13 mijë dollar për ta ndihmuar regjisorin Bekim Lumi që po përballet më sëmundjen e rëndë të kancerit

Amerika

13 mijë dollar për ta ndihmuar regjisorin Bekim Lumi që po përballet më sëmundjen e rëndë të kancerit

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 27 mars 2018 Në ora: 06:27
Regjisori Bekim Lumi

NEW YORK CITY : Mbrëmë në “Scandinavian House” në Nju Jork, një grup artistësh shqiptar, emra shume të njohur të muzikës klasike, performuan për ta ndihmuar regjisorin Bekim Lumi, që po përballet më sëmundjen e rëndë të kancerit.

Kjo ishte një natë e muzikës shqiptare, një shfaqje me përfitim të veçantë me artistë të shquar shqiptarë si Riad Ymeri, Ergin Oda, Lekë Salihu, Faton Macula, Kushtrim Hoxha, Donika Ukshini-Gjokaj, Lori Miho, Angelo Miho, Bekim Qela , Shpend Xani, Arens Leka, Lorenz Cobo, Taulant Mehmeti, e plotë të tjerë që ju bashkëngjiten këtij koncerti.
“Bekim Lumi, thanë artistët shqiptar në Nju Jork, ka merita t’jashtëzakonshme n’historinë e kinematografisë në Kosovë, kështu që e kemi edhe borxh moral në njifar mënyre”.

Të ardhurat nga ky koncert do të shkojnë drejt fondit të trajtimit të kancerit për Bekim Lumin, një drejtor i talentuar teatri, fitues çmimesh ndërkombëtare, një profesor në Fakultetin e Arteve në Prishtinë dhe një mik i këtyre artistëve shqiptar,dhe ka kontribuar per artin, teatrin e kulturen tone kombetare, si dhe per edukimin dhe formesimin artistik te studenteve dhe artisteve te rinje.

Ai është duke luftuar me kancerin keto dy vitet e fundit. Po ashtu Bekimi është duke pritur për raundin tjetër të trajtimeve në Gjermani dhe ka nevojë për ndihmën tonë në këtë kohë kritike të jetës së tij. Bekimi ka kontribuar shumë në teatrin, artet dhe kulturën e Kosovës, thanë artistët shqiptar.

Ndërkohë thanë ata nje falemindrim e veçante per kete koncert bamiresie i shkon me kete rast Studios Fadil Berisha, Dr Shpresa Xhaklli, Ambasadores Teuta Sahatqija, Ylber Kryeziu, Liridona Malota, Ilir Rizaj, Marjana Bulku, Raif Hyseni, Merita Halili, Edi Gjokaj , Sara Shala, Besa Rugova, Nazim Salihu, Blair Berisha, Marc Marco, Eva Gjoni, Elio & Sons, Ramiz Kukaj, Aferdita Delaj, Ramiz Kukaj, Drin Llaloshaj, Flora Meji, Lubrin Jupoli, dhe Valbona Çoba. dhe AAWO Motrat Qiriazi

Nata me Perlat Shqiptare kishte zgjedhur me shumë kujdes, në zhanre të ndryshme nga ariet, romancieret e stilit klasik shqiptar dhe opera në muzikën tradicionale shqiptare me një prekje të kompozitorëve modernë dhe grupeve rock.
Kjo thanë ata është herë të parë në NYC, ku një grup artistësh shqiptar prezantojë dy numra nga opera shqiptare e parë shqiptare Mrika dhe arie nga opera e fundit Skënderbeu e Prenk Jakovës, kompozitori dhe "babai" i operës kombëtare në gjuhën shqipe.

Besa Gashi-Xani shkroi në statusin e saj në Facebook, për këtë koncert, se :”Jam shumë krenare që kam punuar së bashku me këtë grup artistësh të talentuar, duke krijuar një program të mahnitshëm për koncertin e përfitimit për të ndihmuar shërimin e Bekim Lumit. Të gjithë së bashku kemi punuar shumë për të dhënë gjithçka për të mbështetur një artist mikun tonë në nevojë. Sigurisht asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e Organizatës së Grave Shqiptare Amerikane. Motrat Qiriazi. Ambasadores Teuta Sahatqija dhe i gjithë stafi i saj diplomatik, Dr. Shpresa Xhakli, Fadil Berisha dhe të gjithë të tjerët që morën pjesë duke dhuruar kohë, para ose dhuruar sende për ankand dhe të gjithë ata që blenë biletat - për Bekim Lumin".

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat