Rugova ishte mik i Kishës dhe i Xhamisë, mik i madh i shqiptarëve dhe i Uashingtonit - Bota Sot
Rugova ishte mik i Kishës dhe i Xhamisë, mik i madh i shqiptarëve dhe i Uashingtonit

Amerika

E shtunë, 26 maj 2018

Rugova ishte mik i Kishës dhe i Xhamisë, mik i madh i shqiptarëve dhe i Uashingtonit

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 21 janar 2018 Në ora: 15:46
Ibrahim Rugova

Një fakt që askush nuk mundet t’ja mohojë dhe askush nuk mundet të thotë se jo nuk është kështu, është ai se prej se kur erdhi për hërë të parë në Amerikë, Rugova , në pjesmarrjen e tij në Konferencën për Pjetër Bogdanin në Fordham University - Bronx - NY, në Shkurt 1989, dhe deri në vizitën e fundit, ish presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, dëshmoi se ishte mik i madh i Kishës dhe Xhamisë shqiptare, mik i madh i Uashingtonit dhe shqiptarve të Amerikës.

Po ashtu, mund të tregojë për vdekjen e Rugovës, të cilën shqiptarët në Amerikë, e kan pritur shumë rëndë. Telegrame, dhe mesazhe ngushëllimi nga Kisha e dhe Xhamija, Teqeja bektashjane, lider dhe veprimtar te dalluar të komunitetit thanë në atë kohë për Rugovën, duke thënë se emri i Rugovës do të qëndrojë gjithmonë në panteonin e atyre burrështetësve të rrallë që iu përgjigjen të keqes me të mirë.

Presidentit të Parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka qenë ndër të vetmit lider shqiptar - i cili sa herë vizitojë SHBA- në takimet me shqiptarët e Amerikës në një krah mbante hoxhën dhe në një krah priftin ose në Dteroit Baba Rexhepin.

Kur vinte Rugova në SHBA, merrnin pjesë pjesë lider fetar të të gjitha besimeve, tona , të krishter, ortodoks, mysliman dhe bektashllinjët.Ndërkohë, që vazhdimisht e kujtojnë shqiptarët e Amerikës, me ta bashkohen edhe udhëheqësit e tyre fetar, mbasi që Rugova, ishte ai që tregojë me sjelljen e tij dhe veprimin e Tij fisnik se ishte një mik i shumë shqiptarëve në Amerikë, ishte një mik i mirë i Kishës dhe i Xhamisë! mik i myslimanëve dhe të krishterve.

Një muaj pas vdekjes, së Rugovës, në Fordham University - "Rose Hill Campus" Bronx - NY, Lidhja Demokratike e Kosovës, dega Nju Jork e rrethe, në bashkëpunim edhe me Bashkësinë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbajti më 19 - shkurt 2006, Akademi të jashtëzakonëshme përkujtimore, kushtuar Presidentit të Kosovës Prof. Dr. Ibrahim Rugova.

Akademia, u mbajtë në Fordham University - "Rose Hill Campus" në Bronx - Nju Jork, pikërishtë, në vendin ku i ndjeri Prof. Dr Ibrahim Rugova, për koicidencë, 17-vjet të shkuara, nga dita e vdekjes ka zhvilluar edhe takimin e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me bashkësinë shqiptare.

Kjo, Akademi, u mbajtë në shenjë respekti dhe dashurie duke përjetësuar figurën e pakrahasushme të Presidentit të parë të Kosovës, Prof. Dr, Ibrahim Rugova, feniksit të Kosovës.

Akademia Përkujtimore, u shoqërua me fjalime të rastit, pjesë klasike, poezi e me një materjal kushtuar Presidentit të Kosovës Prof. Dr. Ibrahim Rugova. Vijojë për më se 3 - orë me nëshkrime në "Librin e Zisë", i cili, ishte sjellë posaqërishtë, për këtë Akademi përkujtimore, nga presidenca e Kosovës.

Në sallë ishin të vendosur shumë flamurë, të Shqipërisë, SHBA-ës, Kosovës(Dardanisë), buqeta me lule të freskta, dhe dy portrete gjigande në fasadën e murit dhe në qëndër të sallës.

