“Frymëzim për Jetën e Re" ekspozitë me dy artistë nga Kosova, në Nju Jork, Arben Llapashtica dhe Shkëlzen Rexha

Amerika

“Frymëzim për Jetën e Re" ekspozitë me dy artistë nga Kosova, në Nju Jork, Arben Llapashtica dhe Shkëlzen Rexha

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 15 shkurt 2018 Në ora: 16:19
Ekspozita në Nju Jork

NEW YORK : Konsullta e Përgjithshme e Republikës së Kosovë, me një program festiv disa ditorë për shënimin e 10- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurt 2008 – 17 shkurt 2018, në bashkëpunim me shoqatat, organizatat dhe veprimtarë të dalluar, biznesmen të suksesshëm po mban aktivitet të cilat do të mbyllen me pritjen ditën e premte për trupin diplomatik në OKB - New York.

Aktivitet në prag të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, mbahen në përkujdesjen e Ambasadores Teuta Sahatqija - Konsulle e Përgjithshme e R. Kosovës në New York, me stafin e saj, Ylber Kryeziu, Fatmir Zajmi, Albana Bylykbashi, Inis Demiri, Butrint Ymeri dhe Liridona Malota.

Në ditën e katërt, pas koncertit të shkollave të fëmijve shqiptar, në Staten Island, fundjavën e kaluar , turnirit të futbollit të vogël, panelit ndërkombëtar mbrëmë në mjediset e kësaj konsullate u çelë ekspozita me titull: “Frymëzim për Jetën e Re", me një ekspozitë fotografike me dy artistë kosovarë, mjeshtrit e fotografisë Shkëlzen Rexha dhe Arben Llapashtica.

Kjo ekspozitë e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës me ndihmën bujare të Diasporës sonë: Harry Bajraktari, Cafo Boga, Federata Pan Shqiptare Vatra, Shoqata Shpresa, Restorani Alora , një dekadë pavarësie të shtetit tonë më të ri, u vizitua nga dhjetra vizitorë, përfaqësuesit e të dy shteteve tona, Misionit të Përherëshëm të Shqipërisë, në Kombet e Bashkuara, Kosovës, veprimtar të dalluar, afaristë e biznesmen, gazetarë, artistë, studentë dhe disa diplomatë huaj.

Ekspozita që u hapë dje, pasdite në mjediset e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, në qytetin e New Yorkut, do të mbetet e hapur deri më 16 shkurt.

Artistija Besa Xani, mbajti fjalën e hapjes në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork.

Ndërsa, Ambasadori Teuta Sahatqija, iu drejtuar në cilësinë e mikëpritësit, mysafirëve të shquar që erdhën për të vizituar ekspozitën dhe për të festuar Dekadën e Parë të Pavarësisë, së bashku me komunitetin shqiptarë.

Hapja e ekspozitës me titull : “Frymëzim për Jetën e Re" me 20 fotografitë e përzgjedhura nga dy artistit të ri, Lllapashitica dhe Rexha, nga Kosova, ka simbolikën e tij të fuqishme në dhjetëvjetorin e shtetit të ri të Kosovës.

Ajo kujtojë gjatë fjalës së saj, kohën e Millosheviqit, në vitin 1989, kur Parlamenti i Kosovës u mbyll, u mbyllën bashkë me të edhe shkollat ??dhe institucionet e tjera. Ndërkohë, që shqiptarët e Kosovës, me vetorganizim në Shtëpi, Kisha dhe Xhami, e lokale të tjera, kthyen në shkolla dhe spitale objektet e tyre, duke ju kundërvënë rregjimit të Millosheviqit.

“Artistët, mësuesit, inxhinierët dhe mjekët, tha ajo u hodhën jashtë në rrugë, u perjashtuan nga punët e tyre dhe koha e aparteidit u vendos në Kosovë për më shumë senjë dekadë. Pra, nuk ishte koha e Artit dhe e artistëve. Ishte një kohë për t'u rezistuar dhe për të qëndruar gjallë. Këto vite do të kujtohen si vitet më të errëta të historisë së kohëve të fundit në qendër të Evropës”.

Sepse, përsëriti Sahatqija, lufta e katërt që Serbia filloi në tokën e ish-Jugosllavisë, synonte të shfaroste shqiptarët e Kosovës.

Veprimi i përbashkët i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, NATO-s dhe botës progresive së bashku me ndihmën e madhe dhe të vazhdueshme nga diaspora, përfundoi atë çmenduri serbe, që u mbyll në fund shekullin e 20-të në Kosovë.

“Andaj sot, tha ambasadorja shteti i çliruar, i lirë dhe i pavarur i Kosovës feston 10 vjet të shtetësisë së saj shtetit më të ri në botë. Andaj sot është koha për festim, koha për shpresë, koha për artistët të lulëzojnë”.

Më tej ajo tha se Misioni ynë në Nju Jork vendosi të shënojë këtë përvjetor të veçantë me një axhendë shumë ambicioze. Pas koncertit të fëmijëve të shkollave shqip, turneut të futbollit, një diskutim shumë të veçantë në nivel të lartë për rrugën e Kosovës drejt Pavarësisë, ne po vazhdojmë sot me hapjen e Ekspozitës së Artit Fotografik.

 “Nëpërmjet lenteve të dy fotografëve të njohur kosovarë Shkelzen Rexha dhe Arben Llapashtica, kjo ekspozitë synon të paraqesë vendet e bukura të Kosovës, arkitekturën, kulturën, ngjarjet, zanatet praktike, emocionet, mesazhet, shpresat dhe shumë më tepër” tha Sahatqija.

Ajo gjatë fjalës së saj po ashtu tregojë se kishte ndjekur për shumë vite punën e Shkelzenit dhe Arben dhe paraqiti veten si një dëshmitarë të rritjes kreative dhe artistike të tyre.

“Fotoja e famshme e Shkelzenit nga pjesa e vjetër e Gjakovës e mbuluar me dëborë me kullën e Sahatit në qendër, që simbolizon lëvizjen e përjetshme dhe jetën. Xhamia e vjetër në të djathtë dhe kisha e vjetër e Shën Anthonës së Padovës dhe katedralja e re katolike, në të majtë të kullës së Sahatit, ka një simbolik të fuqishëm artistik të harmonisë së natyrës dhe harmonisë fetare, të zakonshme mes shqiptarëve që ndajnë 3 feve. Kjo foto u zgjodh nga Misioni ynë si motivi i vitit të kaluar për sezonin e festave dhe jam i sigurt se shumica e Misioneve në Nju Jork e kanë atë në dhomat e tyre.

Arben Llapashtica nuk ka nevojë për ndonjë hyrje të veçantë pasi puna e tij e bëri të njohur dhe vlerësuar në Kosovë dhe jashtë kufijve të saj. Fotot e tij kapën dhe regjistruan lëvizjen, muzikën, emocionet. Profesionalizmi i tij për zgjedhjen e këndeve dhe dritave mbi Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Kështjellën e Novobërdës, Xhaminë e Ferizajt dhe Kishën Ortodokse që ka të njëjtin terren, e bën atë mjeshtër të profesionit të tij” tha Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, Amb. Teuta Shahtqija.

Këta dy artistë po ndërtojnë kronikat e Kosovës, duke shënuar bukuritë dhe zhvillimet me të cilat ballafaqohet shteti ynë i ri. Jemi të nderuar të kemi këto dy artistë të mirënjohur mes nesh për të festuar së bashkulindjen e 10-të të Kosovës në Nju Jork, tha ajo duke paraqitur edhe disa nderime për këto festime.
Ambasadorja ndërsa ftoi të pranishmt të vizitonin fotot e atdheut tonë të bukur dhe të bisedonin me artistët tanë të shquar. Kosova e dashur, përcoli një urim të përbashkë në ditëlidjen e 10të! Po ashtu ajo gjeti rastin për të falënderuar me këtë rast : veprimtarin e dalluar Harry Bajraktari, Cafo Boga, Federata Pan Shqiptare Vatra, Shoqata Shpresa, Restorani Alora, për kontributin e tyre, në këtë organizim të ekspozitës me titull: “Frymëzim për Jetën e Re”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat