Shqiptari na sjell historinë më të bukur të llotarisë Amerikane. Pastiçieri nga Lushnja po çmend gjithë Amerikanët

Amerika

Shqiptari na sjell historinë më të bukur të llotarisë Amerikane. Pastiçieri nga Lushnja po çmend gjithë Amerikanët

Më: 13 prill 2018 Në ora: 18:18
Beni Bello

Ka plot shqiptarë që kanë emigruar dhe që kanë ndërtuar jetën e tyre jashtë vendit. Të jesh emigrant dhe të futesh në tregun e punës është jashtëzakonisht e vështirë. Beni Bello, emigrant në Amerikë, në një rrëfim për dritare.net, tregon historinë e jetës se tij dhe biznesit që ai zotëron.

Beni Bello, një qytetar nga Lushnja, ka mbaruar shkollën e kuzhinës në Tiranë më 1989, shkollë që i ka vlejtur shumë në jetë. Pas një eksperience 8 vjeçare në Greqi, në një pastiçeri dhe furrë buke, ai u zhvendos në Amerika. Beni u largua në Amerikë bashkë me bashkëshorten dhe djalin e tij 14 muajsh, pasi fitoi llotarinë amerikane në vitin 1999. Sapo ka mbërritur atje, ai është punësuar direkt në pastiçeri dhe ishte menaxher prodhimi në një nga kompanitë më të mëdha të Amerikës “Panera Bread”.

Pasi kaluan disa kohë, ai rrëfen për dritare.net se kishte fituar eksperiencë dhe gjuhën e kishte mësuar. Pronari i tij doli në pension dhe Beni Bello bleu furrën që tashmë quhet “Bello’s Bakery”.

Prej gati dy vitesh ai është pronar i një biznesi shumë të njohur në Amerikë, që fillimisht është hapur në vitin 1972, kur Beni Bello ishte vetëm 2 vjeç.

“Bello’s Bakery” është furra që Beni gjithmonë ka dashur, ai shprehet: “ Më pëlqen të punoj në këtë punë sepse është art, i jep miellit dhe sheqerit formë, pra jetë”.

Furra “Bello’s Bakery” veç ëmbëlsirave amerikane, promovon edhe ëmbëlsirat tradicionale shqiptare si bakllava, qumështor me petë, oriz me qumësht apo byrek. Ai tregon për dritare.net që jo vetëm shqiptarët i duan gatimet e Shqipërisë, por edhe amerikan. “Amerikanët vdesin për byrekët shqiptarë”, thotë ai.

[Shqiptari na sjell historinë më të bukur të llotarisë Amerikane. Pastiçieri nga Lushnja po çmend gjithë Amerikanët]

Bello’s Bakery është furra që jo vetëm shet prodhimet e saj, por edhe shpërndan falas ëmbëlsira për shqiptarët që ndodhen në Amerikë, në festa kombëtare shqiptare.

Për 14 vjet më radhë Beni, bashkë me disa miq mblidhen çdo të diel duke festuar të “dielën shqiptare” siç e quan ai, ku hahet dhe flitet vetëm shqip.

Gjithçka që shqiptarët duhet të dinë për Bello’s Bakery është, gatim i bukës pa maja, sikurse shqiptarët e duan, gjithçka është e freskët dhe cilësore dhe më e rëndësishmja, të presin me buzëqeshje dhe të përcjellin me falënderim.

Për të gjithë shqiptarët që janë në Amerikë dhe duan të provojnë gatimet e ëmbla të “Bellos Bakery”, furra ndodhet në Saint Louis, Manchester.

Histori të tilla suksesi ka shumë, mjafton që ne t’i promovojmë dhe t’i ndjekim si shembuj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat