Gratë Ambasadore shqiptare në SHBA, urojnë të gjithë shqiptarve: Gëzuar Vitin e Ri 2018! - Bota Sot
Gratë Ambasadore shqiptare në SHBA, urojnë të gjithë shqiptarve: Gëzuar Vitin e Ri 2018!

Amerika

E shtunë, 17 shkurt 2018

Gratë Ambasadore shqiptare në SHBA, urojnë të gjithë shqiptarve: Gëzuar Vitin e Ri 2018!

Nga: Beqir Sina - New York Më: 5 janar 2018 Në ora: 21:52
Gratë Ambasadore shqiptare në SHBA

NEW YORK CITY : Koncidenca e 7 vjetorit të miqësisë së tyre në Facebook, grave Ambasadore shqiptare në SHBA, ka sjell për këtë vit edhe një urim të veçantë, që Viti i Ri 2018, me shpresë  të jetë një vit sa më i mirë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Urimi vjen nga një set (slideshow) realizuar nga Facebook, ku shfaqen gratë Ambasadore shqiptare në SHBA, dy ambasadoret e Shqipërisë, Floreta Luli Faber dhe Besjana Kadare, së bashku me ato të të shtetit të Kosovës , Vlora Çitaku dhe Teuta Sahatçia, të cilat përcjellin në medien sociale, llogarinë e tyre private, një urim të përbashkët për të gjithë shqiptarët, duke uruar Gëzuar Vitin e Ri 2018.

Ndërkohë, që fotografia e përbashkët është realizuar vitin e kaluar kur ato u takuan në Nju Jork, bëhet fjalë se Ambasadoret Shqipërisë dhe Kosovës biseduan gjatë për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellët në shumë fusha të politikës së jashtme mbarë shqiptare.

Gratë Ambasadore shqiptare në SHBA, prej 2015, po përfaqësohen në Organizatën e Kombeve e Bashkuara në Nju Jork, me  Ambasadoren Besjana Kadare dhe në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, me Abasadoren Teuta Sahatçiu, dhe po me dy ambasadore të dy shteteve tona nga e ashtuquajtura “Diplomacia e grave” ambasadore në botë, në Washington me Ambasadoren e R.Sh. Floreta Luli-Faber dhe Ambasadoren e R.K. Vlora Çitaku.

Këtu në New York, e para- që e mori këtë detyrë si femër diplomate, e cila është edhe për herë të parë në historinë e diplomacisë shqiptare, në OKB, në Misonin e Përhershëm të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në New York, prej se kur Shqipëria, u bë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është Ambasdoria Besiana Kadare.

 Ndërkohë, po me gradën Ambasadore, në një detyrë të rëndësishme diplomatike, aq sa ndoshta edhe detyra e Ambasadores së Shqipërisë në New York, është edhe ajo e përfaqësimit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës të Ambasadores Teuta Sahatqija, e cila është dhe e treta femër diplomate nga Kosova- këtu në New York, pas Ambasdores Arta Rama dhe Ambasadores Vlora Çitaku.

Ambasdorja Teuta Sahatqija, e cila është Konsulle e Përgjithshme Republikës së Kosovës, në New York, së bashku me diplomatin Ylber Kryeziu– Ministër Këshilltar dhe Konsullen Albana Bylykbashi- Fatmir Zajmi, Inis Demiri , Liridona Malota dhe Butrint Ymeri, me Ambasadoren Vlra Çitaku kanë përfaqësuar denjësisht Kosovën, ne takimet e tremujore në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara duke promovuar diplomacinë e kosovare në një detyrë më të rëndësishme diplomatike, aq sa është dashur ta “kapitullojnë” diplomacinë serbe ndaj Kosovës, me përfaqësuesin e tyre të përhereshem në këto takime Ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç.

Ambasadorja Sahatqia në statusin e saj në rrjetin social Facebook ka shkruar : Urime dhe Gëzuar Vitin e Ri 2018!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test