Moderatori i kësaj akademie përkujtimore, Shkumbin Teta(gazetar), çeli tubimin duke ju drejtuar pjesmarrësve me një mirënjohje të thell :"Të nderuar bashkëatdhetarë, tha ai, vendas e miq të popullit shqiptar, falemnderit, që këni ardhë e jeni tubuar sot, në një ndër akandemitë më të jashtëzakonëshme, ku po i bëhet nder figurës më poliedrike të presidentit Ibrahim Rugova, jehona e tij i jep shtytje kauzës kombëtare, edhe nga nëntoka."

Teta, u kërkoi më pasë pjesëmarrësve, që me një minutë zi - të nderojnë kujtimin e paharruar të Presidentit të parë të Kosovës Pro. Dr. Ibrahim Rugova.
Akademia Përkujtimore u hapë me intonimin e himnit kombëtar shqiptar, amerikan dhe atë të Kosovës, kënduar nga këngëtarja e mirënjohur shqiptaro - amerikane Merita Halili dhe luajtur në firzamonik nga muzikani Raif Hyseni, shoqëruar njëhereshit në kor nga më shumë se 1.000 pjesmarrës.

Fjalën kryesore e mbajti, ish- kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, për Nju Jork e rrethe zoti Agim Rexhaj. Ndërkohë, fjalime përkujtimore më pasë mbajtën ish - Ambasadori Lublin Dilja në Misionin e Përherëshëm të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork. Në emër të Vatrës, foli veterani i vatranëve z Zef Përndocaj. Elimi Berisha, përfaqësuesi zyrtar i Presidentit Rugova në SHBA-ës, mbajti fjalë përkujtimore, e cila, u shoqërua edhe nga leximi i telegramit që dërgoj për këtë Akademi Përkujtimore, ish-kandidati për president të SHBA-ës, senatori Bob Doll, miku i ngushtë i Presidentit Rugova, dhe i gjithë popullit shqiptarë.

Lexuan mesazhe përkujtimore edhe liderit fetar të komunitetit, Dom Pjetër Popaj famullitari i Kishës Shqiptare Katolike " Zoja e Shkodrës" Harstdale - Yonkers(NY) dhe Imam Isuf Balaj nga Xhamia shqiptare në Kuins(NY).

Xhevat Limani, regjisor, e aktor i njohur recitojë poemën " Jamë shqiptar - Kosovar". Me poemë u prezantua gjithashtu dhe poeti populor Gjovalin Lumaj.
Ndërsa folën më pasë professor Petrit Begati nga Shoqata Atdhetare për të Drejtat e Njeriut " Çamëria. Komuniteti shqiptar të Rhod Island dhe Machesussttes zonja Rrita Salihaj. Organizata e Gruas Shqiptaro - Amerikane " Motrat Qiriazi", z. Elmira Muja. Marijan Cubi, në emër të Këshillit të Kishës Shqiptare Katolike "Zoja e Shkodrës" Harstdale(NY). Kryetari i Senatit të O.K.L.L.dr Fuad Myftia dhe kryetari i P.L.L dega për Nju Jork, e rrethe z Hakik Mena.

Drejtori i Egzekutiv i KKSHA-ës, z Fran Shkreli, z.Agim Aliçkaj anëtar i bordit të LQSHA, Pjetër Gecaj i Partisë Liberale dega për SHBA-ës, Ramiz Gjini i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro - Amerikan. Muhamet Omari i oragnizatës: Shqiptaro Amerikanët për Demokraci". Shoqata Atdhetare Dibra , z Xheladin Pjeçja, veprimtarët e dalluar Harry Bajraktari dhe Sabit Bytyqi.

Editori i gazëtës, 100 - vjeçare, "Dielli", z Anton Cefa, ish - kryeredaktori i gazetës shqiptaro -amerikane Illyria, gazetari Dalip Greca dhe ish - redaktori përgjegjës i gazetës kombëtare Bota Sot, për SHBA-ës, z Dervish Jahjaga.

Zonja Lumi Hadri dhe ish komandati i FARK-ut, z Ramiz Muriqi, aktivisti Shaban Bruçaj, dhe ish - kryetari i shoqatës "Drenica" Kajtaz Fasllia, Halit Shabaj dhe kryetari i partisë Bashkimi Demokratë Shqiptarë, zoti Jonuz Ndreu.

Rugova me shqiptarët e Amerikës, ishte një mikë i mirë dhe u pritë sa herë që erdhi në SHBA me respekt dhe nderime të larta, si prej udhëheqësve të komunitetit, ogranizatatve dhe shoqatave të athershme, por edhe nga besmitarët të shumtë myslimanë, ashtu edhe i katolikëve, i ortodoksve dhe i bektashinjëve.

Ai ndoshta ishte i vetmi udhëheqës politik shqiptarë, që kreu më shumë se cildo politikanë shqiptarë në vizitat e tij në SHBA-s, vizita në ranjget më të larta, duke ia hapur dyert Uashingtoni dhe Nju Jorku, prej vitit 1990 e deri sa vdiq.

Ai ishte i vetmi politikanë shqiptarë, që u pritë zyrtarisht nga presidenti i SHBA-s, në Shtëpinë e Bardhë, duke u pritur me nderimet më të larta deri në shtrimin e “qilimit të kuq”, një nderim ky që përveçse Ibrahim Rugovës dhe ish Presidentit të Shqipërisë Dr. Sali Berisha, nuk i është as edhe një personaliteti apo lideri shqiptar nga Shtëpia e Bardhë.

Ai zhvilloi për 16 vjet në SHBA-s, mbi njëzet e ca – udhetime zyrtare, duke u takuar me personalitete më të larta të shtetit Amerikan, deri sa është i vetmi që kishte takuar katër presidentët e fundit që ishin gjallë - Jimmi Karter, Goerge H. Bush, Billi Clinton dhe George W. Bush.

Vdekjen e parakohshme të Presidentit Rugova, jo vetëm shqiptarët e Amerikës e kan përjetuar shumë rëndë, por edhe SHBA, të cilat dërguan në varrimin e tij në Prishtinë një delegacion të lart që për faqësonte Shtëpinë e Bardhë.

Mbasi i ndjeri Rugova është parë nga Amerika, si një strateg, që diti të bashkojë shqiptarët në këto vizita – për mirësi, për mirëqënie dhe për bashkëpunim.
Ai u la shqiptarëve të Amerikës, shumë miq të mëdhenj, të cilët, më pasë e vlerësuan shumë angazhimin e tij paqësor për një Kosovë të pavarur e sovrane,
Rugova, ishte i bindur se me ndihmën e SHBA-s, dhe luftës për çlirimin e Kosovës nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe natyrisht edhe të faktorit ndërkombetarë, në anën diplomatike, do të realizonte edhe ëndrrën e kahmotëshme të popullit të Kosovës- Pavarësinë e Kosovës.

Pavarësi kjo e cila këtë viti shënon 10-të vjetorin e shpalljes së saj dhe e njohur deri tash nga 115 shtete, përfshirë edhe mikun tonë të përjetshëm si thoshte vetë Rugova – Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është i vetmi udhëheqës politik shqiptare, që ka vizituar , ashtu si Kishën Katolike shqiptare në Amerikë në Detroit dhe Nju Jork, Kishën Ortodokse Shën Gjergji në Boston, Teqen Bektashiane në Detroit, ose Xhamitë Islamike shqiptare në Amerikë, në Nju Jork dhe Nju Xhersi.

Ai ka qenë i ngrohtë dhe i nderuar e i respektuar, kudo ku hynte në takimet si me Baba Rexhepin, si me Hirësinë e Tij Imam Vehbi Ismailin, me Imam Isa Hoxhën, me kancelarin e Kishës Ortodokse At Arthur Liolinin, me At Rrok Mirditën, Dom Nue Gjergjin, dom Anton Kçirën, dhe në Nju Jork me dom Pjeter Popajn.
Rugova, u prit dhe e gjeti derën hapur me bujarinë dhe dashurinë e Kishës shqiptare në Amerikë, gjatë vizitave që i bëri nga i ndjeri Dom Rrok Mirdita, dhe pasradhesi i tij, Dom Pjeter Popaj, në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodres”- “Our Lady of Shkodra” ne Hartsdale, New York, në kishën “Our Lady Of The Albanians” Albanian Catholic Church në Bevelry Hills, MIchingan nga Dom Ndue Gjergji, nga Kisha Katolike “Shën Pali” St. Paul’s Albanian Catholic Church në Rochester, Michingan nga Dom Anton Kçira.

Nga Kryepeshkopata Ortodokse Shqiptare në Amerikë në South Boston, Massachusstes .
Por, edhe nga Katedralja Ortodokse Shqiptare e Shën Gjergjit Saint George Albanian Orthodox Cathedral ne South Boston, Massachusstes nga Very Reverend Arthur E. Liolin. Nga Chancellor,St. Peter and St. Paul Albanian Orthodox Church në Philadelphia, Pansilvenia nga Reverend Stephen Siniari .
Ashtu siç u pritë edhe me bujarin e dashurinë shqiptare nga Albanian American Islamic Center Qendra Islamike Shqiptaro- Amerikane Albermarle Road ne Brooklyn Neë York kur ishte gjallë Imam Isa Hoxha , deri tek Teqeja Bektashiane në North Line Rd Taylor, Michingan dhe nga Hirësia e Tij Imam Vehbi Ismaili sa ishte gjallë.

Ai ishte si më thënë ajo shëmbëlltyra dhe simbolika i thënejes së Vaso Pashë Shkodranit: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”! Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thonë vazhdimisht se përher ishin krenar që patën në mesin tyre gjatë gjithë vizitave në SHBA-s, një udhëheqës të tillë, shqiptarë, i cili me mençuri, largëpamësi dhe urtësi, diti t’a udhëheqi edhe në periudhën më të vështirë të historisë tonë, popullin shqiptarë.

Personaliteti i Tij dhe respekti ndaj Tij në të gjithë botën, ka qenë dhe do të mbetet gjallë:” Vizioni i Tij për një Kosovë të lirë, demokratike e të pavarur, ishte dhe do të mbetet udhërrëfim për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë atdheut të tyre.”

Ndoshta edhe kjo ka qenë arsyeja e nje nder amaneteve të fundit te Presidentit te ndjere te Kosves, Dr. Ibrahim Rugova. “Nder kerkesat e fundit te tij ka shkruar shtypi shqiptaro amerikan ka qene edhe derguarja e nje arkivoli nga Amerika- per ta percjelle atë nga kjo bote. Kjo kerkese eshte mesuar ne çastet e pasvdekjes dhe eshte percjelle nga presidenca e Kosoves per ne Amerike. Amaneti i dr. Rugoves i ishte besuar miqeve te tij ketu ne Nju Jork, familjes te vellezerve Gojçaj – Lekë dhe Pashkë”.

Apo edhe nëse e kujtojmë edhe ngushëllimin që dërgojë në vdekjen e tij “Për Nder dhe Kujtim të Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugovës” nga At Arthur E. Liolin Kancelar i Kishës Orthodokes Shqipatre në SHBA.

At Arthur E. Liolin, ka thënë se :” Presidenti Ibrahim Rugova ishte një studjues dhe fisnik mëndjendritur, që i vuri aftesinë dhe talentet e tija në shërbim të popullit të tij: shqiptarëve të Kosovës. Ai mishëroi të gjitha ato cilësi të cilat karakterizojnë qenjen e denjë njerëzore që udhehiqet nga parime zemërgjerë në fshirjen e padrejtësive për këdo që vuan prej tyre.

Ai e pa këtë mision si një thirrje dhe detyrë të posaçme dhe e kreu me dinjitet, fuqi, ndjeshmëri dhe mençuri.
Ai u përpoq që me gjithë zemër t’i bënte thirrje natyrës me fisnike të qenieve njerëzore, në një përpjekje për të zgjidhur dilemat tmerruese të një rajoni të turbullt. Emri i tij do të qëndrojë përgjithmonë në panteonin e atyre burreshtetësve të rrallë që iu përgjigjen të keqes me të mirë.

Shqiptarët kudo do ta vajtojnë humbjen e Atij që bëri aq shumë për çështjen e tyre të drejtë, të arritjes së pavarësisë mëse të merituar të popullit të Tij.Ishte një nder dhe një bekim që e njoha Rugovën” ka shkruar shtatë vjetë më parë në mesazhin e vdekjes se Rugovës, At Arthur E. Liolin Kancelar i Kishës Orthodokes Shqipatre në SHBA.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test