Izraeli fuqia më e madhe e Lindjes së Mesme

Analiza

Izraeli fuqia më e madhe e Lindjes së Mesme

Më: 14 maj 2018 Në ora: 09:56
ilustrim

Shteti i Izraelit, i krijuar 70 vite më parë, më 14 maj 1948, pas votimit në OKB, është shndërruar në fuqinë më të madhe të Lindjen së Mesme.

Me më shumë se 8,8 milionë banorë, popullsia u rrit ndjeshëm prej vitit 1948, sipas statistikave zyrtare. Rritja arriti në 4,1% në tremujorin e katërt të vitit 2017, por pabarazitë janë nga më të theksuarat në mesin e shteteve të zhvilluara.

-Fuqi ushtarake-

Izraeli është konsideruar si fuqia e parë ushtarake e Lindjes së Mesme dhe cilësuar si zotëruesi i vetëm i armës bërthamore në rajon.

Në shtator të vitit 2016, SHBA dhe Izraeli ranë dakord për të rritur në 38 miliardë dollarë asistencën ushtarake amerikane për periudhën 2019-2028, në vend të 30 miliardë dollarëve për periudhën 2009-2018.

-Kombi me boom ekonomik-

Izraeli, i cili cilësohet ‘’kombi me një boom të menjëhershëm ekonomik’’, është konsideruar si një qendër botërore e teknologjisë së lartë dhe zotëron një përzierje të qindra kompanive mjaft aktive në sektorët e mbrojtjes kibernetike, të informatikës dhe të sistemeve të monitorimit. Dhjetëra kompani të huaja kanë hapur këto vitet e fundit qendra kërkimore dhe të zhvillimit.

-Gazi-

Shteti, që ka pak burime natyrore, ka zbuluar këto vitet e fundit depozita të mëdha me gaz natyror në Mesdhe. Fusha e Tamarit, ku prodhimi nisi në vitin 2013, zotëron rezerva që arrijnë deri në 238 miliardë metra kub gaz. Në Leviatan, i zbuluar në vitin 2010 dhe ku prodhimi pritet të nisë në 2019, do të përftohet nxjerrja e 539 miliardë metra kub gaz natyror si dhe 34,1 milionë fuçi me naftë bruto.

-Luftrat-

Shteti u përball me luftën e parë përballë shteteve arabe, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë nga David Ben Gourion, më 14 maj 1948.

Zyrtarisht Izraeli ka zhvilluar tetë luftra, përfshirë luftën e quajtur ‘’Gjashtë ditore’’ në qershor të vitit 1967 që përfundoi me pushtimin e Jeruzalemit Lindor, Cisjordanisë, Gazës, të Lartësive Golan dhe Sinait egjiptian.

Izraeli më pas pushtoi në mënyrë të njëanshme Jeruzalemin Lindor, më pas Golanin, por këto vendimi u dënuan nga komuniteti ndërkombëtar. Lufta e fundit u krye në vitin 2014 në Rripin e Gazës.

Dy traktate paqeje u nënshkruan me shtete arabe, Egjiptin në vitin 1979, në përfundim të tyre, ky shtet mori Sinain në vitin 1982 dhe Jordaninë në vitin 1994.

-Kolonizimi-

Prej vitit 1967, Izraeli po përballet me probleme për shkak të pushtimit ushtarak të territoreve palestineze, në të cilat vijon të ndërtojë vendbanime të reja me popullsi hebreje.

Ai u përball në vitin 1987 më pas në 2000 me dy kryengritje (Intifada) të palestinezëve të territoreve të pushtuara. E para përfundoi me nënshkrimin në vitin 1993, në Uashington, të marrëveshjeve të Oslos me OLP-në për autonomi në territore.

Në vitin 2002, Izraeli nisi ndërtimin e një barriere ndarëse në Cisjordani për vendbanimet e tij. Izraeli evakuoi në mënyrë të njëanshme Rripin e Gazës në vitin 2005.

-Tensione në rritje-

Prej fillimit të luftës në Siri në vitin 2011, Izraeli u kujdes për të mos u përfshirë në këtë konfikt fqinj, por ndërmori sulme kundër pikave strategjike të regjimit apo autokolonave me armë, të paraqitura si me origjinë nga Irani dhe që kishin si destinacion lëvizjen e fuqishme shiite libaneze, Hezbollah, që mbështet regjimin e Bachar al-Assad.

Izraeli, i cili rikonfirmoi se nuk do të lejonte Iranin për t’u dislokuar ushtarakisht në Siri, është akuzuar gjithashtu nga Damasku se ka ndërmarrë sulme ajrore mbi hapësirën siriane, kryesisht në muajin prill që shkaktuan vdekjen e ushtarakëve iranianë dhe sirianë.

Në fund të prillit, kryeministri Benjamin Netanyahu konfirmoi se Izraeli zotëronte prova të reja bindëse të një plani sekret se Irani mund të përshpejtonte në çdo moment për t’u pajisur me bombë atomike, disa ditë para njoftimit nga ana e presidentit,Donald Trump të tërheqjes amerikane nga marrëveshja për bërthamoren iraniane./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat