Rrugët e mëdha të së kaluarës, për të kuptuar të ardhmen

Analiza

Rrugët e mëdha të së kaluarës, për të kuptuar të ardhmen

Nga: Peter Frankopan Më: 5 janar 2018 Në ora: 23:17
ilustrim

Ajo që sot e quajmë Lindje e Mesme ka qenë për një kohë të gjatë qendra nevralgjike e një sistemi të vërtetë global dhe pika e fillimit e progreseve të mëdha. Pas përvojës së Perandorisë Osmane ka ardhur kolonizimi europian, ekonomitë petrolifere dhe regjimet e rinj politikë. Tani jemi në një fazë të ndryshme, ku kuptimi i historisë është gjithsesi vendimtar për të imagjinuar të ardhmen

Nganjëherë është vështirë të shprehet optimizëm në një botë që ndryshon përpara syve tanë. Duket se kudo ekzistojnë probleme: lëshime raketash, zi buke, emigrime, intolerancë në rritje, pabarazi në rritje, flamuj me kryqin e thyer të shpalosura lehtësisht, paqëndrueshmëri, luftë civile, terrorizëm informatik, censurë, kontraste dhe mospajtime. Koha jonë duket e errët dhe e rrezikshme, edhe pse për ta thënë me “Kandidin” e Volterit, është shumë mirë të jesh i përgatitur për më të keqen sesa të shpresosh në mënyrë të papërgjegjshme për më të mirën. Në fund të fundit, “optimizmi është shqetësimi i theksimit se gjithçka është mirë kur është keq”. Më shumë se të hedhësh hipoteza se çfarë na rezervon (apo nuk ka rezervon) e ardhmja, mund të jetë e dobishme të reflektohet lidhur me të kaluarën, pasi nga studimi i historisë – sidomos në optikën e afatgjatësisë – mund të nxirren indikacione të çmuara. Ndoshta më i dobishmi është se ndryshimi është normal, i pashmangshëm dhe duhet të mbahet parasysh. Nuk ka pasur kurrë një periudhë pa progress apo novatorizëm teknologjik, në të cilën paqja dhe stabiliteti kanë mbretëruar pa përpjekje dhe në të cilën raporti midis njerëzimit dhe natyrës, me resurset e saj, të kenë qenë pa dhimbje. Është e lehtë të harrohet se në pjesën më të madhe jetojmë në të njëjtat vende të banuara nga paraardhësit tanë dhe se problemet e sotme nuk janë edhe aq të largëta nga ata të stërgjyshërve tanë. Të ndryshme? Po. Me pasoja më të gjera? Sigurisht. Më dramatike? Ndoshta. Por nganjëherë të ndalesh një çast, të reflektosh dhe të sidomos të inkuadrosh faktet në kontekstin e duhur, mund të ndihmojë. Analiza historike mund të jetë e dobishme në këto momente, për sa një prej qëllimeve të saj është të shpjegojë më mirë fazat e trazuara e jetës njerëzore. Megjithëse duke qenë disi semplicist në përkufizimin e historisë si aftësi për të dhënë “leksione”, është megjithatë rasti se të shikohet prapa në kohë mund të rezultojë e dobishme jo vetëm për të hequr paralele dhe analogji të përgjithshme, por edhe të gjenden shkaqet e vjetra e disa prej problemeve që na prekin.

