SHBA: U shfaq në Nju Jork filmi dokumentar “Mendoj për ty”

Amerika

SHBA: U shfaq në Nju Jork filmi dokumentar “Mendoj për ty”

Nga: Beqir SINA - New York Më: 12 prill 2018 Në ora: 21:22
Atifete Jahjaga

NEW YORK CITY : Mbas një udhëtimi të gjatë në Prishtinë, Tiranë, Nju Jork, Washington D.C, është shfaqur mbrëmë në njërin prej auditorium të Universitetit të New Yorkut, NYU, në Manhattan NYC, premiera e filmit dokumentar “Mendoj për ty”, e cila u kushtohet grave viktima të dhunës në Kosovë, gjatë luftës së vitit 1999.

Shfaqja e këtij filmi mbrëmë, është bërë me nismën e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, producentes Anna DiLlelio , në bashkëpunim me Drejtorin e Programit të NYU në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Profesor Michael John Williams, një profesor mjaft i shquar në NYU dhe gjithashtu në qarqet e politikave, autori i disa librave mbi politikën e jashtme dhe ndërtimin e shtetit, dhe nën kujdesin e veçantë të ish Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Përveç ish Presidentes Jahjaga, të pranishëm në premierën e këtij filmi ishin edhe gra aktiviste të komunitetit, studentët e universitetit NYU, artistë, gazetar, shkrimtar, poet dhe aktivist të dalluar shqiptar dhe amerikan, përfshirë dhe veprimtarët e komunitetit shqiptar Dr. Shpresa Xhaklli, Lisa Milicaj, Harry Bajraktari, Haxhi Dauti, Agim Rexhaj, Kalosh Sela, Imam Harrun Pollozhani, fotografi Fadil Berisha, Avni Mustafaj, Gazmend Gjonbalaj, Mimoza Dajçi, Shqipe Malushi, Bajram Doka, e të tjer.

Po ashtu në këtë aktivitet ishin dhe përfaqësues të Missionit diplomatik, të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, dhe diplomatët e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, producentja Anna di Lellio, si dhe përfaqësuese të grave viktima të dhunës.

Fjalën përshëndetse të këtij aktiviteti e mbajti Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në New York, Ambasadorja Teuta Sahatqija

Në 10 vjetorin e Pavarësisë tonë, Konsullata e Përgjithshme e RK-së në Nju Jork, tha Sahatqija, po organizon aktivitete të shumta, duke trajtuar çështje të ndryshme si suksesi i Kosovës në sport dhe muzikë, ekonomi dhe inovacione, konferenca në rrugën e Kosovës drejt Pavarësisë dhe pozitën e grave brenda shoqërisë e kështu me radhë.

Ndërkaq, sot u shpreh ambasadorja, do të flasim për plagët e thella të luftës, dhunës seksuale si krim lufte dhe krim kundër njerëzimit, faktet dhe mënyrën se si Kosova e trajton këtë kategori të prekshme, duke i ndihmuar ata që të riintegrohen në shoqëri, si dhe luftën e vazhdueshme ndaj ndjekin penalisht kryerësit.

Në fjalën e saj ajo kujtojë se lufta në Kosovë përfundoi në qershor 1999, dhe la pas shkatërrimit, shtëpive të djegura, monumenteve, bibliotekave dhe infrastrukturës. 800,000 qytetarë u bënë refugjatë, të dëbuar nga Kosova, 700,000 u zhvendosën brenda vendit, 13,950 janë të vrarë, 1,690 të zhdukur që ende nuk janë gjetur, dhe rreth 20,000, gra e vajza janë abuzuar seksualisht.

“Çdo prill, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së lëshon një raport mbi dhunën seksuale gjatë konflikteve të ndryshme anembanë botës. Por, për “ironi” Raporti i këtij viti do të diskutohet të hënën më 16 prill, në një debat të hapur në Këshillin e Sigurimit të OKB ,dhe për fat të keq, rasti i Kosovës, ende nuk është pjesë e Raportit, dhe vazhdon të injorohet,” tha Sahatqija.

Duke presantuar folës kryesore të këtij aktiviteti , ajo tha se Presidentja Atifete Jahjaga është një avokate shumë i zëshëm dhe një mbështetës i fortë i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës. Ajo ka punuar shumë për të artikuluar këtë çështje, për të luftuar stigmën, për të ndihmuar të mbijetuarit përmes legjislacionit për njohjen dhe riparimin e viktimave. Së bashku me Presidenten Jahjaga, avokatët e grave, gratë parlamentare dhe udhëheqësit fetarë ishin të angazhuar fuqishëm në këtë përpjekje.

“Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të informuar se Znj. Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës dhe një avokate e fortë për të mbijetuarit e dhunës seksuale, është nderuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së, me Çmimin Ndërkombëtar i Grave për Guximin dhe për përkushtim dhe punë” tha Konsullja e Përgjithshme e RK-së në Nju Jork,  Ambasadorja Teuta Sahatqija,.

Kurse fjalën kryesore e mbajti ish presidentja Jahjaga, e cila është edhe drejtuese e Këshillit Kombëtar të Kosovës për të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale.

Ajo theksoi se kjo nismë synon të krijojë një hapësirë bashkëbisedimi, mirëkuptimi e drejtësie për një pjesë të ndjeshme të shoqërisë sonë të luftës në Kosovë. “Rrëfimi i sotëm është një rrëfim i rëndë i një padrejtësie të madhe të ushtruar mbi popullatën e pafajshme të Kosovës, të mizorisë së një krimi lufte që synoi t’u cenonte dinjitetin mijëra vajzave dhe grave, të ngjallte ndjenjën e frikës dhe shtypjes, të nxiste shpërnguljen masive, i cili mbi të gjitha synonte të zhvishte një shoqëri të tërë nga vlerat e saj njerëzore. Aktet çnjerëzore lanë pas një dhimbje të pashtershme të ëndrrave të lëna përgjysmë, të një jete që nuk u arrit të jetohej kurrë, të një paragjykimi që jetoi gjatë mbi supet e tyre”, theksoi Jahjaga.

Para së gjithash, më lejoni të falënderoj ambasadorin Sahatçiu dhe Anna di Leillo për të ndihmuar në organizimin e kësaj ngjarjeje që synon të rrisë ndërgjegjësimin për një çështje që është shumë e dashur për zemrën time - çështja e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, tha ish Presidentja e katërt e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Dhuna seksuale është një nga armët më të heshtura të luftës që ka ndikuar në jetën e popujve të pafajshëm jo vetëm në Kosovë por edhe në mbarë botën, theksojë ajo duke shtuar se :” Në të vërtetë, është një çështje me të cilën përballet shoqëria jonë dhe për të cilën vazhdojmë të kërkojmë përgjigjen: kush do të marrë përgjegjësinë për këto krime të tmerrshme?”.

Më tej ajo spjegojë se si dhuna seksuale u përdor si mjet lufte gjatë luftës në Kosovë kundrejt një numri të vlerësuar prej 20,000 grave - që synonin spastrimin etnik të shqiptarëve dhe me qëllim të prishjes së strukturës shoqërore të shoqërisë sonë, duke shkatërruar jetën dhe duke e bërë luftë që nuk mbaron kurrë për aq shumë në shoqërinë tonë.

“Rreth njëzet mijë qytetare të pafajshëm morën në trupin e tyre plagët e akteve të neveritshme të abuzimit seksual të kryer nga forcat serbe, të cilat i kthyen trupat e viktimave në një fushë beteje për përfitime politike, u shpreh Jahajga, duke bërw audioriumin të përlotet para këtyre fakteve.

Dëgjova tregime të grave që dëshmonin se vajzat e tyre ishin përdhunuar, rrahur, torturuar para tyre, tregimet e grave të abuzuara seksualisht në mënyra të papërshkrueshme para bashkëshortëve, baballarëve, përpara tërë fshatit. Tregime të fëmijëve të vegjël që nuk kanë mbijetuar akte çnjerëzore. Tregimet e grave që humbën familjet e tyre për turpin e këtij krimi, gratë dhe vajzat e reja u larguan me njollën e turpit të gdhendur thellë në trupat e tyre, tha ajo gjatë fjalës së saj.

Tetëmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftërave në Ballkan, shumica dërrmuese e autorëve nuk janë sjellë para drejtësisë.

“Ndërsa lëvizëm për të rindërtuar të ardhmen tonë mbi rrënojat e shkatërrimit dhe vuajtjeve të mëdha njerëzore, duke luftuar me sfidat e shumta të ndërtimit të një vendi paqësor, të qëndrueshëm dhe të sigurt, ne i lamë viktimat e këtij krimi të tmerrshëm në mëshirën e askujt” pohojë Jahjaga.

Ndërsa shumica e përdhunuesve të luftës ende janë të lirë, mijëra viktima jetojnë në izolim - të burgosur nga turpi, stigma, diskriminimi dhe frika. Viktimat e përdhunimit të luftës në Kosovë, nuk duhej të jetonin në kushte të tilla për shumë vite pas luftës - kushte të krijuar nga shoqëria jonë e cila i ka lënë pas dore nga sistemi politik.

Në ditët e para të mandatit tim si President i Kosovës, shkova për të takuar një grup grash, të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës. Unë dëshmova para së gjithash se lufta për ta nuk kishte mbaruar ende, tha ajo.

Duke dëshmuar mjedisin dekurajues, të mbijetuarit e dhunës seksuale jetonin, vendosa të veproja! Pas një analize të plotë të kompetencave të mia ligjore dhe kushtetuese si president dhe pas takimeve me disa aktivistë, të cilët kishin ngritur zërin për drejtësi dhe njohjen e të mbijetuarve, në mars të vitit 2014, kam iniciuar ngritjen e Këshillit Kombëtar mbi të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale, tha ish Presidentja e Kosovës.

Këshilli ishte përgjigjja e parë institucionale ndaj një problemi që ishte mbajtur nën përfundimet për aq shumë vite. Shkatërroi tabu dhe përdhunimi i luftës u bë një temë e diskutuar publikisht në të gjithë Kosovën, simbas saj.

“Me krenari e mbaj mend ditën e parë të Këshillit Kombëtar pasi që shënoi herën e parë që ne si institucione të Kosovës dhe si shoqëri shprehim angazhimin tonë të patundur për të thyer tabunë, për të luftuar stigmën që ende rrethon të mbijetuarit dhe për të punuar pa u lodhur për t'i trajtuar ato siç kemi bërë me të gjitha kategoritë e tjera të luftës, me respekt dhe dinjitet duke respektuar flijimin e tyre” tha Jahjaga.

Më 12 qershor 2015, në Ditën e Çlirimit të Kosovës, Prishtina u bë qendra e përpjekjeve për të mbrojtur të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, nëpërmjet instalimit artistik "Thinking of you", të artistes Alketa Xhafa-Mripa dhe producentes Anna Di Lellio, kur fusha e gjelbërt e Stadiumit të Prishtinës ishte e mbuluar me pesë mijë  veshje grash me ndonjë shënim të nderuara në litarët e vendosur në fushën e gjelbërt, për të folur me zë të lartë për veprimet çnjerëzore të kryera ndaj grave të  Kosovës, dhe ngritur vetëdijen ndërkombëtare, për të njohur dhe dënuar këtë krim lufte, tha ish Presidentja.

“Sot të mbijetuarit kanë fituar njohjen e tyre ligjore, ne kemi thyer tabu-ato kanë gjetur edhe mbështetjen e miqve nga e gjithë bota, të njerëzve si ju, të cilët po dëgjoni zërat e tyre dhe mbështesin lutjen e tyre për drejtësi,” ka konkluduar mes të tjeraveIsh Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, drejtuese e Këshillit Kombëtar të Kosovës për të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale.

 “Mendoj për ty”

Gjatë vitit 2015, artistja (që jeton në Londër) Alketa Mrripa-Xhafa dhe producentja italo-amerikane Anna di Lellio, organizuan një projekt artistik kushtuar grave viktima të dhunës në Kosovë gjatë vitit 1999. Projekti titullohej “Mendoj për Ty/Thinking of You”. Ky projekt u zhvillua nën kujdestarinë dhe me pjesëmarrjen aktive të Ish Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Këshillit Kombëtar të Kosovës për të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale, të cilin ajo e ka ngritur dhe e udhëheq.

Projekti u shndërrua në një fushatë ndërgjegjësimi në të gjithë Kosovën dhe përtej saj lidhur me këto gra e vajza, të cilat ende sot kanë nevojë për mbështetje. Organizatorët e këtij projekti përgatitën edhe një film dokumentar, i cili paraqet zhvillimin e fushatës dhe e shfrytëzon këtë gjë për të folur edhe një herë lidhur me të drejtat e nevojat e grave dhe vajzave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Filmi është shfaqur më parë si premierë në Prishtinë, Tiranë, Nju-Jork (New School University) dhe në Washington D.C.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat