Detroit: Aktivitete artistike, Simpozium shkencor, Meshë dhe mbrëmje e madhe festive në 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut - Bota Sot
Detroit: Aktivitete artistike, Simpozium shkencor, Meshë dhe mbrëmje e madhe festive në 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut

Amerika

E hënë, 21 maj 2018

Detroit: Aktivitete artistike, Simpozium shkencor, Meshë dhe mbrëmje e madhe festive në 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 29 janar 2018 Në ora: 14:18
Pamje nga aktivitetet ne Detroit

Michigan , me rastin e Jubileut të 550-të vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nga datat 26- 27 - 28 janar me aktivitete artistike, një simpozium shkencor meshë dhe një mbrëmje të madhe festive , ku morën pjesë qindra shqiptar është shënuar 550 Vjetori i Skëndërbeut.

Aktiviteve tê shumta të mbajtura për tre ditë i priu Kisha Katolike Shqiptare Zoja Pajtore -  , Kisha Katolike e Shën Palit në Rochester Hills të cilët së bashku me Bashkësinë Shqiptare në Michigan.

Aktiviteti filloi me një orë letrare e cila u organizua nga Revista Kuvendi dhe u mbajt në Imperial House , ndërsa Simpoziumi u mbajt në kishën katolike Zoja Pajtore , kurse Mesha dhe vendosja e kurorave në Kishën Shën Pali , Mbrëmja festive në Qendren Kulturore « Gjergj Kastriot’u » të gjitha me nismën e një koalicioni të gjerë organizatash shqiptare të Miçiganit dhe nga Kanadaja fqinje.

Ky ishte aktiviteti më i madhi deri tani mbajtur në kuadrin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut në përvjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit dhe solli nga Shqipëria Kosova, Maqedonia, Italia dhe Mali i Zi, e diaspora  , akademik, historian të dëgjuar, profesor, studiues profesionistë të cilët folën rreth heroit kombëtar të shqiptarëve 

Meshat përkujtimore u mbajtën ditën e dielë, nga dy kishat shqiptare ajo e Shën Palit në Rochester Hills me meshtar Don Fredy dhe Kisha Zoja Pajtore meshtar Don Nue Gjergji.

Gazetari i Zëri i Amerikës Ilir Ikonomi i cili është edhe vet një studiues i mirë në repirtazhin e emisionit televizivë Ditari përgatiti një video repirtazh drejtëpërsëdrejti nga Detroiti.

 550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut tha Zëri i Amerikës u shënua nga shqiptarët e Amerikës me një simpozium në zonën e Detroitit të shtetit Miçiganit. 

Kjo ngjarje mblodhi studiues nga SHBA, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe nga arbëreshët e Italisë raportoi VOA.

Duke vazhduar se Simpoziumi u mbajt në kishën katolike Zoja Pajtore në Detroit, Zëri i Amerikës - « Ditari » tha se Profesor Pëllumb Xhufi nga Shqipëria foli mbi Skënderbeun si kalorës i krishtërimit dhe sjellës i lirisë:

Ai tha se deri tani fondet arkivore për Skënderbeun janë studiuar mjaft, është studiuar sidomos historia politike e Gjergj Kastriotit, por tani është e nevojshme që të hyhet më shumë në hollësi:

“Ne nuk dimë shumë gjëra për shembull për karakterin e Skënderbeut. Ka të dhëna që i ka qenë një karakter shumë i fortë. Ai dinte të sillej, fliste shumë mirë italishten, por ishte edhe gjaknxehtë kur zemërohej, madje edhe përpara Papëve të Romës.”

Studiuesi arbëresh Italo Sarro thotë se është shumë e vështirë të sjellësh dokumente të reja mbi Skënderbeun. Para disa vitesh ai vetë ka zbuluar letrat e Skënderbeut drejtuar dy sulltanëve dhe po vazhdon punën në arkivat e Vatikanit për të gjetur dokumente të tjera.

Eduard Grishaj i Muzeut historik të Shkodrës foli mbi profilin etnokulturor të Skënderbeut dhe tha gjithashtu se ky simpozium i tejkalon përmasat e diasporës dhe është një rast për t’u ndierë krenar:

“Morëm pjesë në simpoziumin e parë shkencor të organizuar në vitin jubilar të Skënderbeut. Diaspora arriti të tejkalonte edhe ata që e shpallën si vitin e Skënderbeut.”

Njazi Muhameti nga Tetova Maqedoni tha se është e nevojshme që studimet për Skënderbeun të organizohen më mirë mes vendeve ku banojnë shqiptarët në Ballkan:

“Duhet ngritur një institut për studimet mesjetare që të përfshijë historiografinë mbi Skënderbeun dhe sot është diçka e realizueshme.”

Profesor Romeo Gurakuqi i Universitetit Evropian të Tiranës, foli mbi epokën e Skënderbeut si argument themelor në përpjekjet për pavarësinë dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë.

Mërgim Korça mendon se në studimet për Skënderbeun ka mjaft pasaktësi që duhen vënë në dukje. Ai kritikoi studiuesin Jens Oliver Schmidt dhe tezën se nëna e Skënderbeut ka qenë sllave.

Dalip Greca, editor i gazetës Dielli, foli mbi përpjekjet e organizatës Vatra për të evokuar figurën e Skënderbeut me qëllimin që shqiptarët të jepnin për vendin amë.

Profesor Frashër Demaj nga Kosova foli mbi ndikimin e Skënderbeut te rilindasit shqiptarë. Përshëndetën gjithashtu Floreta Luli Faber, Ambasadore e Shqipërisë në SHBA dhe Ekrem Bardha konsull nderi i Shqipërisë dhe veprimtar i hershëm i komunitetit shqiptar të Detroitit.

Një ndër mbështetësit kryesorë për organizimin e seminarit mbi Skëndërbeun ishte Dom Ndue Gjergji, famulltar i Kishës Zoja Pajtore. Ai tha se “Qendra fetare dhe shoqatat u bashkuan dhe ky ishte një festim dhe kremtim i jashtëzakonshëm.”

Ndërsa pritet të dalë një deklerat e përbashkët nga veprimtaria jubilaire e mbajtura në Detroit-Michigan për Skënderbeun materialet do të mblidhen dhe do të botohen në formë tê një libri me fotografi tha organizatori Don Nue Gjergji për Bota Sot

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test