"Në Reçak nuk pati masakër, por akt gjenocidar!" - Bota Sot
"Në Reçak nuk pati masakër, por akt gjenocidar!"

Amerika

E premte, 17 gusht 2018

"Në Reçak nuk pati masakër, por akt gjenocidar!"

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 15 janar 2018 Në ora: 17:02
Joe DioGuardi në një nga takimet me shqiptarët në Amerikë

NEW YORK : Në ditën e përvjetorit të 16-të aktit gjenocidar kundër popullatës shqiptare në Reçak, ish-kongresisti dhe kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane, Joe DioGuardi - ka postuar në profilin e tij në facebook, një mesazh - ku ai ka theksuar se :Libri me titull “Mashtrim i Madh” të autorit Mr.Bardhyl Mahmutit " tregon se "Reçaku, nuk ishte masakër, por një akt i gjenocidit!". 

Ai thotë se ky libër, është për të i treguar botës, mbarë, dhe për të kuptuar urrejtjen ekstreme që qeveritë serbe kanë promovuar historikisht kundër popullit tolerantë shqiptarë, që çuan atë në "krime lufte dhe krime kundër njerëzimit", dhe të një gjenocidi të paparë nga regjimi i Millosheviqit në Serbi nga periudha ; 1989 deri 1999. 

"Ky libër, simbas DioGuardit, duhet të përkthehet në anglisht sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që gënjeshtrat e qeverisë serbe dhe partnerit të tyre, Kishës Ortodokse serbe, mund të jenë të ekspozuara nëpër botë, në mënyrë që njerëzit e ndershëm kudo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropës dhe gjithë botës, me fakte të mësojnë dhe të kuptojnë se cila është e vërteta dhe çfarë ka ndodhur në Kosovë. Dhe, në këtë mënyrë, edhe bota ka për të parandaluar atë që të mos ndodh kurr më" shkruan DioGuardi, i cili ka qenë së bashku me bashkëshorten e tij Shirli Cloyes - DioGuardi - Këshilltaren e Çështjeve Balkanike, për më shumë se dy dekada një nga udhëheqësit e parë dhe më të rëndësishëm të çështjes së Kosovës, dhe të gjitha trojeve shqiptare nën ish "Jugosllavi", për më shumë të drejta, lirinë, çlirmin dhe pavarësinë.

Ish-kongresisti Joe DioGuardi dhe bashkëshortja e tij Shirley Cloyes DioGuardi së bashku me anëtarët e bordit të Ligës Shqiptaro Amerikane (AACL), kan dhë një kontribut të madh në çlirmin dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe kan ngritur zërin e tyre për të drejtat e shqiptarëve në tokat e tyre dhe hapjen e Shqipërisë demokratizimin e saj.

"Në Reçak nuk pati masakër, por akt gjenocidar!"

Në të njëjtin mesazh Ramadan Avdiu ka shkruar se gjashtëmbëdhjetë vjet pas vrasjes së civilëve shqiptarë në fshatin Reçak, debati rreth asaj se a ishte ky veprim i forcave serbe një "masakër e vërtet" apo nuk ishte e tillë, ka bërë që edhe ndër shqiptarët të dominojë ky debat.

Ai thotë se libri i politologut Bardhyl Mahmuti, gjatë shkrimit të së cilit jemi konsultuar çdo ditë, sqaron se çka fshihet prapa debatit të tillë.

Avdiu ka sqaruar se :"Për të shmangur grackat e këtij debati që synojnë të fshehin gjurmët e gjenocidit, në librin "Mashtrimi i Madh" sillen aktet më të rëndësishme të së Drejtës Ndërkombëtare. Konventa për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit përcakton se cilat akte hyjnë në këtë kategori krimi. Duke analizuar këtë konventë që është në themelet e të Drejtës Ndërkombëtare Penale, lexuesi do të sheh se qëllimi i autorëve që pohojnë se "në Kosovë ka pasur masakra" ishte të fshihet fakti se në Kosovë ka ndodhur gjenocidi."

Cilësimi i krimeve serbe në Kosovë si "masakra" është i qëllimshëm, sepse ky nocion nuk bën pjesë në përkufizimin e krimit të gjenocidit. Masakra, si nocion bën pjesë në krimet e luftës por jo në krimin më të rëndë kundër njerëzimit: gjenocidin! 

Më tej në mesazhin e tij ai thotë "Sikur vrasjet në Reçak të kishin qenë vrasje të izoluara dhe që nuk do të kishin pasur për qëllim shkatërrimin e tërësishëm apo të pjesshëm të shqiptarëve, atëherë do të mund të flisnim për "masakër". Në Reçak ka ndodhur një akt gjenocidar që nuk mund të shihet i shkëputur nga ajo që ndodhi në Prekaz, në Obri, në Izbicë, në Krushë të Madhe, në Krushë të Vogël, në Gjakovë, në Meje, në Pejë, në Studime, në Makoc, në Suharekë, ... në tërë Kosovën. Pra, në Kosovë ka ndodhur gjenocid!"

Në fund zoti Ramadan Avdiu, thekson se libri i Bardhyl Mahmutit, sqaron në mënyrë shkencore tërë këtë problematikë dhe do të jetë një armë e fuqishme në duart e politologëve, historianëve dhe të gjithë atyre që u intereson të dinë se çka ndodhi në Kosovë në periudhën 1998-1999.

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test