Histori në një Shishe “Gjergj Kastrioti - Vranac i lashtë”

Amerika

Histori në një Shishe “Gjergj Kastrioti - Vranac i lashtë”

Beqir SINA New York City Nga Beqir SINA New York City Më 20 korrik 2018 Në ora: 15:49
Shishja Stone Castle me Gjergj Kastrioti

Stone Castle : ”Për nder të 550 vjetorit të Gjergj Kastriotit, lansojë produktin më të ri në tregun e verës kosovare të dedikuar heroit tonë kombëtar”

RAHOVEC : Për nder të vitit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, heroit tonë kombëtar, princit shqiptar të Arbërisë, gjiganti Kosovar i prodhimit të verërave “Stone Castle” nga Rahoveci, vjen zyrtarisht me një verë speciale, e cila quhet “Gjergj Kastrioti -Vranac i lashtë”.


Drejtori gjeneral i “Stone Castle”, Avdi Gecaj – CEO, shkruan në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, se Vera “Gjergj Kastrioti -Vranac i lashtë”, - është e disponueshme tani, dhe është një provë unike ,:”Një verë e lashtë - nga vreshtat e vreshtave të Stone Castle dhe Veraria - Kosova. Një dedikim për jetën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në 550 vjetorin e tij e miratuar nga pasardhësia e gjakut - Sophie Castriota.”, thotë Gecaj, i cili ka publikuar edhe një video ku tregon inserte historike nga Gjergj Kastriotit Skënderbeut, heroi ynë kombëtar, princi shqiptar të Arbërisë.

“Stone Castle” nga Rahoveci, thotë se kjo verë është punuar me pasion dhe përkushtim ndaj historisë, me vulën e kësaj trashëgimie Sophie Castriota mbesës së heroit tonë, duke e quajtur atë "Histori në një Shishe".

Stone Castle, më tej thotë se duke qenë shtëpi e një kulture shumëvjeçare e prodhimit të verës, me shumë përkushtim arriti të krijojë verën e fisnikëruar dedikuar heroit tonë kombëtar., mbasi edhe Rrushi i lashtë Vranac, është me prejardhje autoktone dhe ka cilësi të lartë.

Ky rrush, simbas tyre kultivohet në lartësi mbidetare prej 350-450 metrash në majat e vreshtave ë të lashta të Stone Castle, në tanqe speciale fermentimi dhe ruhet në fuçi lisi hungarezo-amerikan për 9 muaj.

Më tej kantina me renome botërore në prodhimin e verërave kosovare - “Stone Castle” nga Rahoveci, me pronar shqiptaro amerikanin – Rustem Gecaj, - i nderuar nga ish- Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani me titullin “Nderi I Kombit”, mbase një “dollie” virtuale në rrjetin social, “Gëzuar Kosovë! Tokë e lashtë e Arbërisë!”, thotë se pas çdo fitore të një beteje, Gjergj Kastrioti, e festoi me një dolli, e këtë traditë të fitores, çka tash 550 vjet nga vdekja do ta vazhdojmë, ne me verën “Gjergj Kastrioti -Vranac i lashtë” që do të mbetet ndër më të veçantat e Stone Castle”.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat