Nënat dibrane nga Nju Jorku, ishin për vizitë te Amishët, popullit më të pazakontë në SHBA

Amerika

Nënat dibrane nga Nju Jorku, ishin për vizitë te Amishët, popullit më të pazakontë në SHBA

Nga: Beqir Sina Më: 8 maj 2018 Në ora: 22:30
Shoqata Atdhetare DIBRA - udhëtim me Nënat dibrane nëpër vendet turistike të Amerikës

Nënat dhe gatë dibrane nga ishulli Staten Island në Nju Jork, nën kujdesin e Shoqatës Atdhetare DIBRA, në “Ditën e Nënave”, këtu në Amerikë, kan zhvilluar një vizitë në një populli të veçantë, që njihen me emrin Amishët.

Amishët, janë historia e popullit më të pazakontë në SHBA, të cilët vizitohen çdo ditë nga mijëra turistë të huaj dhe vendas, duke përjetuar jetën më të thjeshtë të popullit Amish në një turne në kantonin Lancaster County në Pensilvania.

Udhëtimi i nënave dibrane nga Staten Island - New York, ishte i shkurtër, krahasur me atë zhvilluar nga Shoqata Atdhetare DIBRA, vitin e kaluar, po me nënat dibrane. Ai zgjati më pak se dy orë e gjysmë, përgjatë rrugëve të New Jerseyt , Conecticet dhe rrugët dredha-dredha nga Filadelfia në vendin Lancaster County në Pensilvania, ku edhe jetojnë Amishët.

Nënat dibrane gjatë këtij udhëtimi nëpërmjet “udhërrëfyesve” kan mësuar shumë për historinë, idealet dhe kulturën e njerëzve Amish dhe Mennonite përgjatë këtij udhëtimi që u ka lënë mbresa të shumta.

Madje ato zgjodhën për disa çaste të jetojnë si Amish, dhe të lëvizin nëpër rrugët e fshatit, duke marrë një udhëtim në një karrocë me kuaj. Më pas vizita e tyre kalojë shtëpitë ku bëhet edhe art, aty ku gartë bëjnë punë me dorë, dhe zanatet dhe produktet e tjera që janë motive në jetën e përditëshme të këtij populli më të thjeshtë, dhe të veçantë, të popullit Amish.

Pas mbërritjes dhe në varësi të gjatësisë së turneut, aktiviteti i këtyre grave do të ndryshonte sipas që ato vizituan. Ato vizituan një furrë lokale, e cila gatuan me magje si kan gatuar bukën nënat tona, në fshat. Po ashtu vizituan një muze për të parë se si Amishët kanë jetuar për më shumë se dy shekuj. Gjithashtu, hëngrën drekë në një restorant klasik të Pensilvanisë, me specialitete holandeze dhe me produktet e tjera të fshatit.

Shoqata Atdhetare DIBRA, në Staten Island - New York, nëpërmejt faqes së saj në rrjetin social Facebook, ka shpërndar edhe fotot nga eksursioni i rradhës me Nënat e tyre, ku si shkruajnë ata fotot janë ato që tregojnë ç'do gjë,nga ky udhëtim mbresalënës, ku duken :” Nëna të lumtura dhe të gëzuara të cilat ju bashkuan këtij eksursioni një ditor e organizuar nga Shoqata Atdhetare Dibra” shkruajn ata..

Simbas tyre, ky eksursion kishte për qëllim të vizitohet komuniteti më i veçantë që ka Amerika, Amishët (Amish county, Pennsylvania).

“Gjatë vizitës në këtë eksursion, Nënat tona, thotë në llogarinë e saj shoqata DIBRA, kishin mundësi të shikojnë më nga afër se si jeton ky komunitet shumë i veçantë në Amerikë, dhe të falënderojnë , pronarin e kompanisë “Flag contracting” dibranin e sukseshëm, Bedri Sela, per sponzorimin e bluzave falas për të gjithë pjesëmarrësit, pra për Nënat dibrane në Nju Jork ”

Bordi drejtues i SHAD, premton se do të vazhdojë edhe në të ardhmen që të organizojë udhëtime të ndryshme për Nënat e tyre të shtrejnta! thuhet në fund të njoftimit të Shoqatës Atdhetare DIBRA, në Nju Jork.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat