Zbardhet misteri i blerjes së mediave shqiptare nga Rusia, flet Mark Gjonaj: Ja e vërteta e shkrimit tim!

Amerika

Zbardhet misteri i blerjes së mediave shqiptare nga Rusia, flet Mark Gjonaj: Ja e vërteta e shkrimit tim!

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 11 mars 2018 Në ora: 23:27
Mark Gjonaj

Merr një kthesë të fortë afera e ndërhyrjes ruse në mediat shqiptare. Dy ditë më parë, në mediat shqiptare u publikua një shkrim i Mark Gjonajt një politikani shqiptaro-amerikan në Asamblenë e Nju Jorkut, ku theksohej se Moska ka blerë 1 televizion dhe 3 portale sshqiptare.

Ky shkrim ka shkaktuar reagimin e frtë të ambasadës ruse në Tiranë.

Shkrimi, ku citohej Gjonaj theksonte se “shtimi i numrit të atasheve kulturorë, atasheve tregtarë, pranë përfaqësive diplomatike ruse në Tiranë, Podgoricë, Shkup, Beograd dhe Prishtinë ka si qëllim krijimin e kushteve për hapjen e një qendre të njëjtë homologe të Nishit të Serbisë, por tani me seli në Tiranë. Kjo qendër së bashku me një grup gazetarësh-ekspertë të IT pritet të punojnë në Tiranë, ku dhe do të synohet shpërndarja e materialeve “kulturore” duke përdorur televizionin dhe median e sapo blerë.

 Ndërkohë Televizioni në fjalë ka filluar të transmetojë filma-dokumentarë të prodhuara nga autoritet ruse, të cilat kanë si qëllim rritjen e influencës ruse në Ballkan dhe në Shqipëri.

 Ndërsa përdorimi i gazetës tashmë për mbarë opinionin publik shqiptar dhe 3 portalet online po përdoren që prej vitit 2015 për shpërndarjen e materialeve të prodhuara nga Qendra e Emergjencave Civile në Nish të Sërbisë dhe nga një qendër në Sofie të Bullgarisë”.

Pas shkrimit të Gjonajt reagoi ashpër ambasada e Rusisë në Tiranë, që e cilëson gjithçka si paranojë të tij. Sipas përfaqësisë diplomatike të Moskës në kryeqytetin shqiptar, kultura ruse pritet me mjaft entuziazëm në Tiranë.

“Meqenëse z. Gjoni jeton në SHBA, do t’i rekomandonim që ndonjëherë të vinte në Tiranë dhe të vizitonte ndonjë event kulturor të organizuar nga Ambasada për të parë me sytë e tij se me çfarë entuziazmi e pret artin rus publiku shqiptar”, thuhet në deklaratën e ambasadës ruse që është publikuar në faqen e Facebookut. Por vetëm Mark Gjonaj, në një reagim nga Nju Jorku, deklaroi për DailyNews.al se gjithçka është një trillim dhe nuk ishte ai autori i shkrimit ku citohet.

“Po ju shkruaj ne lidhje me nje artikull te botuar diteve te fundit ne portale te ndryshme: “Rusia ka blerë një televizion në Shqipëri dhe tre portale, së shpejti edhe një gazetë” me 14 Qershor, 2017 ku identifikohem si Asambleist i Shtetit te New Yorkut.

Dua te beje te ditur publikisht dhe kategorikisht se as une dhe as dikush ne emrin tim, nga zyra ime e Asamblese apo e Fushates, nuk ka shkruar nje artikull te tille, nuk ka dhene interviste dhe as ka komentuar ne lidhje me kete ceshtje.

Si rrjedhoje, kerkoj qe menjehere ky artikull i fabrikuar te hiqet nga faqja juaj ne internet dhe te ndalohet shperndarja dhe botimi i ketyre lajmeve te fabrikuara dhe te rreme dhe gjithashtu kerkoj qe te botoni nje pergenjeshtrim te ketyre deklaratave.

 Sinqerisht,  Mark Gjonaj Asambleist i Shtetit te New Yorkut.”

Ndërkaq, të bën përshtypje se në faqen e ambasadës ruse në Tiranë në rrjetet sociale mëson shumë rreth botës së filorusëve shqiptarë.

Ata janë përgjithësisht dy kategori: ose të rinj shumë, ose gjysëm moshe. Bie në sy që rezultantja që i bashkon ata janë kundërshtimi për SHBA dhe simpatia pa kufi për Moskën. Në komentet e tyre nuk ka argument të mesëm, por o bardh o zi.

Në përpjekje për të zbuluar paksa natyrën e këtyre adhuruesve shqiptarë të Rusisë, biseduam me njërin prej tyre, i cili është publikisht i dallueshëm në faqen e ambasadës ruse në rrjetet sociale. Ai është një person mjaft i njohur pasi punon në media.

Pyetjes se pse merr pjesë në diskutimet që zhvillohen në faqen e Moskës, ai thekson se është shumë e thjeshtë. “Ndjehem filorus dhe i tillë kam qenë gjithnjë. Nuk ka asnjë shtysë tjetër dhe nuk mendoj që ka edhe për të tjerët”, thotë ai.

Bën përshtypje fakti se një pjesë të universit rus të Shqipërisë janë studentë apo aspirantë për studentë në shkollat ruse, por edhe pjesë e rrjetit që kanë kryer universitetet atje.

“Un nuk kuptoj nje gje….???pse usa duhet te bej cte doje ne ballkan apo ne Shqiperi dhe Rusia qenka e penalizuar te bej politikat e saja ne ballkan apo Shqiperi…..Rusia eshte aleate e vjeter e jona, pamvarsisht periudhes qe mardheniet tona u nderprene per disa dekada…….dhe ska asgje te keqe qe ne te kemi raporte sa me miqesore me popullin Trim dhe me Tradita ..Rus….”, shkruan një komentues.

“Askush nuk mund te erresoje madheshtine e Rusise. Keta mjerane mercenare e bejne kete vetem per te arketuar dicka me shume”, shkruan një tjetër.

Ndërsa komentuesi i radhës është mjaft kritik me shqiptarin Mark Gjonaj: “Te gjith e dim sa e bukur, e thelle dhe e pasur eshte kultura Ruse dhe nuk ka njeri qe ta mohoje kete fakt. Dhe te gjith e dim qe perpara se Rusia te behej e njohur per fuqine e saj eshte bere e njohur shum kohe perpara nga kultura e saj e madhe . Do ti rekomandoja edhe ketij zoterie qe kulturen e shplare dhe te flashket Amerikane ta pasuronte me disa ngjyra te bukura nga kultura Ruse”.

Bën përshtypje fakti se në murin e ambasadës ruse zakonisht ka përplasje kundër shqiptarëve, nga shqiptarët për të mbrojtur Moskën, ndërkohë që duket se nuk ndodh në faqet e tjera të rrjeteve sociale të selive diplomatike./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat