New York: Muzeun Metropolitan i Artit me emblemën “Shqiponja dykrenare e Gjergj Koastriotit Skenderbeu” - Bota Sot
New York: Muzeun Metropolitan i Artit me emblemën “Shqiponja dykrenare e Gjergj Koastriotit Skenderbeu”

Amerika

E shtunë, 18 gusht 2018

New York: Muzeun Metropolitan i Artit me emblemën “Shqiponja dykrenare e Gjergj Koastriotit Skenderbeu”

Nga: Beqir SINA - New York Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 21:55
Fotografia, është realizuar nga Nexhmije Tota, në Muzeun Metropolitan i Artit.

Në një postim, në llogarinë e tij në rrjetin shoqëror Facebook, piktori i njohur Astrit Tota, ka postuar një fotografi të marrë nga Muzeumi Metropolitian në qytetin e New Yorkut, ku në ballë të një koleksioni të sendeve të ekspozuara shikohet edhe “Shqiponja dykrenare e Gjergj Koastriotit Skenderbeu”.

Fotografia, është realizuar nga Nexhmije Tota, në Muzeun Metropolitan i Artit, në atë që njihet si një destinacion egalitar për brezat e dashuruar të artit, madje edhe për ata që kan shancin të bëjnë një vizitë në këtë qytet, duke vizituar Muzeun Metropolitan i Artit dhe posterin origjinal të kësaj embleme të Kastriotve : “Shqiponjën dykrenare të Gjergj Koastriotit Skenderbeut”, e cila në sfond është ngjyrë kafe dhe në mes të saj Shqiponja karaktaristike e flamurit të Skendërbeut, e zezë.

Miliona njerëz nga e gjithë bota, thuhet se e kanë vizituar këtë muze që nga themelimi i saj në 1870, ndërkohë, që zyrtarët e saj thonë se numri i vizitorve nga vendet e huaja - turistët, por edhe vizitorët nga Shtetet e Bashkuara, e kanë rritur ndjeshëm në vitet e fundit interesimin për Muzeun Metropolitan i Artit të qytetin e New Yorkut.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test