Prtije në nder të soparano-s shqiptare Ermonela Jaho në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork

Amerika

Prtije në nder të soparano-s shqiptare Ermonela Jaho në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork

Beqir SINA - New York City Nga Beqir SINA - New York City Më 7 mars 2018 Në ora: 15:46
Prtije në nder të soparano-s shqiptare Ermonela Jaho

Fadil Berisha, suprizoi në këtë pritje duke i dhuruar së bashku me Misionin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në nder të sopranos Ermonela Jaho një pikturë të madhe me protretin e Ermonela Jahos dhe një buqet të madhe me lule të freskta

NEW YORK CITY : Misioni i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, shkruan në faqen e saj në rrjetin social Facebook, se në qytetin e New Yorkut, në nder të sopranos shqiptare Ermonela Jaho, koncertin e saj në Metropolitan Opera në Misionin e Shqipërisë, është organizuar një pritje me komunitetin e artistëve shqiptar në SHBA .

Ka qenë Opera “Madama Butterfly” e Puccinit, që solli në rolin e “Ço Ço Sanit” sopranon shqiptare Ermonela Jaho në ‘The Met Opera’ në New York, shkruan shtypi shqiptar i cili i ka bërë jehonë të këtij koncerti.

Për këtë performancë të mrekullueshme, për të gjithë kontributin e saj dhe prezantimit dinjitoz që i ka bërë Shqipërisë, ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Besiana Kadare, ka organizuar një pritje e cila ka qenê festë e arstistëve shqiptar në Nju Jork,  në nder të sopranos Ermonela Jaho, që bëri bashkë disa emra të njohur  të artistëve shqiptar si Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortja e tij Mira Konçi, Fadil Berisha, Ergin Oda, Edi Xhani, Kai Sauer, Riad R. Ymeri, Elza Zagreda, Mrika Krasniqi, Lori Miho,  etj.

Kurse, fotografi i famshëm Fadil Berisha, suprizoi në këtë pritje duke i dhuruar së bashku me Misionin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në nder të sopranos Ermonela Jaho një pikturë të madhe me protretin e Ermonela Jahos dhe një buqet të madhe me lule të freskta.

Ambasadoria Kadare, shkruan në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, se diplomacia kulturore në të mirë të saj erdhi edhe në metropolin e botës në Metropolitan Opera, me divën shqiptare Ermonela Jaho.

“ Këto janë disa momente nga ngjarja e organizuar së bashku me fotografin e madh dhe filantropin Fadil Berisha në Misionin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në nder të sopranos së Shqipërisë Ermonela Jaho,” shkruan shefja e misionit shqiptar duke shtuar se “Shumë artistë të tjerë shqiptarë u bashkuan me ne dhe improvizuan shfaqjet dhe duetët e tyre me muzikë klasike shqiptare : Mira Koncin shoqëruar nga Shpetim Saraci, Riad R. Ymeri, Ergin Oda, Lori Miho".

 Ndërsa, ajo ka faleminderuar divën Ermonela Jaho,  që kontribuoi në këtë mbrëmje me muzikën dhe klasin e saj -  por edhe si Ambasadore kulturës shqiptar, që e nderon Shqipërinë kudo nëpër skenat madhështore të botës, si edhe ishte kjo e metropolit të botës Nju Jorkut.

Për këtë mbrëmje artistësh shqiptar në Nju Jork, ka  shkruar edhe kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi i cili së bashku me bashkshorten e tij këngëtaren Mira Konçi ka zgjedhur Nju Jorkun  për të jetuar. 

Ai thotë : “Në festën e organizuar nga ambasadorja shqiptare në Misionin e Shqipërisë, pranë  Kombeve të Bashkuara, me  Ambasadoren Besiana Kadare, dhe Fadil Berisha, për nder të sopranos shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho, ishte kënaqësi e madhe dhe privilegj që u ndodhem në një ambient të tillë mes diplomatve dhe këtij komuniteti të madh artistësh shqiptar ”, shkruan ai.

Gazetarja, Julika Prifti që ndoqi koncertin e parë nga Nju Jorku,  shkruan për koncertin e Ermonela Jahos, se ajo ka hyrë fuqishëm në zemrat e spektatorit të Met Opera, në New York.

“Në Metropolitan Opera në New York, po shfaqet me sukses të madh Madame Butterfly e kompositorit italian G. Puccini. Madame Butterfly , e cila është një nga operat me te famshme, me te njohura, me te dashura te publikut botëror. Qe prej 115 vjetësh ajo shfaqet rregullisht, në skenat e operave të Italisë, Francës, Gjermanisë, Amerikës, Argjentinës, Japonisë, Australisë, etj, shkruan Prifti, duke shtuar se Sopranot me te njohura te kohës kanë interpretuar rolin e Cio-Cio-San, në skenën e Metropolitan Opera janë ngjitur Geraldine Farrar, Licia Albanese, Dorothy Kirsten, Antonella Stella, Renata Tebaldi, dhe në vitet 2006-2007 Cristina Gallardo-Domas”.

Ermonela Jaho do të luajë përsëri në datën 8, 13, 16 mars në Met Opera. Ky është një rast i rrallë për të parë në skenë yllin operistik shqiptar e për t’u ndjerë krenare për bashkatdhetaren tonë.

Fotot që janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe janë në këtë album janë nga mjeshtri i fotografisë, fotografi profesionist  Ilir Rizaj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat