SHBA: Gradaçiela Empire States Building në Nju Jork ndriçon kuq e zi - Bota Sot
SHBA: Gradaçiela Empire States Building në Nju Jork ndriçon kuq e zi

Amerika

E shtunë, 26 maj 2018

SHBA: Gradaçiela Empire States Building në Nju Jork ndriçon kuq e zi

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 8 shkurt 2018 Në ora: 22:10
Gradaçiela Empire States Building në Nju Jork

NEW YORK CITY: Ndërtesa e famshme dhe më e larta në qytetin e New Yorkut Empire States Building do të nderojë të gjithë atletët që konkurrojnë në PyeongChang, Korenë e Jugut, në Lojrat Olimpike Dimërore duke ndriçuar me dritat e tij të famshme në majën të kullës në ngjyrat rrotulluese të flamujve të vendeve pjesëmarrëse më 9 shkurt 2018 pêrfshirë dy vendet tona Shqipërinë dhe Kosovën.

Duke qenë se ne jemi dy nga vendet pjesëmarrëse, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës dhe Misioni i Perherëshëm i Republikës së Shqipërisë njoftojnë të gjithë komunitetin në zonën e Tri- Shtetshit sonte në mbrëmje të dalin për të festuar dhe promovuar ndriçimin e ndërtesës Empire States Building në ngjyrat e Shqipërisë dhe Kosovës në mënyrë që të mbështesin atletët tanë në Lojrat Olimpike Dimërore Pyeong Chang 2018.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test