Festimi i 10 Vjetorit Pavarësisë së Kosovës në Bashkinë e qytetit të Nju Jorkut - Bota Sot
Festimi i 10 Vjetorit Pavarësisë së Kosovës në Bashkinë e qytetit të Nju Jorkut

Amerika

E shtunë, 22 shtator 2018

Festimi i 10 Vjetorit Pavarësisë së Kosovës në Bashkinë e qytetit të Nju Jorkut

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 20:29
Festimi i 10 Vjetorit Pavarësisë së Kosovës në Bashkinë e qytetit të Nju Jorkut

Mark Gjonaj priti këtë ceremoni të 10-vjetorit të pavarësisë, për t’i njoftuar komunitetit shqiptar disa projekte, që ai thotë se janë me rëndësi: “Një shumë prej 4.8 milionë dollarësh për një qendër të komunitetit si dhe 500 mijë dollarë për Qendrën e Paqes Nënë Tereza në Bronks.” - “Jam krenar që njoftoj ngritjen e shkollës së parë dygjuhëshe në Shtetet e Bashkuara. Ajo do të hapet këtë shtator duke filluar që nga programi i kopshtit të fëmijëve,” tha Gjonaj. “Do të jetë një shkollë publike ku gjysma e mësimit do të bëhet në anglisht dhe gjysma në shqip; kjo do të vazhdojë deri në klasën e tetë. Pra, fjala është për 5 ditë në javë dhe me orar të plotë gjatë gjithë vitit shkollor. Është e vetmja mënyrë që ne të ruajmë gjuhën tonë dhe jam shumë krenar që njoftimin e bëj me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës,” njoftoi ai.

MANHATTAN NYC : Dhoma e anëtareve të Këshillit të Bashkisë së qytetit të  New York , të martën më 27 shkurt 2018, me një ceremoni solemne kremtojë 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast u nderuan me Proklamat disa figura kryesore si Kongresisti demokrat i New Yorkut miku i madh i shqiptarëve ne Washington, Eliot Engel, ndërkohë, që Post-Mortumto u nderuan me Proklamat edhe tre heronjtë shqiptarë amerikanë - tre vëllezërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi që bënë sakrificën sublime për dhënien e jetës së tyre, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Si dhe për një Proklamat për Artistin Shqiptar Amerikan fotografin e famshëm Fadil Berisha, i cili në punën e tij artistike, punojë gjatë për të treguar historinë e Kosovës, dhe promovuar artistët shqiptar në SHBA, përmes lenteve të kamerës së tij - ai tregojë në kohën e luftës vuajtjet dhe përpjekjet e popullit të Kosovës, aq sa preku edhe zemrat e mbarë njerëzimit me atë se çfarë po ndodhte në Kosovë nën rrëgjimin brutal të Millosheviqit në Kosovë.

Festim i dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës në Dhomën e Këshillit bashkiak të Nju Jorkut, në Bashkinë e qytetit më të madh në SHBA, të organizuar nga Kryetari i Këshillit të Bashkisë së NYC Corey Johnson dhe Këshilltarëve Mark Gjonaj, Andrew Cohen dhe Ritchie Torres, e drejtojë veprimtari Valon Nikçi, një ish refugjatë nga Kosova që emigroi 19 vjet më parë me gjithë familje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë festim zyrtar morën pjesë dhjetëra vetë; përfaqësuesit e të dy shteteve tona, Ambasadoria Besiana Kadare, me stafin e saj nga Misioni i Përherëshëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Ambasdoria Teuta Sahatqija, dhe stafi i saj nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, klerikët e dalluar të komunitetit Dom Pjeter Popaj dhe Imam Edin Gjoni, pjesëtaret e Shoqatës Atlantiku, - ish luftëtarët nga Amerika të Batalionit Atlantiku, që luftojë në Kosovë për çlirimin e saj, anëtarët e familjes së tre vëllezërve Bytyçi, të rënë në altarin e lirisë së Kosovës, babai i tyre Ahmeti, nëna Bahrije dhe vëllai i tyre Ilir Bytyçi.

Po ashtu ishin të pranishëm edhe zyrtar të lart të qytetit të New Yorkut, si dhe veprimtar të njohur përfshirë zotin Harry Bajraktari, veprimtar të komunitetit, Marijan Cubi, Besim Malota, Jack Kukaj, Ahmet Velaj, Din Derti, Gazmend Gjonbalaj, Mhill Gujrraj, Pashk Maksuti, ish gazetari Gjek Gjonlekaj, studnetë, afaristë, biznesmen, përfaqësues të shoqatave dhe organizatave, gazetar nga shtypi i qytetit të New Yorkut, “Zëri i Amerikës”, nga Washingtoni, RTV21, gazeta Bota sot, Dielli (editoria Rafaela Prifti ) Illyriapress, INA, dhe të tjerë.

Ceremonia për festimin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës në Dhomën e Këshillit të Nju Jorkut, në Bashkinë e qytetit, nisi me parakalimin solemn të uniformave blu nga NYPD -  Shoqata Ilire e Zyrtarëve të Zbatimit të Ligjit.

Kurse, himnet kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Republikës së Shqipërisë u interpretuan nga Jessica Raja, dhe Gezim Nika, më pastaj u intonua edhe himni i Republikës së Kosovës.

Valon Nickçi - Drejtuesi i kësaj ceremonie, i cili edhe vet me familjen e tij në vitin 1999, tha si ishin refugjatë të Luftës në Kosovë, siç ishin pothuajse një milion shqiptarë kosovarë të zhvendosur nga regjimi serb, tregojë se kishin kaluar me javë në një kamp refugjatësh në Stankovc dhe se kishin pasur fat që të mundën 19 vjet më parë të udhëtojmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Që nga ardhja jonë si refugjatë, tha ai 19 vjet më parë, tani ne me krenari e quajmë veten edhe qytetarë të Shteteve të Bashkuara:” Familja ime dhe unë po jetojmë ëndrrën amerikane, kemi marrë çdo mundësi që ky vend i madh na ka ofruar dhe nga një refugjat, unë sot jam bërë pronar i një biznesi të vogël të suksesshëm dhe jam i martuar me një vajzë pejane nga Kosova, mësuese të shkollës së mesme dhe kemi një fëmijë dhe familje të mrekullueshme. Ndërsa, sonte ne festojmë 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ne mund të ndajmë pikërisht këtu në sallën e NYC, së bashku me ju gëzimin tonë dhe krenarinë tonë shqiptare, duke festuar  kështu së bashku dhe nderuar të gjithë ata që na hapën rrugën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha Nikçi.

Ndërkohë, vijojë ai sonte ndërsa po festojmë së bashku komunitetin shqiptaro-amerikan por njëhereshit jemi krenar se po nderojmë edhe kontributet e arritjet e deritanishme të Kosovës, me aleatin dhe mikun tonë të madh - Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke bekuar festën dom Pjetër Popaj, famillitari i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” tha se është një nder dhe privilegj i madh për të, që të jetë në këtë ceremoni për të festuar së bashku 10 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“17 shkurti, theksojë ai është dita kur ka lindur një shtet i ri i pavarur i Kosovës. Sonte ne falënderojmë Perëndinë për këtë mrekulli, për këmbënguljen e kosovarëve, për solidaritetin e popullit Shqiptar, dhe në mënyrë të veçantë falënderojmë Perëndinë për ndihmën e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pa të cilën kjo pavarësi nuk do të kishte ndodhur".

Popaj, tha se sonte ne përkujtojmë të gjithë burrat dhe gratë e guximshme që sakrifikuan jetën e tyre dhe ne gjithashtu lutemi për viktimat e pafajshme, gjakun e të cilit u derdhën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Falënderojmë diasporën shqiptare për kontributin e vazhdueshëm dhe ndihmën e tyre, që  kanë bërë deri në Shtëpinë e Bardhë, Kongresin dhe Senatin e SHBA.

“Fitorja e Kosovës, është fitore për të gjithë shqiptarët, u shpreh Dom Pjetër Popaj, sepse tani jemi dy shtete, por i përkasin një kombësie, një gjuhe, një kulturë dhe një historie. 17 shkurt, i është një ditë që forcoi unitetin tonë me njëri-tjetrin më shumë se kurrë. Ne i lutemi Perëndisë që ta mbajmë këtë unitet, pa të cilën nuk ka prosperitet".

Më tej meshtari shqiptar, duke bekuar këtë ditë tha se sonte ne i kërkojmë Perëndisë të bekojë vendet tona dhe të bekojë udhëheqësit tanë: këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Shqipëri dhe në botë që ata të mund të udhëheqin njerëzit me integritet, guxim dhe mençuri. Le t'i frymëzojnë kombet të heqin armët e luftës dhe të dhunës dhe të përqafojnë paqen. Perëndia na krijoi të jetë i lirë, të përparojmë në dashuri dhe në shërbim të Tij dhe të duam dhe t'i shërbejmë një tjetri. Gjithmonë do të kemi paqe në tokë, kur të njohim se i përkasim Perëndisë si krijues dhe se i përkasim njëri-tjetrit” përfundojë Dom Pjetër Popaj - Famullitar i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York.

Imam Edin Gjonin në Benedikimin e tij tha :”Zotëruesi ynë i dhembshur, ju kërkojmë që ju të frymëzoni burrat dhe gratë që e drejtojnë Kosovën, ndërsa ndërmarrin misionin e ndërtimit të një shoqërie kohezive demokratike. i ndihmoni ata të kujtojnë lirinë, jetën dhe sakrificat sublime të popullit të Kosovës, dhe t'i udhëzojnë ata që ushtrojnë pushtet, në mënyrë që ata të mund të udhëheqin me mençuri dhe mirësi - Lutemi që Zoti ta bekojë Kosovën dhe aleatin e tonë më të madh, këtë vend - Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shqiptarët kudo që janë! Perëndia i bekoftë të gjithë shqiptarët e Amerikës, për çka bënë për Kosovën, Shqipërinë, dhe viset shqiptare

Zoti ju bekoftë të gjithë dhe Zoti bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Në fjalën e tij mikpritësi i kësaj ceremonie, anëtari i Këshillit të Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj, mbasi i dha një nderim të veçantë familjes Bytyqi, për tre djemtë tyre dëshmor, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, duke vlerësuar aktin e tyre sublim për lirinë Kosovës, kujtojë rrugën e  gjatë, e të vështirë të Kosovës, për çlirimin e saj, lirinë dhe pavarësinë

“Për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, tha zoti Gjonaj,  u vranë mbi 14.000 njerëz , fëmijë, të rinjë e të reja, bura e gra dhe të moshuar, afro 1 milion shqiptar u përzunë me forcëutale të policisë dhe forcave militare e paramilitare serbe në Kosovë, u nxorën nga shtëpitë e tyre, më shumë se 100000 shtëpi u shkatërruan dhe u plaçkiten, ndërsa sot më shumë se 1200 persona - shqiptarë rezultojnë të humbur” tha këshilltari i ri i bashkisë së Nju Jorkut, shqiptaro amerikani Mark Gjonaj, njeri prej organizatoreve kryesorë të kësaj ceremonie.

Zoti Gjonaj priti këtë ceremoni të 10-vjetorit të pavarësisë, për t’i njoftuar komunitetit shqiptar disa projekte, që ai thotë se janë me rëndësi:

“Një shumë prej 4.8 milionë dollarësh për një qendër të komunitetit si dhe 500 mijë dollarë për Qendrën e Paqes Nënë Tereza në Bronks.”

Zoti Gjonaj i tha gjithashtu Zërit të Amerikës se në Bronks do të ketë edhe një projekt mjaft të veçantë për ruajtjen e kulturës shqiptare:

“Jam krenar që njoftoj ngritjen e shkollës së parë dygjuhëshe në Shtetet e Bashkuara. Ajo do të hapet këtë shtator duke filluar që nga programi i kopshtit të fëmijëve,” tha Gjonaj.

“Do të jetë një shkollë publike ku gjysma e mësimit do të bëhet në anglisht dhe gjysma në shqip; kjo do të vazhdojë deri në klasën e tetë. Pra, fjala është për 5 ditë në javë dhe me orar të plotë gjatë gjithë vitit shkollor. Është e vetmja mënyrë që ne të ruajmë gjuhën tonë dhe jam shumë krenar që njoftimin e bëj me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës,” njoftoi ai.

Ambasadoria Teuta Sahatqija , Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, në SHBA, mbasi bëri një prezantim të festimeve të këtij 10 vjetori në komunitetin shqiptar, tha se është kënaqësi e veçantë dhe krenari për ne shqiptarë që pasi e kishim në Asamblenë e NYS, tani në Bashkinë e Nju Jorkut, (Distriktin 13-të në Bronks), kemi një shqiptar i cili shfaqet me gjithë krenarinë pranë emrit të tij me flamuj të SHBA-ve, Shqipërisë dhe Kosovës, një amerikano- shqiptar  po bashkon  për çdo fest Komunitetin Shqiptaro-Amerikan dhe Shqiptarin e parë të zgjedhur në Këshillin Bashkiak, të këtij qyteti të madh - Nju Jorkut, këshilltarin Mark Gjonaj.

Ajo, foli gjithashtu me optimizëm, edhe pse Kosova ende përballet me vështirësi, edhe pse nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, procesi është i pakthyeshëm, tha Sahatqija duke shtuar se: “Pavarësia e Kosovës do të bëhet çdo ditë e më fortë.”

Këshilltarii Distriktit 11-të, në Nju Jork  Andrew Cohen paraqitur Proklamatën për nderimin e kongresmenit Eliot Engel, duke e prezantuar të .

Kam kënaqësinë t'ju prezantoj sonte, tha Cohen kongresmenin e nderuar Eliot Engel për punën e tij të jashtëzakonshme në Kongresin Amerikan drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Siç njoftoi Zëri i Amerikës, korespondenti i saj Ilir Ikonomi, zoti Engel tha se ka shumë rëndësi që SHBA të ruajnë lidhjet e ngushta me Kosovën.

“Kosovës i është mohuar anëtarësimi në OKB, por ne nuk do të ndalemi deri sa ajo të pranohet. Për tre vota asaj iu mohua hyrja në UNESCO. Ne do të vazhdojmë të luftojmë edhe për këtë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian dhe që ajo të ketë një ushtri. Nuk ka arsye që ajo të mos ketë ushtri dhe ne do të luftojmë që kjo të realizohet,” tha anëtari i Kongresit amerikan.

Duke folur për sratin e tre vëllezërve Bytyçi tre shqiptaro amerikanë të vrarë në Kosovë, pasi lufta përfundoi, Engel tha se :“E vërteta do të dalë shumë shpejt dhe fajtorët do të sillen para drejtësisë për rastin e vëllezërve Bytyqi. Ka qenë një vrasje makabre, ka qenë një ekzekutim dhe autorët dihen. Unë kam kërkuar në Kongres, dhe do të vazhdojë që Shtëpia e Bardhë, të i shkojë deri në fund këtij procesi për zbradhjen e këtyre tre vrasjve të tre shqiptaro amerikanëve”, tha kongresisti Engel

Më pas ka qenë këshilltari Mark Gjonaj, i cili ka paraqitur një Proklamatë për të nderuar vëllezërit Bytyqi - Proklamatën Post-Mortumto, për tre heronjët shqiptarë amerikanë -Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi që bënë sakrificën më të fundit - dhënien e jetës së tyre pë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, e morën babai Ahmeti, nëna Bahrije dhe djali Iliri i cili edhe përshëndeti me këtë rast në emët të familjes Bytyçi.

Ndërkohë këshilltari Ritchie Torres ka paraqitur një Proklamatë, që nderonte nga Bashkia e Nju Jorkut, artistin Fadil Berisha

Proklamata për Artistin Shqiptar Amerikan fotografin e famshëm Fadil Berisha, i dedikohej punës së tij artistike, për të treguar historinë e Kosovës, dhe promovuar artistët shqiptar në SHBA, përmes lenteve të kamerës së tij - Ku ai tregojë në kohën e luftës vujatjet dhe përpjekejet e popullit të Kosovës, aqsa preku edhe zemrat e mbarë njerëzimit me atë se çfarë po ndodhte në Kosovë nën rregjimin brutal të Millosheviqit në Kosovë, thuhej në Proklamat..

Ritchie Torres, anëtar i Këshillit Bashkiak, u shpreh:

“Gjatë luftës në Kosovë, Fadil Berisha u angazhua në fushatën ‘Ndaloni Vrasjet’ që njerëzit të mësonin për vrasjet që po ndodhnin në Kosovë, spastrimin etnik dhe gjenocidin. Arti dhe bujaria e Fadil Berishës pasqyron shpirtin e qytetit të Nju Jorkut, ndërkohë që historia e tij pasuron qytetin tonë dhe meriton vlerësimin e të gjithë njujorkasve”.

Grupi i Valleve Rozafati, me vallen e bukur të Tropojës, solli në sallën e Bashkisë së Nju Jorkut, një pjesëz të gjallë të valles dhe kostumeve shumëngjyrshe shqiptare nga koreografja e shquar Mjeshtre e Madhe - Agelina Nika.

Kjo ceremoni për 10-vjetorin e Kosovës shtet, solli për pak orë në Bashkinë e Nju Jorkut, dje forcën dhe dinjitetin e një diaspore që mban lidhje të forta me vendlindjen. Lidhje që nuk mund të shuhen, tha në fund Illir Ikonomi i Zërit të Amerikës, në reportazhin e tij nga Bashkia e Nju Jorkut, për emsionin televizivë Ditari.

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test