Shqiptari në Nju Jork, gjen një zarfin me para dhe ja dorëzon zyrtarve të Citybank

Amerika

Shqiptari në Nju Jork, gjen një zarfin me para dhe ja dorëzon zyrtarve të Citybank

Nga: Beqir Sina Më: 17 maj 2018 Në ora: 18:19

Gjestet humane të shqiptarve që jeton në mërgim , po bëjnë bujë në mediat e vendve ku ata jetojnë e punojnë.
Vetëm në Nju Jork, kemi disa raste kur shqiptarët tërheqin vëmendjen e opinionit me gjestet e tyre tepër humane dhe të ndershme.
Mësohet se një njujorkez, emri i të cilit nuk bëhet i ditur , kishte tërhequr një shumë dollarësh nga kursimet në një bankë, në qytetin e New Yorkut, Citybank.

Në një moment të pa përcaktuar, personi që ndërsa dilte nga banka ka humbur një zarf që e kishte ndarë me para kesh.
Për fat të mirë personi që e ka gjetur zarfin me para ka qenë një shqiptar Murat Rexha nga Dibra e Madhe me banim në New York, i cili e gjeti zarfin dhe e bëri misionin e shqiptarit, ta kthente atë me ndershmëri, thonë zyrtarët e vendit të punës ku punon Murat Rexha.

Ky gjest u vlerësuar si shumë human, është bërë lajm nga kompania prestigjoze “Harvard Protect” dhe zytarët e Citybank në New York.
Zyratët, e kompanisë, ku punon shqiptari Harvard Protect , me këtë rast thanë se dëshirojnë të sjellin në vëmendjen opinionit njujorkez, një rast që meriton mirënjohje nga kompania “Harvard Protect” në lidhje me Zyrtarin e Sigurisë, zotin Murat Rexha, i cili punon në ndërtesën 250 Broadway në qytetin e New Yorkut.

Ata thonë se gjatë kryerjes së një kontrolli të sigurisë rreth perimetrit të zonës 250 Broadway New York City - Rexha, gjenë në trotuar përpara Citybank një zarf të pa hapur me dollar.
Zarfi përmbante simbas tyre 680 dollarë kesh, të cilat me sa duket dikush që hynte ose dilte, mbasi tërhoqi shumën e parave, humbi zarfin pa e kuptuar. Ndërsa, z. Rexha, që gjeti këtë zarf me të njoftuar autoritet bankare të Citybank, e ktheu zarfin tek menaxheri i bankës pa asnjë hezitim.

Mirëpo kompania ku punon Rexha, një emigrant nga Dibra e Madhe, vendosur vitet e fundit në Nju Jork, thotë me mburrje se veprimi i punonjësit të saj Murat Rexha, ilustrojnë korrektësinë, sigurinë dhe ndershmërin? e kompanisë prestigjoze “Harvardin Protect”, dhe vlerat thelbësore të saj që janë edhe burim suksesit në qytetin e New Yorkut.

“Për shkak të veprimeve të tij, ndershmërisë dhe kthimit të shpejtë të zarfit, paratë u kthyen në pronarin e ligjshëm katër ditë më vonë”, thotë kompania deri sa i ndau zotit Rexha një çertifikatë mirënjohje.

Z. Rexha mori çertifikatën e mirënjohjes duke i njohur atij veprimin human dhe ndershmërinë në mënyrën e dorzimit të zarfit me para, duke marrë edhe një Faleminderim publik për këtë veprim në këtë fushë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat