Historia e gijotinës, shpikjes që lau me gjak Revolucionin

Analiza

Historia e gijotinës, shpikjes që lau me gjak Revolucionin

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 15:30
Foto

“Gijotina është një kornizë me dy shtylla vertikale të bashkuar nga një trasversale që mban lart një teh çeliku në formë trekëndore”.

Ky shpjegim i ftohtë i manualit ka edhe të dhëna të tjera. Shtylla trasversale quhet chapeau (kapele). Tehu i çelikut me një peshë plumbi prej 60 kg quhet mouton. Gracka prej dy gjysëm hënash e pjesës së pasme quhet fenetre. Prapa një mbështetëse druri që shërben si stol. Një ekzekutim vonon më pak se një minutë…

Siç mund të dihet apo e të besohet gijotina është e lidhur me revolucionin francez, 1789 dhe me Francën deri në vitin 1981, vit në të cilin presidenti François Miterrand shfuqizoi dënimin me vdekje, por është përdorur edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikë, Suedi, Itali dhe Gjermani deri vonë në shek XX. Në të vërtetë zakoni apo kënaqësia e të prerit të kokave vjen që prej së largu. Me shpatë apo me sëpatë (instrument i parapëlqyer i Henrit të VIII dhe nga shumë mbretër të tjerë…) Një vështrim i thjeshtë mbi këtë instrument dhe të tremb. I ngjan një përbindëshi, një fantazme, një hijeje djalli dhe nga ana tjetër ndriçimi i tehut, një version modern i zonjës Kosë. Megjithatë mbretëritë dhe vendet që e adoptuan e bënë për arsye humanitare mirë të arsyetuara; justifikim tekstual i disa shkencëtarëve. Është e kuptueshme sepse para zjarrit, gjymtimit, varjes ose kombinimeve i mbytur, i varur dhe i gjymtuar – praktikë angleze, ose rrahjes së ngadaltë me kamzhik në varje, gijotina duket një version i dalë nga bisturia. U rrit dhe u përsos shkencërisht, sepse në fillimet e saj tehu ishte i drejtë dhe prerja e tij horizontale që ishte një gabim i projektimit, sepse disa qafa rezistonin ndaj më shumë se një rënieje dhe ceremonia makabre duhej të përsëritej. Fatmirësisht në emër të mëshirës dhe pas disa provash mbi dele, kufoma dikush më në fund e kuptoi – Eureka! – se tehu kërkonte një formë shumë të civilizuar nga pak në shumë. Kjo formë garantonte një prerje perfekte dhe pa vuajtje të panevojshme (një mënyrë tjetër e të shprehurit kjo nga ekspertët). Kishte edhe fletën e shpjegimit: i burgosuri shtrihet mbi stolin e pasmë dhe shtyhet tek gracka, ku qafa mbetet e kapur. Xhelati tërheq një sustë dhe tehu bie mbi qafë duke e ndarë kokën nga trungu në nivelin e C4, vertebrës cervikalë të katërt. Koka e ndarë merret në një trastë lëkure dhe jo në një shportë siç shihet në disa filma. Kinemaja gjithmonë e ekzagjeron.

Monsieur Guillotin.

Shkojmë në zemër të çështjes; kirurgu francez, Joseph Ignace Guillotin, deputet në Asamblenë Kombëtare, e rekomandoi në tetor të 1789 për ekzekutimet në zëvendësim të metodave të tjera tradicionale dhe më pak të frikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat