Filantropisti dhe biznesmeni i njohur shqiptar Jimmy Xhema, organizoi pritjen e Krishtlindjeve në Nju Jork

Amerika

Filantropisti dhe biznesmeni i njohur shqiptar Jimmy Xhema, organizoi pritjen e Krishtlindjeve në Nju Jork

Nga: Beqir SINA Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 06:43
Pritja në Nju Jork

Jimmy Xhema filantropisti dhe biznesmeni i suksesshëm shqiptar amerikan, i cili është pjesë e grupit "JIM XHEMA & PIER GIORGETI", organizojë dje në lokalin luksoz "The University Club" në  qytetin e Nju Jorkut, me mysafirët e tij , personalitetet e nderuara, miqtë e dhe shok të tij, amerikan e të huaj, veprimtar të dalluar nga komuniteti shqiptarë, një pritje festive me rastin e Krishtlindjeve.

Kremtimi vjetor i iniciuar nga filantropisti dhe biznesmeni shqiptar amerikan, kryesisht është një festë pa fjalime, vetëm me përshëndetje dhe urime rasti kushtuar Krishtlindjes, shoqëruar kjo me pije të shtrejta, ushqime speciale dhe muzik klasike live.

Xhemail - Jimmy Xhema, është një emigrant politik nga Lugina e Preshevës, cili erdhi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1968 . Ai hyn sipas statistikave të shqiptarë në mesin e njerëzve më të pasur të Amerikës, me një pasuri disa milioneshe. 

Biznesi i tij “Xhema Construction”, thuhet se është mjaft i suksesshëm dhe zë vend të rëndësishëm në New York, në ndërtimin e ndërtesave të larta dhe vilave të kushtueshme në periferi të qytetit. 

Gjatë pritjes vejtore me rastin e Krishtlindejve, në këtë festë nëpërmjet disa ekranve të televizorit, vendosur në vende të dukshme në të katër anët e sallës luksosze, për mysafirët  u shfaqen videot ku tregohej suksesi i tij me  disa prej punimeve gjigande në qytetin e New Yorkut, dhe jashtë saj kryer nga kompania e tij e sukseshme "JIM XHEMA & PIER GIORGETI".

Jimmi për çdo fund vita organizon pritje festive për Krishtlindjet, duke ftuar biznesmen të suksesshëm dhe të fuqishëm amerikan dhe miqt e tij shqiptar, në New York City, kësaj radhe nuk munguan dhe ja uruan Krishtlindjen :  filantropisiti Richard Lukaj, veprimtarët Harry, Bajraktari, Elmi Berisha, Nick Markola, Martin Shkreli, Luis Gjelaj, Skënder Gjilaga, Parid Toptani, avokati Ardian Neritani, gazetari Halil Mula,  dhe doktor Rifat Latifi, MD, FACS, Director of the Department Surgery and Chief of Trauma and General Surgery at Westchester Medical Center Health Network (WMCHealth). 

Në këtë pritje mondane ishin të ftuar edhe përfaqësuesit trupit diplomatik të Shqipërisë dhe Kosovës, Ambasadorja Besina Kadare shefe e Misionit të Përherëshëm në Kombet e Bashkuara, dhe Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, në New York, ambasadorja Teuta Sahatçia me bashkëshortin dhe stafin e saj diplomatik, Ylber Kryeziu, Butrint Ymeri, Ines Demiri, dhe Albana Bylykbashi. 

Presidenti Nishani tre vjet më parë e dekoroi në Nju Jork, me dekoratën U “Nderi i Kombit” pesë individë  veprimtaria e të cilëve në periudha të ndryshme lidhet shumë me me çështjen tonë kombëtare, përfshirë Jimm Xhemën,  dhe  Anthony Athanas (pas vdekjes), Nikolla Pano, Harry Bajraktari, Richard Lukaj.

Xhim Xhema, është veprimtar dhe biznismen i dalluar shqiptarë në SHBA i cili ka një angazhim të veçantë patriotik. 

Ai është aktivist i çeshtjes shqiptare vite me rradhe bashke me te vellaun Ramadanin ku kane kontribuar si materialisht ashtu edhe intelektualisht ne saje te lidhjeve te me politikane te shumte te Amerikes. Thuhet se nje nga takimet e fundit me Holbrook-un, Millosheviçi e ka permendur emrin e tij si “nje manipulator dhe keqinformues i ca segmenteve te politikes amerikane”.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat