A është Nikki Haley politikanja më popullore në Amerikë?

Amerika

A është Nikki Haley politikanja më popullore në Amerikë?

Nga: Beqir Sina Më: 26 prill 2018 Në ora: 16:20
Nikki Haley

Një vlerësim i ashtuquajtur i gjerë me 63% të votuesve amerikanë, që e miratojnë punën e saj, dhe, të vetëm 17% që thonë se nuk e miratojnë në një sondazh të ri të Universitetit Quinnipiac & CNN, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB ,Nicki Haley deri tani bëhet politikanja më popullore në Amerikë.

NEW YORK : "A është Nikki Haley politikani më popullor në Amerikë? ishte pyetja, që njëri prej sondazheve më prestigjoz në SHBA, sondazh i Universitetit Quinnipiac& CNN, që u realizua nga 20-24 prill 2018 në mesin e 1,193 votuesve të regjistruar dha një përgjigje.
Votuesit amerikanë me vija të ndryshme partiake nuk pajtohen shumë në ditët e sotme, por ata mund të bien dakord për këtë: shumica e tyre miratojnë ambasadorin amerikan në Kombet e Bashkuara Nikki Haley.
Një vlerësim i ashtuquajtur i gjerë me 63% të votuesve amerikanë, që e miratojnë punën e saj, dhe, të vetëm 17% që thonë se nuk e miratojnë në një sondazh të ri të Universitetit Quinnipiac & CNN, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB ,Nicki Haley deri tani bëhet politikanja më popullore në Amerikë.

Aprovimi i punës së saj në OKB, përfshin linjat partiake: 75% e republikanëve, 63% e të pavarurve dhe madje 55% e demokratëve, të cilët thonë se ata e miratojnë atë se si po e trajton punën e saj.
Mbështetja e saj në mesin e demokratëve është pothuajse identike me pjesën e demokratëve që e miratojnë udhëheqësin e Minoriteteve të Senatit Chuck Schumer (56%) dhe udhëheqësen e Pakicave të Kongresit Nancy Pelosi (55%) në të njëjtën sondazh.
Kështu, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Nicki Haley, simbas këtij sondazhi ka vlerësimin rmë lart se çdo politikan aktiv në skenën botërore sot. Duhet të theksojmë, megjithatë, sqaronë ky sondazh se vlerësimet e miratimit, të cilat masin performancën e punës, janë pak më ndryshe nga vlerësimet e preferueshmërisë, të cilat kanë tendencë të varen më shumë nga ngjashmëria e përgjithshme.

Simbas këtij sondazhi thuhet se disa politikanë aktivë, si ish-nënpresidenti Joe Biden (58%), Sen. Bernie Sanders, I-Vermont (57%) dhe senatori John McCain, R-Arizona (54%) kanë më shumë se 50% pati nxjerr sondazhi i CNN & Universitetit Quinnipiac, nga dhjetori 2017 dhe janar 2018.
Po, në të njëjtën kohë ish presidenti Barak Obama, arriti një vlerësim të favorshëm prej 66% dhe ish-presidenti George W. Bush “goditi” 61% në një studim të CNN -iUniversitetit Quinnipiac, në janar. Kurse, Sekretari i Mbrojtjes James Mattis arriti në një vlerësim 59% të vlerësimit në të njëjtën sondazh.
Haley, një ish-guvernatore e Karolinës së Jugut, është bërë anëtare publike, zë i fortë i ekipit të politikës së jashtme të administratës Trump, duke paralajmëruar ashpër qendrimit e kësaj administrate ndaj Koresë së Veriut dhe Sirisë gjatë 16 muajve të saj në punë. Ajo simbas shtypit amerikan ka “debatuar" edhe me Presidentin Trump, për disa tema të diskutueshme, të tilla si kundërshtimi i ndalimit të tij të propozuar për ndalimin e vizave për disa vende "myslimane" dhe ajo nga OKB, vazhdimisht ka tërhequr një vijë më të ashpër se sa Shtëpia e Bardhë, mbi marrëdhëniet e SHBA me Rusinë.

Nicki Haley , në janar të këtij viti u “hakmerr” ndaj atyre vendeve që ishin Pro Rezolutës së Truqisë dhe grupit të vendeve Islamike, pra Vota e tyre kundër në OKB -së ku “fatkeqësisht” u përfshi edhe Shqipëria.
Përpara votimit, më 22 dhjetor të viti të kaluar ambasadorja amerikane bëri këtë deklaratë: “Ne do ta kujtojmë këtë kur të na kërkohet përsëri të japim kontributin tonë në Kombet e Bashkuara, organizmi më i madh në botë. Do ta kujtojmë gjithashtu kur shumë vende të vijnë e të na kërkojnë, siç bëjnë aq shpesh që ne të paguajmë akoma më shumë dhe të perdorim ndikimin tonë në dobi të tyre”, deklaroi ambasadorja Haley.
Ndërsa, Rezoluta kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga SHBA-të u votua me një shumicë dërrmuese prej 128 votash pro, 9 kundër dhe 35 abstenim më 22 Dhjetor 2017.
Mirëpo, në një event të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës, në Nju Jork, Ambasadorja Tetua Sahtqija, ftoi Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, e cila deklaroi se Uashingtoni po përpiqet fort që të gjitha vendet ta njohin Kosovën në Kombet e Bashkuara.

Haley i bëri komentet gjatë pritjes së organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork dhe Dhoma Amerikane në Kosovë, javën e fundit të dhjetorit të kaluar ku ishin të ftuar ambasadorë të akredituar në OKB, si dhe përfaqësues të diasporës shqiptare e të bizneseve amerikane, njoftoi Bota sot, duke shtuar se Diplomatja e lartë nuk la pa përmendur dhe faktin që bashkëshorti i saj është me origjinë shqiptare.

“Ne deshëm të merrnim pjesë në këtë aktivitet për disa arsye. Jam këtu me burrin tim, gjyshi i të cilit erdhi në Amerikë nga Shqipëria. Kemi shumë gjëra të përbashkëta me kosovarët në komunitetin shqiptar. Ne po përpiqemi që Kosova të marrë njohjen e të gjithë vendeve në OKB dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa Kosova ta fitojë njohjen”, tha Haley.

Arsyeja që e bëjmë këtë, vazhdoi Haley, është se kemi disa vlera të përbashkëta: respektojmë njëri-tjetrin, besojmë tek njëri-tjetri e kemi të njëjtat vlera demokratike. Ajo kujtoi sesi shqiptarët e Kosovës u treguan të gatshëm të ndihmonin kur Teksasi u godit nga uragani këtë vit e shtoi se kjo flet për lidhjet që dy popujt ndajnë mes tyre.
Ambasadorja, Nicki Haley, la më tej të kuptohej se prania e saj në event ishte dhe një mesazh i qartë i faktit se Amerika do të vazhdojë të mbetet një vend mik për Kosovën, dhe të gjithë shqiptarët.

Të dielën e kaluar, Ambasadorja Haley njoftoi se SHBA ishte caktuar të vendoste sanksione shtesë kundër Rusisë, në përgjigje të sulmit të armëve kimike në Siri.

Kur Shtëpia e Bardhë më vonë sugjeroi se kishte një "hutim të çastit për këtë", Haley dha këtë deklaratë për të thyer “hutmin” në përgjigje: "Me gjithë respektin e duhur, për admisntratên time, dua të them tha ajo unë nuk jam aspak e hutuar”.
Vlen të përmendet se pozicionet e sigurisë kombëtare dhe të politikës së jashtme kanë tendencë të jenë më shumë dypalëshe sesa rolet e tjera; Haley u konfirmua me shumicë dërrmuese nga një diferencë 96-4 në Senat në janar të vitit të kaluar, kur Presidenti Donald Trump i besojë asaj postin më të fuqishëm në Kombet e Bashkuara për SHBA.
Disa zyrtarë amerikanë që kan qenë më shumë të popullarizuar gjatë jetes aktive janë : ish Sekretaria e shtetit, ka pasur vlerësimin e miratimit të Hillary Clinton me 77% në një sondazh të CBS News në janar 2010. Më par, Sekretaria i Shtetit Madeleine Albright “goditi” një vlerësim 62% në Gallup / CNN / USA Today, sondazhi në shkurt 1998.
Por të tjerët kan qenë shumë pak të vlerësuar, aq sa ish-Sekretari i Shtetit Rex Tillerson arriti vetëm një vlerësim të favorshëm prej 31% në një sondazh të tetorit nga Universiteti Quinnipiac. Ndërkohë, që ish-ambasadoria e SHBA, në OKB-, Susan Rice me “zor” fitoi vetëm një vlerësim të favorshëm prej 35% në një sondazh të CNN 2012.
Sondazhi i Universitetit Quinnipiac, thuhet se u zhvillua nga 20-24 prill 2018 në mesin e 1,193 votuesve të regjistruar. Ndërkohë, që margjina e gabimit të mostrimit është ± 3.4 pikë përqindjeje për mostrën e plotë; është më e madhe për nëngrupet.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat