Harry Bajraktari dhe Lisa Milicaj, u takuan në Shtëpinë e Bardhë, me dy vëllezërit shqiptarë që punojnë për Administratën e Presidentit Donald Trump

Amerika

Harry Bajraktari dhe Lisa Milicaj, u takuan në Shtëpinë e Bardhë, me dy vëllezërit shqiptarë që punojnë për Administratën e Presidentit Donald Trump

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 3 shkurt 2018 Në ora: 07:10
Harry Bajraktari dhe Lisa Milicaj me Ylber dhe Ylli Bajraktari

Washington D.C: Në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, veprimtari i dalluar i komunitetit Harry Bajraktari, me Lisa Milicaj, shkruan se ka pasur një pritje të ngrohtë në Shtëpinë e Bardhë, me dy zyrtarët e Administratës trump, dy vëllezërit shqiptar Ylber dhe Ylli Bajraktari.

Harry Bajraktari, shkruan se të mërkurën, më 31 jananr, së bashku me Lisa Milicaj, me ftesë të dy vëllezërëve me prejardhje nga Kosova, Ylli dhe Ylber Bajraktari, të cilët punojnë në poste të larta për Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, gjeneralin Herbert Raymond MCMaster, pranë Presidentit Tramp, janë u pritur ngrohtësisht në Shtëpinë e Bardhë, nga dy vëllezërit nga Kosova, Yleber dhe Ylli Bajraktari , të cilët për nder të tyre, shtruan edhe një drekë.

Drekë, e cila simbas Harry Bajraktarit, kaloi në një atmosferë tejet të ngrohtë vëllazërore, shkruan ai duke thënë, se ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme për ne, të dy të shihnim dy të rinjë shqiptarë, të cilët kanë arritur të punojnë në poste kaq të larta në Shtëpinë e Bardhë.

Këta dy të rinj janë shembulli më i mirë se si shqiptarët po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e institucioneve më të larta amerikane. Në Shtëpinë e Bardhë, thotë Harry, në shënimin e tij, duke treguar se ata patën rast të takojmë edhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, gjeneralin Herbert Raymond MCMaster pranë Presidentit Tramp.

Ndërkohë, ai ka postuar edhe një fotografi, nga ky takim ku ka vendosur edhe një caption e cila tregon se nga e majta e asaj fotografi është :” Ylber Bajraktari, Lisa Milicaj, Harry Bajraktari dhe Ylli Bajraktari,” dalë në Shtëpinë e Bardhë, Washington DC, më 31 janar 2018.

Ndërkohë, kur flitet për dy vëllezërit Ylber dhe Ylli Bajraktari, të cilët janë nga Kosova, dhe kan qenë pjesë e zyrtarve të lartë të Pentagonit, në Administratën e ish-presidentit amerikan, Barak Obama, thuhet se tani ata kanë një post të rëndësishëm në Sigurimin Kombëtar të SHBA-së.

Administrata e Presidentit Trump, ka mbajtur një staf të zyrtarëve të Administratës së Obamës, e në mesin e tyre janë edhe dy vëllezërit nga Kosova- Ylli dhe Ylber Bajraktari, .

Vëllezërit Bajraktari ka thënë media amerikane kishin ndikim të madh në krijimin e politikës së jashtme në administratës së mëparshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Siç thuhet në mediat amerikane, dhe ato shqiptare Ylber Bajraktari, udhëton nëpër botë dhe merr pjesë në të gjitha takimet e Pentagonit, për çështje të jashtme të sigurisë.

Në artikullin e protalit amerikan “Medium”, thuhet se Ylberi është zëvendëskryetari i kabinetit të ish-sekretarit amerikan të Mbrojtjes së SHBA-së, Ash Career dhe ka punuar në zhvillimin e politikës së jashtme të SHBA-së, veçanërisht ndaj Irakut dhe Iranit.

Përveç kësaj, Ylberi ka qenë i përfshirë në marrëveshjen e diskutueshme bërthamore mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vëllai i madh i Ylberit, Ylli ishte dikur Këshilltar Special i Zëvendëssekretarit të Pentagonit, Robert Work, dhe puna e tij ishte “të sigurojë që vizionet e zyrtarëve të administratës së Obamës të përmbushen”.

Pas kësaj, kur Trump erdhi në pushtet edhe administrata e tij dëgjoj për namin e vëllezërve nga Kosova, i ka rimarrë në administratën e tij.
Tani Ylli është bashkëpunëtor i ngushtë i Macmaster, ai shqyrton kërkesat para se të shkojnë në tavolinën e tij.

Ndërsa, vëllai i tij, Ylberi është drejtor i lartë i politikës në Këshillin ë Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Mediat amerikane, deklarojnë se vëllezërit kanë ardhur nga “Prishtina e shkatërruar nga lufta e vitit 1999, kur ata ishin në të njëzetat”.

Ylberi ka përfunduat studimet në Prinston, punoi në Irak me ish-drejtorin e CIA-s, David Patreus dhe në Iran me Shtëpinë e Bardh për Ministrinë e Mbrojtjes.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Dacic gjatë vizitës se tij të fundit në Washington, ishte takuar më Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA’ve Herbert Raymond Mackmaster.

Por çka ndodhi në takim?

”U takova në Washington me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA’ve Herbert Raymond Mackmaster. Me gjithë respektin, por kur pashë se pranë tij kishte ulë shefin e tij të kabinetit, shqiptarin nga Kosova, Ylber Bajraktarin, i cili erdhi tek unë dhe tha se ai ishte nga Kosova, për nji moment më janë ndalë dritat dhe pastaj e kuptova se çdo gja ishte e qartë”, tha Dacic.

Wes Mitchell, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çashtjet europiane dhe Euroaziatike, me tha se është më mirë të mos flas asgjë për Kosovën gjatë takimit, shkruanin mediat në Shqipëri e Kosovë.

Në fakt Ylberi punon aty së bashku me vëllaun Yll Bajraktari.

Zëvendës Presidenti i SHBA’ve, Mike Pence, i kishte takuar ata me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës së fundit në Shtëpinë e Bardhë, ku merrte pjesë dhe Ambasadorja e Kosovës në Uashington Vlora Çitaku.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat