24 qershor, Turqia në votime - Bota Sot
24 qershor, Turqia në votime

Analiza

E diel, 23 shtator 2018

24 qershor, Turqia në votime

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 15:53
Recep Tayyip Erdogan

Më 24 qershor në Turqi do të mbahen zgjedhje të përgjithshme mjaft të rëndësishme: në këtë datë do të mbahen në fakt zgjedhjet presidenciale (që ka shumë probabilitet të kenë një tur të dytë – të fiksuar për datën 8 korrik – në rast se asnjë kandidat nuk arrin mazhorancën absolute të votave) dhe ato parlamentare për rinovimin e Parlamentit (Meclis).

Më poshtë po bëjmë një përmbledhje sintetike të të dy kompeticioneve.

Zgjedhjet presidenciale

Për zgjedhjen e Presidentit të Republikës/Kreut të qeverisë (kujtojmë se të dy postet janë bashkuar në një si pasojë e rishikimit kushtetues të miratuar nga referendumi i prillit 2017) paraqiten 6 kandidatë:

Recep Tayyip Erdogan, President i Republikës në fuqi, kandidat i AKP-së (Adalet Kalkinma Partisi, Partia e Drejtësisë dhe e Zhvillimit) dhe i MHP-së (Milliyetçi Hareket Partisi, Partia e Veprimit Kombëtar)

Muharrem Ince, kandidat i CHP-së (Cumhuriyet Halk Partisi, Partia Republikane e Popullit)

Meral Aksener, kandidate e IYIP-së (Iyi Partisi, Partia e së Mirës)

Selahattin Demirtas, kandidat i HDP-së (Halklarin Demokratik Partisi, Partia Demokratike e Popujve)

Temel Karamollao?lu, kandidat i SP-së (Saadet Partisi, Partia e Lumturisë)

Dogu Perinçek, kandidat i VP-së (Vatan Partisi, Partia e Atdheut)

Zgjedhjet parlamentare

Në këto zgjedhje (pragu i të cilave për të arritur të zgjedhin deputetë është shumë i lartë (10%); janë të të tipit shumëemëror proporcional dhe zonat e votimit janë 85) marrin pjesë:

Cumhur Ittifaki (Aleanca Popullore), e mbështetur nga AKP-ja, MHP-ja dhe nga BBP-ja (Büyük Birlik Partisi, Partia e Unitetit të Madh)

Millet Ittifaki (Aleanca e Kombit), e mbështetur nga CHP-ja, YIYP-ja, SP-ja dhe DP-ja (Demokrat Partisi, Partia Demokratike)

HDP-ja BTP-ja (Bagimsiz Türkiye Partisi, Partia e Turqisë së Pavarur)

HÜDAP-ja (Hür Dava Partisi, Partia e Kauzës së Lirisë)

Dy aspekte kryesore bien në sy: i pari është prania e një formacioni të ri – Iyi Partisi – i lindur në muajt e kaluar me nxitjen e Zonjës së Hekurt (referimi për Thatcher nuk është i rastësishëm) Meral Akcener, e cila qe Ministre e Brendshme midis viteve 1996 e 1997. Partia e re, e dalë nga një ndarje e brendshme e MHP-së, dallohet për armiqësinë e saj ndaj AKP-së dhe opsionit të saj për “shoqërinë e lirë” dhe hapjen ndaj Perëndimit; në programin e zgjeruar të saj (72 faqe), dokument programatik, figurojnë “përshtatja e menjëherëshme me standardet e Bashkimit Europian në fushën e lirisë” dhe aderimi i bindur në NATO, “një strukturë politike që plotëson nevojat e përbashkëta e mbrojtjes së anëtarëve të saj”, ndërsa nuk i rezervohet asnjë fjalë Rusisë dhe Ortado?u-së (Lindjes së Mesme), të likuiduara me 17 rreshta të një përgjithësimi vërtet të pakalueshëm. Iyi Partisi – e akredituar në disa sondazhe me 5% të votave – paraqitet në zgjedhje falë bashkëpunimit të CHP-së, që i ka “huazuar” 15 parlamentarët e nevojshëm për formimin e një grupi parlamentar dhe që mund të futet në garë (në fakt do të kishte qenë jashtë kohës maksimale si formacion i thjeshtë jo i përfaqësuar në Asamblenë e Madhe Kombëtare). Sigurisht, roli i partisë së Akeener është interesant, pasi përfaqëson tentativën e parë për të goditur forcat e qeverisë, duke u nisur “nga brenda” tyre me qëllim që t’u sdëmtojë besueshmërinë: pikërisht për këtë ka ngjallur një interest ë caktuar në mediat europiane dhe perëndimore në përgjithësi.

Një tjetër veçanti jepet nga formimi i një grupimi – Millet Ittifaki – që përfshin parti shumë të ndryshme midis tyre; në veçanti Saadet Partisi – lëvizje me frymëzim tradicional kundër devijimeve oksidentaliste – respektivisht tri të tjerave (por edhe Demokrat Partisi, që i apelohet Adnan Menderes, Kryeministrit të rrëzuar dhe të dënuar me vdekje nga ushtarakët proNATO në vitin 1961, ka pozicione të ndryshme nga CHP-ja dhe IYIP-ja). Ky grupim heterogjen i përgjigjet nevojës konkrete për të kaluar pragun e përfaqësimit prej 10 % dhe për të future ndonjë përfaqësues në Parlament; eventualitet ku që ka të bëjë vetëm me Cumhur Ittifaki, Millet Ittifaki dhe, ndoshta, HDP-ja, kryetari i së cilës, Demirtas, siç është e njohur, ndodhet në burg me akuzën problematike e mbështetjes së terrorizmit; por Demirtas – me të drejtë – mund të paraqitet si kandidat në zgjedhjet presidenciale, duke mos pasur për momentin ndonjë dënim ndaj personit të tij./bota.al

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test