Zonja e Shkodrës - ka festuar 48-të vjetorin e famullisë së saj në Nju Jork

Amerika

Zonja e Shkodrës - ka festuar 48-të vjetorin e famullisë së saj në Nju Jork

Nga: Beqir SINA - New York Më: 1 maj 2018 Në ora: 15:06
Dita e Zojës së Shkodrës është 26 prilli.( Photo credite Leonard Berishaj)

BRONX - NEW YORK : Të dielën, me 29 prill, në praninë e shumë besimtarëve, është kremtuar festa e Zojës së Këshillit të Mirë – Pajtores së Shqiptarëve, nën patronatin e famulllisë Zoja e Shkodrës në Harsdale - New York, meshtarit të saj Dom Pjetër Popaj.
Si njofton në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Kryetari i Këshillit të Kishës, Zoja e Shkodrës, Leonardo Berishaj, në lokalin “Maestros” në qytetin e Bronxit - New York, New York, mbrëm me pjesmarrjen e dhejtra besimtarëve është kremtuar 49 vjetori i kësaj famullie, pervjetor i cili në mënyrë të organizuar kremtohet që nga viti 1970, e cila thotë ai :”Kremtohet si festa e Nenës së Këshillit të Mirë, pajtorës të të gjithë shqiptarëve, Zoja e Shkodrës”.

Besimtarët katolikë të famillisë Zojës së Shkodrës, për afro pesë dekada me një mbrëmje, dhe ceremonitë fetare clebruan ditën e Zojës së Shkodrës, pajtores së tyre dhe popullit shqiptar. Në një kodrinë mes një pylli të bukur, në lagjen e jashtme të qytetit White Plains, vetem pak kilometra larg rrugës kryesore, gjendet kisha kushtuar Zojës së Shkodrës,  një  kishë kjo që është e ndërtuar në New York nga shqiptarët e Amerikës.

Zonja e Shkodrës (Përcjellë nga Zoja e Shkodres)

Zoja e Shkodrës apo Zoja e Kshillit të Mirë, është një ikonë e Shën Marisë me Jezusin fëmijë. Kjo ikonë gjendej në kishën kushtuar Sh. Marisë në Shkodër. Sipas dëshmive të ndryshme të asaj kohe, thuhet se ikona braktisi kishën rrëzë kalasë së Rozafës me 25 prill 1467, pak para pushtimit të qytetit nga turqit, që kërcënonin çshenjtërimin e kishës, dhe mori rrugën fluturimthi duke kaluar detin drejt Italisë, e mbajtur nga dy engjëj. Kjo ngjarje u ndoq nga dy shtegëtarë shqiptarë, Gjorgji dhe De Sclavisi. Në Itali, ikona e Zojës së Shkodrës u vendos në kishën e Gjenacanos, një kishë ndërtuar që në shekullin e dhjetë. Këshilli i katërt i peshkopëve shqiptarë, i mbajtur në vitin 1895, e shpalli Zojën e Shkodrës "Pajtore të Shqipërisë". Shkodranët e shprehin në këngë mjerimin që pushtoi qytetin pas shtegtimit të Figurës së Zojës dhe pushtimit osman:
"Qysh at ditë që na u largove,

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat