodët Ali Kurti & Feim Graishta, etj. Mësuesi Bajram Desku, iu kujtoi të pranishmëve rëndësinë e festës së  28 NËNTORIT, si dhe sakrificën e popullit tonë dhe heroizmin e dëshmorëve, heronjve e patriotëve të rënë për atdhe.

Nga mysafirët e veçantë përshëndetën: zoti Hamit Kurti dhe  Selim Musaj. Ndërsa në emër të prindërve Bekim Spahiu.

Me poezi u paraqiten nxënësit vijues:  GJUHA JONË - Enea Spahiu, E KA EMRIN ABETARE - Diamant Balaj, SHQIPËRISË - Butrint Spahiu, YLLI I VOGËL - Eliza Berisha, KU KEMI LERË - Eleonora Bytyqi, SHQIPONJA - Hanumshahe Bytyqi, I DASHUR ATDHE - Ulpiana Elashani, MËMËDHEU - Dionita Ahmetaj, ATDHEU - Altina Gashi, GJUHA SHQIPE - Elida Ahmetaj, etj.

Image

Kori i nxënësve të shkollës  pati edhe  një herë paraqitje me dy këngë korale: “Për Mëmëdhe” dhe “Xhamadani vija vija”.

Nxënësja vijuese Shpresa Gashi, përveçse e prezantoi programin u paraqit dendësisht edhe me poezinë-recital(ku autor është mësuesi i shkollës B.C): KAM KRENARI, dedikuar atdheut dhe kësaj feste, ku  shoqërohej nga gjashtë nxënës që mbanin bluzat me emrat e gjashtë territoreve etnike ku jeton kombi shqiptar i copëtuar pa drejtësisht.

Gjatë interpretimit të poezive, herë pas here uparaqiten këngëtari Gjin Shani me “Këngë për Flamurin” dhe “Këngë për Adem Jasharin”, ndërsa dueti i rapsodëve Ali Kurti - Feim Graishta, me këngën:”Thërret Prizreni mori Shkodër”.

Kështu përfundoi programi i paraparë, i cili ishte mjaftë i pëlqyer nga të pranishmit, dhe ishte vlerësim unanim edhe një herë se fëmijët janë ardhmëria e jonë, ata edhe kur recitojnë e këndojnë pa gabime, edhe kur emocionohen e gabojnë në interpretime, çdo herë janë të këndshëm e gazmor duke krijuar momente të veçanta.

Fare në fund këngëtarët e prezent i disponuan të pranishmit me disa këngë patriotike e atdhetare, për të përmbyllur me një potpuri,  vallesh ku u hodhën shumë nga të pranishmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test