Xherdan Shaqiri, pas Rusisë sjell në Nju Jork, simbolin e famshëm Shqiponjën me dy krena - me dy pëllëmbat e dorës

Amerika

Xherdan Shaqiri, pas Rusisë sjell në Nju Jork, simbolin e famshëm Shqiponjën me dy krena - me dy pëllëmbat e dorës

Nga: Beqir SINA Më: 23 korrik 2018 Në ora: 15:24
Xherdan Shaqiri duke shijuar pushimet verës

Xherdan Shaqiri, i cili thuhet se ndodhet së bashku me skuadrën e tij Liverpool, në Nju Jork, është duke shijuar pushimet verës, nën magjepsjen pas këtij qyteti mit, ku jetojnë edhe shqiptarët.

Kjo është një periudhë ku disa nga futbollistët më të mirë të botës, me skuadrat e tyre, nga Italia, Spanja, Anglia, Gjermania, kan mbritur në Nju Jork, të thithin diellin dhe shijonë bukurinë mahnitse të qytetit gjatë pushimeve të tyre të shkurtra të verës, në Nju Jork.

Xherdan Shaqiri, ka postuar një fotografi në Nju Jork, në një mjedis të gjelbëruar të qytetit i veshur me firmato, të cilën gazeta britanike Daily Mail, e publikojë menjëher, pasi ai gëzon pushimin pas Botërorit, në këtë qytet, ku ai ka ndarë gëzimin e tij siç mësohet nga rrjetet sociale edhe me shqiptarët e Amerikës.

Daily Mail shkruajti se : “Një vit i Kupës Botërore do të thotë se ka edhe një ndërprerje të shkurtër të verës për futbollistët ndërkombëtarë, kështu që nuk është befasi që disa prej tyre të shfrytëzojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre, për pushime, para se ata të ribashkohen me klubet e tyre përkatëse përpara sezonit të ri”.

Xherdan Shaqiri i cili udhëhoqi me shokët e tij Zvicrën në raundin e 16-të në Rusi përpara se të rikthehet në Angli, kishte për të nënshkruar për të përfunduar transferimin e tij nga Stoke City në Liverpul, duket se ka zgjedhur Nju Jorkun për pushime, të shkurtëra.

Dhe, aktualisht ai është duke shijuar një pushim të shkurtër në New York City, ku një mesditë ai e ka kaluar në studion Berisha, të fotografit me renome botërore Fadil Berisha, dhe është takuar, me artist, diplomat, dhe afaristë e veprimtar të komunitetit shqiptar në Nju Jork.

Ambasadorja e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Besiana Kadare, shefe e Misionit , është takuar në Studion Berisha, në Nju Jork, me Xherdan Shaqirin, futbollistin që së bashku me Granit Xhakën, në ndeshjen e Zvicrës, kundër Serbisë, për Kupën e Botës, festuan golat e tyre me simbolin tashmë të dashur e majft të pëlqyeshem të shqiptarëve, kudo në botë, Shqiponjës me dy krena bërë me dy pëllëmbat e dorës.

Ajo mbasi publikojë fotografinë e saj duke pozuar me simbolin e Shqiponjës me dy krena me dy pëllëmbat e dorës, me Shaqirin, shkruan në statusin e saj : “E kënaqur që takova në NY Xherdan Shaqiririn, futbollisti e mirënjohur të Zvicrës që shënoi gjatë Kupës së Botës kundër Serbisë. Ai është krenar për të qenit shqiptar dhe ne e festuam duke e bërë së bashku këtë gjest tashmë të famshëm, që pasqyron flamurin e shqiponjës dy krenare. Shumë faleminderime për Fadil Berishën për pritjen!”, shkruan Ambasadorja Besiana Kadare.

Simbas rrjeteve sociale në këtë pritje private, fotografi i famshëm Fadil Berisha, bëri bashkë, sportistë, diplomatë, artistë, biznesmen e afaristë, si dhe veprimtar të komunitetit shqiptar, përfshirë, kandidatin për në Asamblenë e Nju Jorkut, Vedat Gashi, Dr. Suljeman Çelaj, aktorët e njohur nga Kosova Vlora Nikçi dhe Armend Baloku, e tjer.

Ju Faleminderit! Fadil Berisha për organizimin perfekt të ndejës ashtu siç di vetëm ti për gjera specifike, shkruajti në statusin e tij në rrjetin social Facebook, aktori nga Kosova Armend Baloku, duke postuar fotografinë me yllin e përfaqësues zvicerane Xherdan Shaqirin në New York, dhe Fadil Berishën.

“Sonte edhe pse nuk isha në Prishtinë për premierën e filmit “Një tregim Prishtinë”, kisha mundësinë që ta festoj sadopak me miqtë e mi në NY, aty ku takova shumë dashamirë të artit , sportit dhe shkencës që di ti beje bashk Fadili ynë”, shkroi Baloku.

Kujtojmë se pas festimit të Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Stephan Lichtsteiner duke e bërë shqiponjën në ndeshjen kundër Serbisë, të tre u dënuan nga FIFA me gjobë. Dy shqiptarët me nga 10.000 franga, kurse kapiteni Lichtsteiner me 5.000 franga, të cilat u mblodhën përmes një aksioni në internet për më pak se 24 orë.

Ish futbollisiti Stoke City në Premierligë, tani zyrtarisht do të jet në session 2018-2019 në skuadrën e madhe të Liverpoolit.

Transferimi i përfunduar është një kontratë prej 13.5 milionë funtash e cila do të përballej deri në finalizim me një konkurrencë të ashpër për të çimentuar një vend fillestar në Liverpulin e Jurgen Klopp, ku Xherdan Shaqiri, do të jetë pas tre lojtarëve të Liverpoolit, Sadio Mane, Roberto Firmino dhe Mo Salah.

Xherdan Shaqiri, Sadio Mane dhe Mohamed Salah, të gjithë thuhet se tashmë janë bashkuar me skuadrën e tyre Liverpool në New York -SHBA, dhe duhet të bëjnë paraqitjet e para të para sezonit në Premier Ligë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat