Presidenti i Kosovës, Thaçi, dekoroi familjen shqiptaro-amerikane Bardha nga Detroti - Michigan - Bota Sot
Presidenti i Kosovës, Thaçi, dekoroi familjen shqiptaro-amerikane Bardha nga Detroti - Michigan

Amerika

E shtunë, 22 shtator 2018

Presidenti i Kosovës, Thaçi, dekoroi familjen shqiptaro-amerikane Bardha nga Detroti - Michigan

Nga: Beqir SINA New York Më: 10 korrik 2018 Në ora: 16:18
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ekrem Bardha

Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, lobistin e çështjes kombëtare, shqiptaro-amerikanin, Ekrem Bardha dhe vajzën e tij, veprimtare Donika Bardha, dalluar për kontributin e tyre në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Këtë dekorim Presidenti i Kosovës, e ka bërë në 242 vjetorin e  Pavarësisë së SHBA-së, me ç’rast ka uruar të gjithë shqiptarët që jetojnë atje dhe që forcojnë miqësinë e përjetshme me SHBA-të

“Ne do jemi mirënjohës për mbështetjen e shqiptaro-amerikanëve që bënë të pamundurën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Sot, në përvjetorin e 242 të pavarësisë së SHBA-së, uroj të gjithë shqiptarët që jetojnë atje dhe që forcojnë miqësinë e përjetshme me shtetin që është lider i lirisë dhe demokracisë globale”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin shoqëror Facebook.

“Të dashur miq, ndihem shumë i kënaqur të ndaj me ju këtë çmim të cilin unë e konsiderojë si edhe një çmim në emër të të gjithë shqiptarëve amerikanë që kontribuan në lirinë, çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës.”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, lobisiti i njohur nga Dteroiti - Michigan, zoti Ekrem Bardha.

Më tej ai shkruan se e ndjej veten më se të vlerësuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi., mbasi ai : “Më 4 Korrik 2018 në Prishtinë, 242 Vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaqi, na bëri njeë suprizë të madhe, duke më dekoruar me Medaljen Presidentiale në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, për kontributin e dhënë për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, ku po në të njëjtën ditë, zoti Thaqi, dekoroj dhe vajzën time Donika Bardha”.,

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test