Washington D.C. : Meshë e shenjtë në gjuhën shqipe më 27 Dhjetor 2017 - Bota Sot
Washington D.C. : Meshë e shenjtë në gjuhën shqipe më 27 Dhjetor 2017

Amerika

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Washington D.C. : Meshë e shenjtë në gjuhën shqipe më 27 Dhjetor 2017

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 6 dhjetor 2017 Në ora: 16:40
Uashington D.C

WASHINGTON D.C: Atmosfera e Krishtlindje do të jetë e pranishme edhe në kryeqytetin amerikan për herë të parë,  me një Meshë të shenjtë në gjuhën shqipe, më 27 Dhjetor 2017, kështu të paktën njofton nga Uashingtoni, sot në median sociale Facebook, Merita Bajraktari - McCormack .

Kjo ceremoni e cila ka hyrë si traditë në festimet e Krishtlindjes do të nisë ditën e Mërkurë, më datën 27 Dhjetor 2017, në orën 3 të pasdites, dhe më parë do të ketë një vizite(pelegrinazh) për komunitetin shqiptar në  "Basilikën e Zemrës së Papërlyeme, të Marisë" në kryeqytetin e SHBA, Washington  D.C.

Sipas njoftimit që ka shpërndarë zonja McCormack dhe zonja Zhiti, thuhet se në orën 4 të pasdites me orën e Uashington D.C, do të celebrohet Mesha e Shenjtë në gjuhën shqipe nga Atë Mikel Pllumaj (i urdhrit Françeskan), në Kapelën e Zojës së Këshillit të Mirë, që mban brenda saj një kopje të ikonës së “Zojës së Shkodrës” dhe ndodhet pranë statujës së Shenjtores Nenë Tereza në Basilikë, në katin e poshtëm të ndërtesës.

Në njoftim ato thonë se të gjithë shqiptarë jeni të mirëpritur!, ndërkohë ato kanë dhënë edhe adresën dhe informacione të tjera, që gjenden në këtë vegëz (link) elektronikë -  http://www.nationalshrine.com/site/c.osJRKVPBJnH/b.4719297/k.BF65/Home.htm

Në fund zonja McCormack dhe zonja Zhiti, lutet për konfirmim e pjesëmarrjes suaj ose për çdo informacion tjetër hyni në kontaktin e tyre në emailet: edlirazhiti@yahoo.com ose/dhe meritabmccormack@gmail.com.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test