Ndërron jetë Ballisti Xha Ajet Rushiti në SHBA, stërnipi Fatlum Rushiti pason rrugën e tij

Amerika

Ndërron jetë Ballisti Xha Ajet Rushiti në SHBA, stërnipi Fatlum Rushiti pason rrugën e tij

Nga: Emin Gaxha Më: 27 qershor 2018 Në ora: 07:09
Xha Ajet Rushiti

Sot në moshën 88 vjeçare ndërroi jetë Haxhi Ajet Rushiti, veprimtari i shquar i çështjes kombëtare në Amerikë. Aderuesi i Ballit Kombëtar dhe Lidhjes Kosovare, kërçovari Xha Ajet Rushiti gjatë veprimtarisë së tij bashkëpunoi me një sërë atdhetarësh: Mit'hat Frashërin, Luan Gashin, Abaz Ermenjin, Vasil Andonin, Shaban Polluzën, Mefailat e Zajazit, Xhemë Hasën, Ernest Koliqin, Metush Krasniqin, Ibrahim Rugovën, Fehmi Aganin, Mark Krasniqin, Arben Xhaferin, etj. 

Në Amerikë shquhet për lobimet e fuqishme në OKB e White House dhe takimet e shumta me Ronald Reagan, George Bush Senior, Bob Dole, Tom Lantos, Bill Clinton, etj.

Rrëzoi regjimet komuniste barbare sllavo-tito-enveriste, kontriboi në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, solli demokracinë në Trojet Etnike dhe senzibilizoi Çështjen Çame në Bruksel dhe Washington. I ndjekur tërë jetën nga sigurimet komuniste barbare sllavo-tito-enveriste, shpirti i xha Ajetit kurrë nuk pushoi për Shqipërinë Etnike. Shqiptarët e Amerikës kujtojnë te ai shpirtin human dhe solidar. Shtëpia e tij ka qenë e hapur gjithmonë për të pritur dhe përcjellur shqiptarë nga të gjitha trojet. 

Amanetin dhe rrugën atdhetare të Xha Ajetit e pason stërnipi Fatlum Rushiti: diplomat, politolog, veprimtar dhe themelues i Lobit Botëror Shqiptar (World Albanian Lobby) në Dallas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat