Nju Jorku me diell por i izoluar i tërë nga bora e fund javës dhe temperaturat ekstreme që vazhdojnë - Bota Sot
Nju Jorku me diell por i izoluar i tërë nga bora e fund javës dhe temperaturat ekstreme që vazhdojnë

Amerika

E shtunë, 21 korrik 2018

Nju Jorku me diell por i izoluar i tërë nga bora e fund javës dhe temperaturat ekstreme që vazhdojnë

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 7 janar 2018 Në ora: 17:08
Ilustrim

Në këto të para të vitit të ri i gjithë qyteti duket i izoluar dhe i « kapluar » nga nji i ftohtë më i madh se në Polin e Veriug ku temperatura ketu në Nju Jork shënojë mbrëmë edhe kulmin e saj me minus 16 gradë Celsius .

Megjithëse sot dita e diel 7 janar është e bukur me nji qiell të kthjellt dhe me diell rrezatues temperaturat janë përsëri emstreme…sheshi ikonik i Nju Jorkut, është tërësisht i bardhë, pas goditjes nga stuhia dimërore « Bombe » që solli vdekjen e 18 personave sipas shytpit amerikan dhe shkatërrim në zona të veçanta në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara.

Kryebashkiaku Bill de Blasio fundjavën e kaloi duke shpallur një situatë emergjence dimërore moti për qytetin e 9 milion banorve ku banorët lokalë dhe turistët po bëjnë më të mirën e mundshme në mesin e acarit të madh duke e sfiduar atë me shetitje apo argëtim jashtëzakonisht të madh në skijim dhe pistat e mëdha të hapura në mes të qytetit dhe Parkun qendrorë.

Javën që lamë pas u regjistruan mijëra fluturime të anuluar apo vonuara në linjat  nderkombëtare dhe ato të Brendeshme. Reshjet e borës të fundjavës bënë që avionët të qëndronin përkohësisht në tokë në dy aeroportet kryesore të Nju Jorkut dhe shumëkush që shpresonte se do të mund të fluturonte nga aeroporti i Newarkut në Nju Xhersi, mbeti po ashtu i zhgënjyer.

 Moti i ftohtë si gjithmonë në këtë sesion ka mbërthyer edhe Bostonin ku shkollat qëndruan të mbyllura të premten. Përmbytjet në qytet ndërkohë kanë shënuar një rekord 40 vjeçar. Reshjet e borës vijnë në vazhdë të motit të ftohtë që ka mbërthyer pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara prej më shumë se një jave dhe që i kanë marrë jetën deri tani të paktë më shumë se 18 personave.

Por, situata nuk është aspak më e mirë edhe në Evropë, shkruan shtypi amerikan ku dhjetëra e mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e stuhisë ‘Eleanor’, që ka mbërthyer pjesën perëndimore të kontinentit. Tre persona kanë humbur jetën, një në Francë dhe dy në Spanjë. Të paktën 29 mijë shtëpi në Francë janë pa energji elektrike, ndërsa erërat atje arritën shpejtësinë e 180 km në orë.

Reshje të dendura bore janë parashikuar në alpe duke shtuar rrezikun e ortekëve. Po ashtu, në shumë zona bregdetare të Francës ekziston frika e përmbytjeve. Shiu dhe era e fortë që solli me vete stuhia, kanë gjunjëzuar pjesë të Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke shkaktuar përmbytje në shumë zona, kanë rrëzuar pemë dhe kanë ndërprerë energjinë elektrike për dhjetëra e mijëra shtëpi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test