Ilir Bytyçi në Beograd në kërkim të drejtësisë për tre vëllezërit e vrarë më 1999

Amerika

Ilir Bytyçi në Beograd në kërkim të drejtësisë për tre vëllezërit e vrarë më 1999

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 21 mars 2018 Në ora: 07:57
Ilir Bytyçi

Ilir Bytyçi, tre vëllezërit e të cilit, shtetas amerikanë, janë vrarë më 1999 në Petrovo Sello (Serbi), ndodhet në Beograd. Mediat serbe raportojnë se ai për herë të parë është takuar me prokuroren për krime të luftës të Serbisë, Snezhana Stanojkoviq, shkruan “Politika”.

Ilir Bytyçi sot pritet të takohet edhe me zyrtarë të Ministrisë serbe të Drejtësisë.

Shtetasit amerikan, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi ishin arrestuar nga fundi i korrikut të vitit 1999, pasi kishin kaluar kufirin e Jugosllavisë ilegalisht, duke iu ndihmuar disa romëve që të iknin nga Kosova.

Një gjykatë në Prokuple, jo larg kufirit me Kosovën, për këtë arsye i kishte dënuar me nga 15 ditë burgim, por katër ditë para se të kryenin dënimin, ishin nxjerrë nga burgu dhe ishin dërguar në Petrovo Sello, ku ishin vrarë më 9 korrik.

Trupat e tyre pa jetë, me duar të lidhura dhe plagë në kokë nga të shtënat me armë zjarri, janë gjetur më 2001 në njërën nga dy varrezat masive në këtë vend.

Deri tash me prokurorinë kishte kontaktuar vetëm Fatos Bytyçi, një tjetër vëlla i të vrarëve.

Deri më tash nuk ka të dënuar për këtë rast. SHBA kërkon nga Serbia të nxjerrë para drejtësisë autorët e këtij krimi, por deri tash kjo vetëm ka folur sikur po punon në këtë drejtim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat