Bashkësia Shqiptare - Amerikane, festoi 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, në Nju Jork

Amerika

Bashkësia Shqiptare - Amerikane, festoi 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, në Nju Jork

Nga: Beqir SINA Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 19:33
Foto nga manifestimi në Nju Jork

CITY ISLAND - BRONX NY: Qindra shqiptaro-amerikanë, u mblodhën të shtunën më 17 shkurt për të festuar 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në lokalin “Marina Del Rey” City Island - New York.

15 Organizatat e Komunitetit Shqiptaro Amerikan, përfshirë edhe Federatën PanShqiptare VATRA, shënuan dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me një manifestim tradicional, të cilit po prinë vitet e fundit anëtari i Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj.

Mori pjesë edhe Ambasadorja Besiana Kadare,  shefe i Misionit të Përherëshm të Shqipërisë në Kombet e Bashkauara.

Mbrëmja jubilare filloi me ceremoninë solemne të unifromave blu të NYPD, anëtarve të Shoqatës Amerikane Shqiptare të Policisë Iliriane, oficerët policie, shqiptaro – amerikanë, që shërbejnë çdo ditë e natë me profesionalizëm dhe përkushtim në organet e policisë federale, shtetërore, si edhe në strukturat e tjera që merren me ruajtjen e rendit dhe sigurisë, në nivele lokale, në shtetin e New York-ut dhe në SHBA.

Image

Ndërkohë, që dy hymnet amerikane dhe shqiptare janë interpretuar nga Jesicca Raja, u intonua dhe Himni i Republikës së Kosovës, duke shënuar keshtu edhe hapjen e këtij manisfetimi solemn.

Drejtues të programit ishin Drilona Bajrami dhe Dardan Gjonbalaj, të cilët ftuan më pasë pjesëmarrësit të nderojnë me nji minutë heshtje të gjithë dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës.

Në ndërkohë nëpërmjet videos Ambasadorja e SHBA, në OKB, Nicki Haley, në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, përcolli përshëndetjen e Presidentit Donald Trump, kurse, përshëndeti nga ekrani edhe ish Presidenti Bill Clinton si dhe ish Komandanti i Përgjithshëm i Natos, Gjenerali në pension Weseli Clark.

Në këtë jubile u nderuan me Mirënjohje pas vdekjes, nga organizatori dy atdhetarët dhe patriotët Tahir Kërnaja, ose si njihet ndryshe Babë Tahiri - njeriu i demostratave dhe veprimtari Ali Lajqi i cili vdiq aksidentalisht ndërsa kthehej nga një demostrat e mbajtur afro dy dekada  më parë për lirinë e Kosovës.

Po ashtu në këtë manifestim u nderua dhe Ibatete Thaqi, me një mirënjohje, si dhe u shfaq një dokumentar i shkurtër i realizuar nga televizioni amerikan ABC, bazuar në një rrëfim pasluftes në Kosovë, me pasojat e saj. 

Një histori e dhimbshme për Ibate Thaqin, e cila kishte humbur të dy këmbët, nga fushat e minuara nga ushtria serbe në Kosovë, por që në SHBA, ajo jo vetëm u bë me “këmbë amerikane” , por edhe kreu studimet, duke u diplomuar në mjekësi, u martua dhe ka një fëmijë.

Fjalën mirëseardhjes e mbajti  anëtari i sapo zgjedhur i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj, i cili me këtë rast faleminderojë edhe përkrahësit shqiptar në zgjedhjen e tij vitin e kaluar dhe gjithë komunitetin shqiptar për kontributin e tyre.

Image

Në fjalën e tij ai permendi dhe punën e madhe për hapjen e shkollave të para shqip, për fëmijët shqiptar në Bronx - Nju Jork, si dhe promovoi disa projekte për komunitetin shqiptar, në ngritjen e një qendre komunitare për të moshuarit në Jacobi Center, dhe përfshirjen e mësimit të gjuhës shqipe, si gjuhë e dytë në shkollat amerikane, duke filluar me PS:105 në Bronx nga parashkollorët që mendohet të çelet këtë shtator.

Po ashtu këshilltari Gjonaj, tha se do të dhurohen edhe 500.000 dollarë për ndërtimin e një sheshi në lagjen Pelham Parkway, një nga vendet më të populluara të komunitetit shqiptar në Bronx, që do të mbajë emrin e shejtores shqiptare “Mother Theresa - Nëna Tereze”.

Në fund ai falënderoi të gjithë shqiptarët dhe uroi me këtë rast 10 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Të pranishmit në këtë kremtim i përshëndeti dhe presidenti i Bronxit Ruben Diaz Jr, i cili i dorëzojë me këtë rast Ambasadores Teuta Sahatçia, Proklamatën që qyteti i Bronxit nderonë 17 Shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Duke marrë proklamatën, Ambasadorja Teuta Sahatqija, Konsulle e Pergjithshme e Kosovës në New York, përshëndeti kremtimin e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, dhe faleminderojë presidentin e Bronxit, si dhe këshilltarin e bashkisë së Nju Jorkut, këtij qyteti të madh zotin Mark Gjonaj.

Gjithashtu, përshëndeti edhe Kryetari i Federatës PanShqiptare VATRA - Dritan Mishto si dhe Yllka Cana nga Kosova, e cila është kapitene e Ushtrisë Amerikane, dhe ka shërbyer në forcat e Natos në Kosovë.

Kremtimi i10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në lokalin “Marina Del Rey” City Island - New York, me 15 Organizatat e Komunitetit Shqiptaro Amerikan, përfshirë edhe Federatën PanShqiptare VATRA, organizuar nga anëtari i Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj u mbyll me programin muzikor  nga Ansambli Autokton “Rugova” në Nju Jork, dhe atmosferes muzikore që krijojë “Grupi “4 Yjet”, me këngëtaren Shqipe Kastrati dhe NADI.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat