Don Ndue Gjergji: simpozium mbi Skënderbeun në Detroit, më 27 janar - Bota Sot
Don Ndue Gjergji: simpozium mbi Skënderbeun në Detroit, më 27 janar

Amerika

E diel, 22 prill 2018

Don Ndue Gjergji: simpozium mbi Skënderbeun në Detroit, më 27 janar

Më: 12 janar 2018 Në ora: 17:04
Shtatorja e Skenderbeut

Viti kushtuar Skënderbeut si nga qeveritë e Tiranës e të Prishtinës, ashtu edhe nga Kisha Katolike në trevat shqiptare po përvijohet tashmë në pritje të 17 janarit, 550-vjetorit të vdekjes.

Jo vetëm në mëmëdhe, por edhe në diasporë, shqiptarët përkujtojnë heroin e tyre kombëtar. Ndër veprimtaritë e shumta, veçojmë ato të diasporës shqiptare në Miçigan të SHBA-ve, ku Viti i Skënderbeut po përjetohet si bashkësi në unitet ndërmjet besimtarëve të të gjitha feve: katolike, ortodokse, myslimane dhe bektashi.

I rëndësishëm, simpoziumi që do të mbahet më 27 janar, ku për atë, që u quajt nga Papët “Atleti i Krishtit”, do të flasin personalitete e profesorë si Sami Repishti, Mërgim Korça, Romeo Gurakuqi, papas Antonio Belushi, Gjon Berisha, Pëllumb Xhufi e shumë të tjerë. Na informon nga Detroiti, don Ndue Gjergji, famullitar i kishës së Zojës-Pajtore e Shqiptarëve.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test