Lindja e Mesme dhe historia globale e saj. Një rast ndriçues lidhur me këtë është pikërisht Lindja e Mesme, rajon që shumë njerëzve u duket si fushë e minuar. Një vend ku mbizotërojnë kaosi, çrrënjosja dhe dhuna; ku gjëja që dominon është përplasja midis shiizmit dhe sunizmin, midis interpretimesh fondamentaliste të ideologjisë dhe, për pasojë, nuk ka hapësirë për tolerancën. Shtetet e zonës refuzojnë t’i njohin Izraelit të drejtën e të ekzistuarit ligjërisht. Ndërkohë, Lindja e Mesme është bërë sinonim vulgariteti, luksi të çfrenuar, korrupsioni dhe hipokrizie. Pak në Europë apo në Shtetet e Bashkuara asociojnë imazhe dhe koncepte positive me vende të tilla si Siria, Iraku, Arabia Saudite, Dubai, Iran apo Afganistan. Megjithatë, pak e vrasin mendjen se pse është kështu. Ne perëndimorët jemi në pjesën më të madhe injorantë lidhur me një zonë të botës që ka luajtur një rol themelor – në mos rolin themelor – në përcaktimin e mekanizmave të ndërshkëmbimeve globale dhe në përhapjen e gjuhëve, filozofive, dijeve mjekësore, teknologjisë, mallrave. Tregëtia nëpërmjet Gjirit dhe Detit të Kuq, barabar me rrugët tokësore që lidhnin Afrikën Veriore dhe Mesdheun me Azinë Qendrore, nënkontinentin indian, Kinën e brendshme e bregdetare, Tajlandën, kamboxhian dhe Vietnamin, kanë modeluar botën nga lashtësia e këtej. I pari që e quajti “Rrugë të Mëndafshit” (Seidenstraßen) këtë rrjet lidhjesh qe Ferdinand von Richthofen, që nga fundi i shekullit të XIX-të kërkonte një term të përshtatshëm për të përshkruar rrjetin në rritje e kontakteve ekzistuese midis Kinës han-e dhe Perëndimit mbi 2000 vite më parë. Si të gjitha etiketat, kjo është gjenerike dhe e dobishme ndërkohë, e mbushur siç është me ekzotizëm dhe me referime të tregëtisë së mallrave të luksit të rezervuara për elitën. Dobishmëria më e madhe e saj qëndron ndoshta në atë se na bën të reflektojmë mbdi lidhjet e shumëfishta midis Lindjes dhe Perëndimit, Veriut dhe Jugut, në një realitet që rezulton i globalizuar jo prej shekujsh, por prej mijëvjeçarësh.

Problem në inkuadrimin e vendeve të ndodhura në këtë zonë vendimtare në ndërthurjen midis Europës, Afrikës dhe Azisë është se e kaluara e tyre ka humbur dhe është zëvendësuar nga konceptimet tone moderne. Dikur Damasku ishte i famshëm si zemra e botës myslimane, një qytet i famshëm për dijeetarët, ndërtesat e shkëlqyera dhe banorët e tij. Pastaj ishte Mosuli, me vilat elehante, pishinat madhështore publike dhe artizanët e tij që realizonin shala kuajsh dhe yzengji të mrekullueshme. Apo Basra, seli e një prej tregjeve më të njohur të Mesjetës, ku gjendej gjithçka – nga mëndafshi tek të linjtat, nga specie tek xhevahiratet. Sot këto dhe qytete të tjera të ngjashme janë bërë sinonim dhune, paqëndrueshmërie dhe masakrash, por në të kaluarën gjërat qenë shumë ndryshe. Ka shpjegime të shumta se pse qytete dikur të lulëzuara, që drejtonin botën, kanë humbur rëndësi. Gjeografia dhe klima luajnë një rol të rëndësishëm, ashtu si disponueshmëria e rezervave natyrore të nevojshme për mbështetjen e popullsive urbane: të gjithë elementë në gjendje të influencojnë mbi rritjen e një qyteti, sidomos në botën industriale dhe pasindustriale. Një klasë drejtuese e mirë, një administrim i drejtë dhe efikas i drejtësisë, një planifikim i mençur dhe stabiliteti politik janë faktorë të tjerë në gjendje që të ushtrojnë një impakt përcaktues mbi lindjen dhe mbi fatet e një qytetërimi urban. Edhe ndryshimet në mekanizmat e tregëtisë ndërkombëtare dhe në dinamikat e kërkesës dhe ofertës mund të influencojnë mbi rëndësinë dhe mbi vitalitetin e rrjeteve të tëra të vendbanimeve urbane. Pastaj janë natyrisht ndryshimet gjeopolitike, sidomos ato të shkaktuara nga luftërat, impakti i të cilavë prek qytete të veçanta, grupe qytetesh dhe rajone të tëra. Të gjithë këta faktorë kontribuojnë për të shpjeguar dekadencën e qendrave si Bagdadi, Alepi, Buharaja, Samarkanda dhe Kabuli, dikur xhevahire të ndodhur përgjatë shtyllës kurrizore të Azizsë, qendra prosperiteti dhe tolerance të njohura për udhëtarë, gjeografë e sovranë, të cilët e dinin se kontrolli i tyre ishte thelbësor për ndërtimin e perandorive të mëdha.

Trashëgimia e gjatë osmane. Një prej historive të mëdha të suksesit qe ajo e turqve – osmanllinj, të aftë që të krijonin një perandori të gjerë që përfshinte pjesë të mëdha të Afrikës Veriore, thuajse e gjithë Europa Juglindore dhe pjesa më e madhe e Azisë Perëndimore, përfshi Anadollin, Sirinë, Palestinën, Irakun dhe zona të rëndësishme të Gadishullit Arabik (bregu i Gjiri dhe ajo e Detit të Kuq, përfshi Xhedahun dhe qytetin e shenjtë të Mekës). Studiuesit tentojnë ta gjykojnë negativisht Perandorinë Osmane, pjesërisht sepse e shohin historinë sëprapthi, duke u nisur nga shpërbërja e perandorisë në fund të Luftës së Parë Botërore. Origjina e një rënie dukshëm e pashmangshme, e sinjalizuar nga luftërat ballkanike e fillimit të ‘900, është e vendosur në shekullin e XIX-të, kur ekspansioni territorial pësoi një përmbysje tendence. Sipas kronikave, në vitet ’50 të Tetëqindës, Car Nikolla i I-rë e kishte quajtur Perandorinë Osmane “të sëmurin e Europës”: formula vazhdon të ketë sukses, megjithëse atësia e saj mbetet e paqartë. E sigurtë është se osmanët bënë zgjedhje katastrofike në gjysmën e dytë e shekullit të XIX-të. Megjithëse ajo që është evidentuar është rëndom paaftësia e tyre për të parandaluar lëvizjet e pavarësive kombëtare (si Greqia në vitet ’20 e ‘30 të Tetëqindës), shumë më e rëndësishme për ecurinë e Perandorisë që përdorimi i madh i kreditimit nga ana e Portës së Lartë. Kjo vuri një barrë të rëndë mbi bilancin shtetëror dhe, për pasojë, mbi kontribuesit, duke i marrë në fakt frymën ekonomisë; në fund, jodisiplinimi fiskal i kushtoi osmanëve kontrollin e Kanalit të Suezit, shitja e të cilit në 1875 përfaqësoi një katastrofë ekonomike dhe politike.

Paaftësia e osmanëve për të bërë zgjedhjet e duhura u shkaktoi atyre edhe një dëm të madh imazhi: turqit filluan të shikohen si njerëz që shpenzonin paratë e të tjerëve, duke i investuar keq në projekte infrastrukturore absurd pa marrë më pas mbi vete përgjegjësitë e tyre. në fillim të shekullit të XX-të, gjykimet negative për turqit qenë tashmë përhapur dhe rrënjosur shumë. Në Konstandinopojë turqit qenë “një plagë”, shkroi Lordi Lord Curzon, Ministri i Jashtëm britanik. Në 1919, Kryeministri Lloyd George qe ekoma edhe më eksplicit: Konstandinopoja “në duart e turqve është bërë djepi i çdo vesi lindor”. Veç kësaj, qyteti “është bërë burimi nga ku helmi i korrupsionit dhe i intrigës është përhapur gjërë e gjatë në vetë Europën”. Përveçse e sëmurë, Perandoria Osmane ishte edhe infektuese. Këto gjykime të pamëshirshme injorojnë tri rrethana të rëndësishme.

E para: pavarësisht problemeve të dukshme të fazës së fundit, osmanët kishin qenë jashtëzakonisht të zotët në pjesën më të madhe e 6 shekujve të kaluar. Është e lehtë dhe komode ta drejtosh gishtin nga dobësitë dhe dështimet, është më pak të njohësh objektivat ushtarakë, ekonomikë dhe politiko – socialë të arritur në qindra vjet.

E dyta: siç pëlqen të përsërisë kohët e fundit Presidenti turk Erdogan, në dritën e problemeve që prekin sot pjesë të hapësirës dikur të qeverisur nga sulltanët dhe nga vezirët e Konstandinopojës (sidomos Siri, Palestinë dhe Irak), ndoshta në kompleks osmanët qenë më të zot sesa pasuesit e tyre në mbrojtjen e minorancave dhe në menaxhimin e amalgamës fetare, etnike dhe gjuhësore të këtyre trojeve.

E treta: gjithsesi, prova qëndron tek faktet. Shumë prej problemeve të sotme nuk mund t’i vishen Perandorisë Osmane, por zgjedhjeve katastrofike të bëra gjatë dhe menjëherë pas konfliktit të parë botëror. Megjithëse lufta civile siriane, shpërbërja e Irakut, çështja e kurdëve dhe i minorancave të tjera të Lindjes së Mesme, përplasja sunitë – shiitë dhe ngjitja e vahabizmit janë fenomenë pakashumë të vonshëm, rrënjët e tyre janë në dy dekadat e para e ‘900. Studimi i historisë në mënyrë të parafabrikuar, duke pasur si objektiv konfirmimin e një teze të formuluar në nisje, mund të jetë e rrezikshme. Në këtë rast specifik, fakti që shumë probleme aktuale kanë një origjinë të ngjashme është aq i dukshëm sa të jetë i pakundërshtueshëm.

Me konfliktin e saposhpërthyer, fuqitë europiane i drejtonin shikimet e tyre tashmë nga paslufta. Në fillimin të 1915 kishte diskutime në nivele të larta rreth plaçkës për t’u zhvatur nga Perandoria Gjermane, Austrio – Hungareze dhe ajo Osmane pas nënshkrimit të paqes, dhe sesi ta ndanin atë. Në majë të listës ishte Konstandinopoja, që kishte qenë një objektiv rus për gjenerata të tëra. Synimet perëndimore përfshinin veç të tjerash provincat osmane në Levant, ku Mbretëria e Bashkuar nuk mund ta injoronte praninë shumëshekullore e kapitaleve francize në vende të tilla si Alepi, Damasku dhe Bejruti. Nga ana e tyre, britanikët i kishin hedhur sytë në diçka tjetër: jo qytete apo territore, por naftë. Greva e madhe e 1907 në Persi dhe perspektivat inkurajuese në Mesopotaminë fqinje ngjallën vëmendje të madhe në Londër, që shikonte në aksesin constant e të sigurtë tek karburanti për të ushqyer industrinë dhe marinën e madhe një garanci sigurie ekonomike dhe ushtarake. Megjithëse duke përfshirë çerekun e popullsisë botërore, Perandoria Britanike nuk kishte në fakt vendburime të mëdha të denjë për t’u përmendur. Burimi i vetëm i madh potencial i furnizimit, shkruante Sër Maurice Hankey, Sekretar i Komitetit të Mbrojtjes, “është ai persian dhe mesopotamik”. Për pasojë, ishte thelbësore që t’u zhvatej apo Mesopotamia apo nafta e saj osmanëve. Marrja e “kontrollit të këtyre vendburimeve”, nënvizonte Hankey, “është një objektiv luftarak me rëndësi parësore”. Nuk kishte rëndësi sesi arrihej, binte dakord Ministri i Jashtëm Arthur Balfour. Sipas tij, nuk ishte e nevojshme të kolonizohej drejtpërsëdrejti Mesopotamia; do të ishte e mjaftueshme që të siguroheshin konçensionet e naftës. “Nuk ka rëndësi” sesi arrihej tek nafta, u tha Balfour disa funksionarëve të lartë. “Vetëm dua të jem i qartë për një pikë: për në është thelbësore që kjo naftë të jetë e disponueshme”.

Kjo direktivë u ndoq me skrupul, ndërsa me luftën akoma në zhvillim planet e pasluftës po vinin e po merrnin formë. Minorancave, si kristianët asirë, ju dhanë premtime dhe sigurime rreth së ardhmes së tyre me mbarimin e konfliktit. Midis fihurave influente objekt përkëdheljesh të ethshme ishte Sherifi i Mekës Hussein, të cilit në fillim të luftës britanikët i premtuan që “t’i ruanin pavarësinë, të drejtat dhe privilegjet e sherifatit ndaj çdo agresioni të jashtëm, sidomos nga ana osmane”. Me vazhdimin e luftës, Hussein u nxit që të besojë se Londra do ta mbështeste krijimin e një atdheu arab, me të birin Faisal në cilësinë e Kalifit apo gjithsesi të kreut. Impenjimet dhe manifestimet e afërsisë filluan menjëherë të mungojnë kur francezët dhe britanikët zbuluan letrat. Negociatat ndërqeveritare prodhuan një hartë të re të Lindjes së Mesme e formalizuar në 1920 me Traktatin e Sèvres, i rezultuar më pas jo më pak katastrofik se ndëshkuesi Traktat i Versajës. Nëse ky i fundit prodhoi poshtërimin dhe kolapsin ekonomik të Gjermanisë, duke hedhur premisat për ardhjen e nazifashizmit, farave të mbjella në të parin ju desh më shumë kohë që të jepnin frutat e tyre helmuese. Krijimi i një shteti krejtësisht artificial si puna e Irakut, që bashkonte 3 provinca osmane shumë të ndryshme midis tyre për nga historia, feja dhe gjeografia si Basra (e projektuar drejt Gjirit dhe Indisë), Bagdadi (ngushtësisht i lidhur me Persinë) dhe Mosuli (natyrisht e prirur drejt Sirisë dhe Turqisë), i la të pakënaqur të gjithë, përjashto Londrën.

Harta e re e bërë nga europianët. Pasuan “mandate” të ndryshme të shpërndarë nëpër Levant, kufijtë artificialë e të cilëve pasqyronin vizione dhe prioritete franceze dhe britanike: kompromiset relative ndanin dhe copëtonin qytete e popullsi, me vëmendje të pakët apo aspak ndaj pasojave të mundshme. Faisal ju desh të kënaqet me fronin në Siri, i përqëndruar në Damask me Xhaminë e Madhe e lavdishme të tij, për t’u përzënë as katër muaj më pas si pasojë e abrogimit të menjëhershëm të monarkisë. Si çmim ngushëllimi u bë mbret i Irakut; aq sa për britanikët nuk kishte rëndësi se kush e qeveriste vendin, për aq kohë sa merrte urdhëra dhe para prej tyre. “Nuk ka kurrfarë rëndësie”, sugjeroi një diplomat i rangut të lartë, “nëse si emblem e qeverisë arabe zgjedhim tri burrat më të shëndoshë të Bagdadit apo tre me mjekrrat më të gjata”. Pasojat e kësaj politike nuk vonuan të shfaqen. Korrupsioni jo vetëm tolerohej, por faktikisht inkurajohej nga kërkimi konstant i autoriteteve të nënshtruara dhe të besuara që u shërbenin vetëm interesave të aleatëve. Kush nuk jepte ose konsiderohej i dyshimtë, nxirrej menjanë. Nuk është e qartë nëse dhe çfarë roli kanë luajtur anglezët në organizimin apo në mbështetjen e grushtit të shtetit të fillimviteve ‘20 në Persi; sigurisht, raportet që shkonin në Londër bartnin përshtypje të shkëlqyera për shahun e rij Reza Khan. Ky ishte “injorant dhe jo i kulturuar”, shkruante përfaqësuesi britanik në Teheran, por “zemra e tij duket në vendin e duhur” dhe dukej më shumë se i prirur që të korruptohej. Veç kësaj, thuhej në raport, “fakti që është gjysma kaukazian (nga ana e së jëmës) shkon në favorin e tij”. Në Persi, ashtu si në Irak, ishte në lojë kontrolli i rezervave natyrore. Në vigjilje të Luftës së Parë Botërore, qeveria britanike kishte blerë një paketë mazhorance në Anglo-Persian Oil Company dhe e mbronte me xhelozi pozicionin e saj, bashkë me fitimet e majme dhe me naftën e çmuar që gjenerohej.

Logjikisht, fakti që pasuria e nëntokës persiane shkonte për të pasuruar duke tjetër ishte motiv ankese për popullsinë vendase. Kjo situatë, e shtyrë për dekada, shpjegon si tentativat e shtetëzimit, ashtu edhe antipatinë britanike ndaj politikanëve të zgjedhur, si Mohammed Mossadegh në vitet ‘50. Rezultati ishte zhgënjim dhe mosbesim, jo edhe aq të pajustifikuara po të kihen parasysh manovrat e vazhdueshme e biznesmenëve, diplomatëve dhe politikanëve në Mbretërinë e Bashkuar për ta mbajtur me çdo kush Persinë nën kontrollin e Londrës.

Problem, siç nënvizoi një biznesmen nafte i dërguar në Lindje të Mesme gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte se nafta e këtij rajoni “është basti më i madh i historisë njerëzore”. Ka buruar një tendencë konstante në mbështetjen e autokratëve, shpesh më të paparaqitshmit, më shumë sesa të inkurajohej transparenca në politikë dhe ekonomi, menaxhimi më i mirë i resurseve dhe arsimimi i krahut të punës vendas. Kjo lojë kishte edhe anë të tjera: fitimet e naftës të ardhura nga regjimet e Lindjes së Mesme shkonin për të financuar blerjen e mallrave dhe të shërbimeve të prodhuara nga vendet perëndimore, të cilëve nuk u dukej e vërtetë se po gjenin tregje të rinj. Në veçanti, shitja e armëve rezultoi një mundësi tepër e lakmuar sa për t’u lënë të shpëtonte: në mesin e viteve ’70, Lindja e Mesme absorbonte mbi 50% të importit global të armëve. Midis 1972 e 1978 il vetëm Irani bleu mbi 20 miliard dollarë në armë nga Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, Iraku fqinj shpenzonte 40% të bilancit të tij në mbrojtje. Kishte pak stimulues në shtytjen për demokratizimin, liberalizimin dhe mobilitetin social në këtë pjesë të botës: më mirë të bëhej biznes menjëherë, duke e shtyrë për të ardhmen çdo preokupim lidhur me pasojat eventuale. Por është shumë e lehtë që t’i vishet vetëm Perëndimit faji i të këqijave të Lindjes së Mesme. Ta bësh është ekuivalente me shfajësimin e liderëve të veçantë dhe të blloqeve të tyre të interesit, të pasuruar nëpërmjet bashkëpunimit të heshtur. Mjafton të pohohet se britanikë, amerikanë dhe të tjerë janë fajtorë edhe të reagimeve locale, duke filluar nga Revolucioni Iranian i 1979, që u percipitua parasëgjithash nga paaftësia dhe lakmia e Shahut dhe e regjimit të tij. Edhe këtu është e rëndësishme të mbahet parasysh kompleksiteti i dinamikave në terren dhe specificiteti i konteksteve të veçanta. Megjithatë, problemet e Lindjes së Mesme nuk kanë dalë nga hiçi. As nuk janë zmadhuar, intensifikuar apo shumëfishuar vetë. Një prej sfidave të mëdha që i paraqiten historianit është të tentojnë të shpjegojnë se çfarë ka ndodhur, si dhe pse pa ju dashur domosodshmërisht të caktohen gabime dhe të drejta. Në rastin e Sirisë, Iranit, Irakut dhe Arabisë Saudite, si edhe në raste të tjera, por është e padyshimtë se vendimet e marra në Perëndim nuk kanë prodhuar rezultate të mira.

E kaluara në të ardhmen. Kështu që është e nevojshme të vlerësohet shekulli i fundit në një perspektivë kohore të përshtatsthme. Pak besojnë se ndërhyrjet në Irak në vitet ’90 dhe nga 2003 e më pas kanë qenë sukses. Përpjekjet e kohëve të fundit për të vendosur se çfarë të bëhet dhe sit ë bëhet në Siri kanë rezultuar lehtësisht më të frytshme. Pastaj është Irani, ku kolapsi i mundshëm i Joint Comprehensive Plan of Action të përqëndruar mbi programin bërthamor Iranian mund të ketë pasoja të paparashikueshme dhe potencialisht shumë të rrezikshme. Ndërkohë, Arabia Saudite është në një udhëkryq: konservatorët tërheqin në një drejtim, reformatorët nga një tjetër. Për sa i përket Turqisë, zemra e Perandorisë së lashtë Osmane, Presidenti Erdogan po përdor grusht të hekurt për vendosjen e autoritetit të vet mbi shtetin dhe ta modifikojë substancialisht vendin e tij. Të gjithë këto ndryshime ndodhin në një mënyrë që duket e panjohur, në një kohë ku fërkimet, konfliktet dhe mosdakordësitë po zëvendësojnë bashkëpunimin dhe bashkëveprimin. Ndërsa Perëndimi ngre mure për të mbajtur lar emigrant, refugjatë e punëtorë dhe idetë në bazën e projekteve të bashkëpunimit (si Bashkimi Europian apo Trans-Pacific Partnership) janë në gjendje cejtnoti, pjesë të tjera të botës i shohin gjërat ndryshe. “Jemi në një epokë madhështore zhvillimi, transformimi dhe ndryshimi”, ka thënë Presidenti kinez Xi Jinping në shtator, në hapjen e samitit të vendeve të BRICS-it në Xiamen. Vështirë t’i thuash se gabohet. “Megjithëse luftëra dhe varfëri duhet ende të eliminohen në nivel global, tendenca ndaj paqes dhe zhvillimit është forcuar më tej”. Të paktën, disa mbesin optimist dhe të prirur të theksojnë si “gjithçka shkon mirë”, siç do të thonte Voltaire, “nnë më të mirën e botëve të mundshme”. Mbetet për t’u parë ndëse thënia është e zbatueshme edhe për Lindjen e Mesme. Shumë do të varet nga ritmi dhe nga rezultati i reformave në Arabinë Saudite, pse jo edhe nga tranzicioni në krye të familjes mbretërore. Ndodhitë saudite janë të destinuara që të kenë pasoja mbi shtete të tjera, në Gjirin Persik dhe tjetërkund, në një fazë ku tensionet midis Riadit dhe Dohas kanë prodhuar atë që historianët nuk do të vonojnë ta quajnë embargo. Edhe mënyra me të cilën Irani do të ndryshojë në vitet e ardhshme, duke u përshtatur me konsensusin e tij, do të ketë një impakt të konsiderueshëm mbi rajonin dhe më gjerë. E njëjta gkë mund të thuhet për Azinë Qendrore dhe Juglindore, pse jo edhe për Afganistanin, Pakistanin, Indinë, Rusinë dhe Kinën. Siç na mëson historia, të kuptosh Rrugën e Mëndafshit është mënyra e vetme për të deshifruar të kaluarën dhe të tashmen. Ama pa kuptuar këto, të mendosh për të ardhmen është e pamundur.

(Peter Frankopan, autor i “The Silk Roads: A New History of the World”, është Drejtor i Oxford Centre for Byzantine Research pranë Ioannou Centre for Classical and Byzantine Studies dhe Senior Research Fellow në Worchester College të Oxford University)

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat