SHSHA në Çikago:Shqipëria nuk është (vetëm) e partive politike

Amerika

SHSHA në Çikago:Shqipëria nuk është (vetëm) e partive politike

Nga: Skënder Karaçica Më: 27 janar 2018 Në ora: 23:29
Ilustrim

Po bëhen njëzetë e pesë vjet në Shqipëri e trajtat e demokracisë dhe vlerat e saj universale nuk po e dhënë provimin e ,,pjekurisë,,politike pse jo edhe kombëtare.Përseri
tashti me fajin tonë po vonohemi për të hyrë në familjen e gjerë të BE-së dhe në institucionet e rëndësishme ndërkombëtare.Me sjelljet tona të pamatura,Shqipëria për fatin jo të mirë na është bërë,,pikë e zezë,,në botën e lajmit dhe të kaheve tjera politike e diplomatike në Evropë dhe më gjerë.Pse kjo po ndodh dhe pse e tërë udha demokratike më shumë ka marrë ,,pamje,,të hasmërive të skajshme të partive politike shqiptare,pyet SHSHA në Çikago.

Në jetën pluraliste në Shqipëri,dy partitë politike (PD-PS)që e kanë udhëhequr Shqipërinë nëpër këto vite,nuk e kanë kryer punën e tyre në rrafshet e shtetit shqiptar dhe,në diskurin e tyre me shumë jemi mësuar të shohim e të dëgjojmë fjalorin bajat të fyerjeve në parlament dhe më pak për të thënë fare nuk kemi parë se si ata me programet e veta zhvillimore e drejtojnë kahjen e shtetit shqiptar.

Çfarë më tej dhe ku do vetë Shqipëria,thuhet në këtë paraqitje për opinion SHSHA në Çikago për të vazhduar se nuk e kemi të qartë pse nëpër këto vite vetëm tre veta po flasin dhe po veprojnë për Shqipërinë.Pse vetëm Sali Berisha,Lulzim Basha dhe Edi Rama,janë bërë ,,protogonistë,,kryesor të jetës politike dhe vetëm këta tre veta i dëgjojmë në të gjitha vendet aty ku zhvillohet debati dhe ,,diskursi,,i tyre i njohur dhe,ngajëherë neveritës për shqiptarët në Ballkan.

Për problemet aktuale në të gjitha rrafshet dhe Shqipëria sot,do të ishte mirë që të flasë tërë populli dhe me një zë dhe me një platformë të qartë kombëtare se në plan të parë është Shqipëria e jo lukset dhe fotelet e buta të partive politike,që nuk kanë të ndalur në hasmërinë e skajshme ndaj njëra tjetrët.Si mund të jetë jeta pluraliste dhe me gojën plotë,,demokraci,,në Shqipëri kur e kur liderët e këtyre partive që i kemi përmendur më lartë nuk flasin njeri me tjetrin,nuk shtrëngojnë duart si vëllazër dhe bashkarisht në sendërtimin e një Shqipërie të zhvilluar,të lirë dhe e gatshme që të participojë vlerat tona me popujt tjerë në BE dhe në miqësi të përjetshme më SHBA,thotë zëshëm SHSHA.

Në diskursin e fyerjeve me gjuhën,,parlamentare,,në Tiranë,këta tre liderë që vetë flasin dhe vetë vulosin fatin,i kanë bërë shumë dëme Shqipërisë para faktorit ndërkombëtar dhe me miqtë tanë të respektuar në BE dhe SHBA.Ata,këso,pyesin vertetë çfarë po ndodhë me Shqipërinë që nuk është bërë gati të kaloi ,,provimin e pjekurisë politike,,dhe ata përmes taktit të inateve po e vanojnë përsëri Shqipërinë në kohën kur globaliozimi po në afrohet para shtëpisë e ne mbesim në ,,tryezën,,e debateve me fyerjet allaballkanqe,thuhet më këtë rast nga Çikago.

Lulzim Basha(PD)saherë që flet e kritikon pozitën dhe në plan të parë me patalogjin e urrejtjes ndaj Edi Ramës(PS),harron të në afrojë programin e kësaj partie se si do të duhej të zgjidheshin një mal problemesh me të cilat po ballafaqohet Shqipëria sot.Debati i tij bosh në Tiranë,këtë le të dijë Lulzim Basaha,që me zërin e tij dhe psikologjinë e nervozes nuk do të afrojë asnjë alternativë demokratike e kombëtare për zgjidhejn e ngërçit në të gjitha rrafshet e jetës shqiptare.

Më afër njeri me tjetrit,jo hasmëri e skajshme të një ,,revolucioni të janarit,,me mesazhin e demonstratës së sotme në Tiranë,që u dëgjua zëri i vetën i Lulzim Bashës që të heqë qafe Edi Ramën dhe të vjen vetë në krye të qeverisë në bulevardin e Tiranës(!).Në çdo vend dhe në çdo qeveri ka skandale të nytyrave të ndryshme dhe ata për përgjegjësinë që e kanë dhënë dorëheqjen dhe instrumentet qeveritare e vazhdojnë punën e vet.Për një Seimir Tahiri me bë kaq shumë zhurmë në sheshin e Tiranës nuk ia vlen Lulzim Basha!

Për problemet e Shqipërisë dhe zgjidhja e tyre përmes institucioneve të shtetit shqiptar,ku i keni programet e PD-së që do të ishte në pjesën koherente të bashkëpunimit pozitë-opozitë kur është në pyetje shteti shqiptar e jo Lulzim Basha,Sali Berisha dhe Edi Rama...!-thekson për opinion SHSHA në Çikago.

Do të ishte e kohës që në pjesën e Kushtetutës së Shqipërisë,të vëhen ndryshimet përmes amendamenteve kur e kur kemi të bëjmë me partitë politike dhe përgjegjësitë e tyre para shtetit shqiptar.Në shumë vende demokratike e të lira në BE dhe SHBA,partitë që sjellin probleme dhe nuk i realizojnë parametrat e gjithmbarshme të zhvillimit,ato në përgjegjësinë që kanë para popullit të vet japin verdiktin e pushimit nga jeta politike.Kjo do të ishte ,,terapia,,më e mirë që vlenë për partitë politike në Shqipëri,që janë mësuar të jenë të ledhatuara me duartrokitjet frenetike,pa marrë parasysh për problemet aktuale që tashmë shqiptarët kanë veçse kokëdhimbje klinike(!).

Për fund fare:SHSHA në ÇIkago kërkon që sa më parë dy paertitë politike (PS-PD)të bëjnë platformën e përbashkët politike e kombëtare që mbi të gjitha është Shqipëria e jo partitë politike në Tiranë,që në institucionet e shtetit dhe të qeverisë të nisin punën e përbashkët për kahet e reja të zhvillimit shoqërorë-ekonomik dhe të lënë në bulevard muhabetet bajate të hasmërive që,sot e gjithëditën do të jenë pengesë e zhvillimit të popullit shqiptar në Ballkan.Kur është mirë Shqipëria,është mirë i tërë kombi shqiptar,thuhet në fund të kësaj deklarate për opnion të SHSHA-së në Çikago.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat