Klintonët, gjithmonë për shqiptarët, dhe me shqiptarë - shumë të afërt edhe me fëmijët e shqiptarëve

Amerika

Klintonët, gjithmonë për shqiptarët, dhe me shqiptarë - shumë të afërt edhe me fëmijët e shqiptarëve

Nga: Beqir SINA - New York Më: 1 qershor 2018 Në ora: 17:59
Bill Clinton me fëmijët e shqiptarëve

Amerikanët në përgjithësi njihen si njerëz shumë të afërt me Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Por, në veçanti çdo njeri prej tyre do të kishte një vend të veçantë në lidhjet e tyre me shqiptarët e Amerikës, por asnjeri prej tyre as që mund të krahasohet me Klintonët që gjithmonë jane për shqiptarët, dhe me shqiptarë - shumë të afërt edhe me fëmijët e shqiptarëve në Amerikë.

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij Hillary Clinton e cila në zgjedhjet e fundit në Amerikë ishte në kandidaturë për të parën e shtetit në një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale kanë treguar sërish afërsinë e tyre me fëmijët shqiptarë.

Më së fundi simbas fotos që po qarkullon në rrjetet sociale me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorin, pa saktësuar se ku , kur dhe cili ka qenë takimi fotografia duket se është realizuar me dy fëmijët shqiptar.

Aty duken dy fëmijë të një familje shqiptare në Amerikë, veshur me bluzat e kuqe dhe shqiponjat e zeza në gjoks, që janë takuar me , ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij Hillary Clinton, të cilët u dhurojnë dy fëmijeve shqiptar një fotografi me shumë dashuri, që sot është gëzimi edhe  për të gjithë fëmijët shqiptar në Amerikë - për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat