Dibranët në Amerikë, ndihmojnë familjet në nevojë për muajin e Ramazanit në Dibër

Amerika

Dibranët në Amerikë, ndihmojnë familjet në nevojë për muajin e Ramazanit në Dibër

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 14 maj 2018 Në ora: 15:33
Ilustrim

STATEN ISLAND NY : Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, si njofton në statusin e saj në rrjetin shoqëror Facebook, Shoqata Atdhetare DIBRA - nga Staten Island New York, Dega e bamirësisë në këtë shoqatë, e udhëhequr nga Bekim Paçuku, do të organizojë grumbullimin e mjeteve (të hollve) për të ndihmuar familjet në nevojë gjatë gjithë muajit të Ramazanit në qytetin e Dibrës.

Sipas të dhënave në statusin e kësaj shoqate 60 pakot e para ushqimore të mbledhura janë duke u përgaditura dhe do të shpërndahen për familjet në nevojë. Pakot janë me vlerë prej 100 dollar për familje, shperndarja e tyre behet në ditët e nisjes së muajit të shenjtë agjerimit.

Për këtë qëllim thuhet në njoftim një ndihmë po jep edhe Kompania "Dash Komerc" - në Dibër, e cila do të bëjë paketimin e ushqimit për çdo familje si dhe shpërndarjen e tyre nëpër shtëpitë e familjeve në nevojë - bashk me një grup mbykqyrës i caktuar nga Shoqata Atdetare DIBRA në Staten Island - New York.

Po ashtu ata thonë se ky aksion për grumbullimin e fondeve për pakot që do të shpërndahen gjatë këtij muaji -  do të vazhdojë deri në ditën e fundit të këtij agjerimi.

Andaj  thekson shoqata Dibra duke u bërë thirrje të gjithë dibranve në Amerikë, se :” Çdo person që dëshiron të ndihmojë në këtë aktivitet bamirësie duhet të paguajë më e pakta 100 dollar për një familje, ose nëse keni dëshirë të ndihmoni më shumë falmije, atëherë ju caktoni numrin e familjeve që doni të ndihmoni dhe shumën e dhuruar!”

"Kështu që falë zemërgjerësisë së donatorëve vullnetmirë, anëtar të komunitetit dibran në Amerikë, shoqata njofton se deri tani kemi arritur që të sigurojmë pako ushqimore përfamiljet në nevojë në qytetin tonë Dibrën, », thotë Kryetari i Shoqatës Atdhetare DIBRA në Staten Island Dashnor Miftari, duke faleminderuar në mënyrë të veçantë secilin prej tyre dhe lutur që Zoti ua shtoftë të mirat çdo dhuruesi.  

Ndryshe, komuniteti dibran në Amerikë, që është një nga më të mëdhenjët dhe më të organizuarit me SHAD, gjithmonë kan ndihmuar komunën e tyre në Dibër, edhe me ndihma të tjera, përfshirë edhe disa raste me muajin e madhërishëm të Ramazanit, ata u kan dal në ndihmë me pako ushqimore familjeve të varfra, duke u përpjekur maksimalisht që me ndihma t’i përfshijë ato familje që vërtet janë në gjendje të vështirë ekonomike, që sado pak atyre t’ua zbusin varfërinë.

Kësaj rradhe të nxitur nga thirrja “Të ndihmojmë familjet në nevojë për muajin e Ramazanit! “ kjo shoqatë dhe ky komunitet dibran në Amerikë, thotë se :” Zemërgjëresia dibrane është shumë e madhe, në një kohë shum të shkurtur kemi arritur të sigurojmë pako me ushqim për 60 familje, të cilat do të shpërndahen prej ditës të parë të Ramazanit”.

Por, shtojnë ata se numri i familjeve në nevojë është shum më i madh se sa mundeni t'a mendoni, prandaj le të bashkohemi të gjithë për të bërë sa më shumë familje të gëzuara për muajin e Ramazanit.

"Në këtë aksion humanitar munden të kontribojnë të gjithë dibranët ku do që jetojnë, Amerikë ose Evropë. Kemi rast konkret ku kemi pranurar pagesë nga një dibran që jeton në Gjermani, kjo tregon se humanizmi dibran nuk ka kufi …." thotë njoftimi i SHAD-it.

Ndersa, shpjegon se grumbullimi i mjeteve (të hollave) do të vazhdojë deri sa të plotësojmë listën me familjet në nevojë. .

Kështu që ç'do person që dëshiron të ndihmon në këtë aktivitet bamirësie duhet të paguajë minimumi 100 dollar për një familje, ose nëse keni dëshirë të ndihmoni më shumë falmije, atëherë ju caktoni numrin e familjeve që doni të ndihmoni! thonë ata në këtë njoftim.

Duke shtuar se :"Për të kontribuar kontaktoni degën e bamirësisë në Kontakt: Tel: 718-619-8474 - Bekim Paçukun, Tel.: +1 (718) 619-8474
Mënyra e pagesës:

Pagesa do të behet në Shoqatën Atdhetra Dibra: - Cash (në zyren e shoqatës ose tek anëtarët e bordit) - Credit Card - PayPal - Zyra e SHAD: 1880 Hylan Blvd, Suite 2R-5 Staten Island, NY 10305( fotografitë janë ilustruese marrë nga foto-albumi i SHAD).

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat