Riaktivizohet Shoqata Kulturore Shqiptaro – Amerikane “SHPRESA”, në Nju Jork

Amerika

Riaktivizohet Shoqata Kulturore Shqiptaro – Amerikane “SHPRESA”, në Nju Jork

Beqir SINA New York City Nga Beqir SINA New York City Më 10 janar 2018 Në ora: 15:10
Shoqata Kulturore Shqiptaro – Amerikane “SHPRESA”

BORNX NY : Mbas një periudhe 30 vjeçare këtë vit të ri, njoftohët se do të riaktivizohet Shoqata “SHPRESA”, një shoqatë kjo e komunitetit shqiptar në SHBA, e cila i priu me aktivitetin e saj lëvizjes kombëtare, për liri dhe të drejtat e shqiptarëve në Kosovë dhe veiset shqiptare.

Ish themeluesit dhe drejtuesit e saj, u takuan në Bronx Nju Jork, këtë fillim viti, ku me këtë rast proklamuan se Shoqata do t’i kthehet së shpejti jetës aktive komunitare. Dhe, se aktiviteti i saj i parë do të jetë, ai kur Shoqata “SHPRESA”, do t’i bashkohet me siglën e saj, shoqatave dhe organizatave të tjera të komunitetit, në festimin madhështor që po përgatitet në 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, organizuar nga Shoqëria Shqiptaro Amerikane, zoti Mark Gjonaj
Ata thanë se riaktivizimi i kësaj shoqate bëhet me kërkesën e anëtarëve të saj që nga themelimi të cilët mendojnë që në komunitet ndihet mungesa e frymës së duhur e gjallërimit dhe mbajtjes gjallë të frymës kombëtare.

Ndërkohë, sqaruan se po të kethehemi prapa për 30 vite , atëhere kur shoqata u themelua dhe filloj të veproj është e rëndësishme të trajtohen rrethanat dhe situatat e popullit shqiptar në Ballkan. Në Shqipëri diktati i partis komuniste veç kishte filluar të lëkundej dhe shumë shpejtë pritej përmbysja e këtij regjimi. Në anën tjetër regjimi totalitar në Jugosllavi nën diktatin e presioneve të nacionalisteve, bile edhe racistëve serb po e dërgonte këtë shtet drejt një lufte ndëretnike dhe kështu vjen deri tek ndarja e këtij shteti në shumë shtete në vija etnike.

Shërbimet shtetrore të të gjitha shteteve të Ballkanit, thuaja se kishin të njëjtin qëndrim karshi çështjes shqiptare. Në këtë kohë në SHBA egzistonin - dikund rreth 30 organizata shqiptare të cilat trumbetonin se kishin një qëllim të përbashkët për një Shqipëri të lirë dhe të bashkuar. Mirëpo disa nga këto organizata (parti) kishin rënë nën influencën e propagandës antishqiptare, që e bënin që të gjitha shërbimet diplomatike të këtyre shteteve. Që të gjithë bënin punën e tyre të pistë për të influencuar shqiptarët, ose mos të vepronin, ose të vepronin sipas interesave të shteteve të tyre . Që të gjithë vepronin sipas formulës “perçaj e sundo”.

Pushtetet në Beograd, Athinë, Shkup, Podgoricë, Tiranë dhe Prishtinë e kishin radhitur veprimtarinë e tyre kundër çështjes kombëtare shqiptare . Përmes metodave të shantazhit, kërcnimeve të llojlojshme kishin arritur të rekrutonin individë të cilët përdornin fjalor ekstrem, nacionalist shqiptar, e në fakt e bënin të kundërtën ! Një numër i aktivistëve që vepruan në kuadër të disa shoqatave egzistuese, u detyruan të largohen prej tyre për arësye se çdo lloj aktiviteti në mënyrë perfide luftohej nga shërbimi diplomatik Jugosllav, dhe ai Shqiptar! Këta aktivistë u bashkuan me plot forca të tjera që dëshironin të angazhoheshin për veprim.

Kështu në gushtin e 1987-s, u mbajt një takim inicues dhe pas pak erdhi deri të hapja zyrtare e shoqatës kulturore “Shpresa”. Kjo shoqate u sulmua në mënyrë të pamëshirshme nga grupacione e organizata të vjetra të komunitetit, të cilat e shifnin këtë si kërcnim e konkurencë. Në realitet këta ishin të nxitur nga përfaqësitë diplomatike të shteteve të Ballkanit e më të zhurmshit ishin ata të shtetit amë, për fat të keq! Kjo shoqatë menjëherë filloj të kryej aktivitete të ndryshme.

Në tubimin themelues të shoqatës u zgjodh kryesia e saj në përbërje:

Xhavit Kabashi kryetar,
Musa Kukaj nën/ kryetar,
Besim Malota sekretar,
Pjeter Shkreli arkatar.

Anëtarë kryesie si : Agron Sela, Din Kuka, Halit Demiri, Nushe Ahmeti, Naim Tuzlluku, Skender Saqipi, dhe Adem Muriqi.

Në kuadër të shoqatës u themelua biblioteka shqipe me mbi 3000 libra. Pastaj shoqata themeloj klubin futbollistik “Flamurtari” me trajner Agim Toçin.

Radio “Zëri i Kosovës” me kryeredaktor Xhevat Kukaj, në kuadër të shoqatës ndihmonte shumë në informimin e dëgjuesve për të gjitha iniciativat e aktivitetet. Radio “Zëri i Kosovës” bashkoj një rrjet të gjerë bashkëpuntorësh si : Dr. Rifat Latifi - SHBA, Ramadan Osmani - Malmo Suedi, Ismail Rugova - Malmo Suedi, Mustaf Xhemajli - Curih Zvicerr, Ismet Rushiti - Cyrih Zvicerr, Xhafer Shatri - Geneve Zvicer, Luljeta Sahiti - Kosov, si dhe gazetarin e poetin tani të ndjer zt. Tahir Desku.

Një ndër veprimtarit e para të shoqatës ishte shënimi i përvjetorit të 110-të, të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që u mbajt në Brooklyn. Me këtë rast vlen të theksohet se këtu u përgatit dhe ekzekutua një recital i bukur. Për ti përmendur aktivitetet e shoqatës do duhej shumë kohë dhe ky historik i shoqatës do të bëhej tepër i gjerë dhe ngarkuar. Prandaj po mundohemi më i përgjithësuar si të ngjajshme si:

-Shënimi i 100-vjetorit të shkollës se parë shqipe në Kosovë i mbajtur në restorantin “Il Galetto” në Neë Jersey. Shoqata Shpresa ishte organizatore e shumë demonstratave në Neë York, ëashington DC, Detroid, Chikago e Kanada. Vlen të theksohet se shoqata Shpresa, organizoi demonstratën e parë në Kanada, edhe atë në bashkëpunim me komunitetin Kroat. Duhet veçuar gjithashtu se anëtarët e shoqatës të prirur nga kryetari Xhavit Kabashi, dhe sekretari Besim Malota muarrën pjes masovikisht në këtë demonstratë. Ca nga anëtarët e shoqatës udhtuan në Kanada, për të marr pjesë në demonstratë edhe pse nuk kishin dokumente udhëtimi, dhe si rezultat i kësaj gjatë kthimit u burgosën nga autoritetet kufitare: Besim Malota dhe Muzafer Ethemi, duke rrezikuar të kthehen në ish Jugosllavi. Në pranverën e vitit 1991 - Shoqata Shpresa, organizoj demonstratën me masovike, që u mbajt ndonjëher në Neë York, me rastin e 10-të vjetorit të demonstratave të vitit 1981, të Kosovës.

Në maj 1989, u organizua një konferencë publike me tematike informative të cilën e nderuan me presencë Jaksha Zllobec, si përfaqësues i shoqatës së filozofeve të Sllovënisë dhe Salih Kabashi, si themelues e drejtues i shoqatës Alternativa, dhe kryeredaktor i revistës me të njëjtin emër që me vonë emrohet “Republika”. Shoqata “Shpresa” e ka përkrahur Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane, me në krye Joseph Dioguardin si themelues të saj.

Shoqata “Shpresa” në gushtin e vitit 1990, solli në Neë York, Këshillin e pajtimit të gjaqeve në përbërje nga : Anton Ceta, Mark Krasniqi, Ramiz Kelmendi, Azem Shkreli, Bajram e Nekibe Kelmendi, Riza Lluka, Mustafë Ademi, Mustafë Radoniqi etj. Pasi ishin pajtuar shumë plagosje e ngatërresa përfshirë këtu edhe 15 gjaqe : Ky këshillë mori iniciativën për pajtimin dhe bashkimin e dy shoqatave si : “Jusuf Gervalla” dhe “Shpresa”. Ky tubim u mbajt në restorantin “Bruno” në Manhatan. Me këtë rast këtu u vendos që të dy shoqatat të bëhen një me emrin “Kosova Demokratike” dhe radio programet e tyre të emrohen si ; “Zëri i Kosovës Demokratike”, pra Zëri i Kosovës të quhej “Zëri i Kosovës Demokratike” si dhe Zëri i Malësisë” të quhej poashtu Zëri i Kosovës Demokratike”.
Radio program “Zëri i Kosovës Demokratike” kalon që në përms Christian Science Monitor, në valë të shkurta të programit satelitor që emitohej në Ballkan dhe Europë, pesë ditët e javës. Më vonë kur në Kosovë, u acarua gjendja, dhe pushteti serb bënte vrasje e burgosje masovike të shqiptarëve, anëtarët e shoqatës “Shpresa” në bashkëpunim me pjestar të komunitetit themeluan radion “Zëri i Kombit”. Radio “Zëri i Kombit” ishte zëdhënse i zërit Kosovës, në diasdporë, ai me veprimtarin e tij, jo vetëm qe përkrahu luftën në Kosovë, me anë të propagandës, por ai organizoj tubime për të mbledhur ndihma materiale për nevojat e luftës dhe gjithmonë doli faqebardh dhe i sukeseshëm. Fal angazhimeve reale e në kohë të duhur, nuk mungoj as përkrahja e komunitetit. Duhet cekur se radio “Zëri i Kombit” ishte radioja e parë shqiptare që emitohej drejt për së drejti (live) dhe kishte rubrikën e veçant në të cilën dëgjuesit kishin të drejt të thirrin dhe të inkuadrohen në emision drejtpërsëdrejti.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat