Ekspozita e artistëve shqiptarë përgjatë dy muajve në Ludwig Museum në Budapest

Art

Ekspozita e artistëve shqiptarë përgjatë dy muajve në Ludwig Museum në Budapest

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 16:15
Ekspozita e artistëve shqiptarë

Kjo është ekspozita e parë që hapet në Hungari, e cila në fokus ka prodhimtarinë dhe qëndrimet artistike të 10-15 viteve të fundit në Kosovë dhe Shqipëri.

Endri Dani, Helidon Gjergji, Anri Sala, Alban Hajdinaj, Edi Hila, Ardian Isufi, Ilir Kaso, Olson Lamaj, Armando Lulaj, Violana Murataj, Matilda Odobrashi, Adrian Paci, Reminjon Pronja, Gentian Shkurti, Fani Zguro, Jakup Ferri, Flaka Haliti, Haveit, Majlinda Hoxha, Genc Kadriu, Koja, Dren Maliqi, Alban Muja, Sislej Xhafa dhe Driton Selmani, janë artistët shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria të cilët me 15 korrik kanë hapur ekspozitën në Ludwig Museum, Muzeun e Artit Bashkëkohorë në Hungari.

“Balena e cila ishte nëndetëse”, është ekspozita e cila do të qëndroj e hapur deri me 11 shtator në Budapest, thuhet në faqen zyrtare të Ludwig Muzeum, transmeton KultPlus. Ekspozita vë një theks të fortë mbi aspiratat e reja artistike brenda rajonit, fenomenet përcaktuese dhe mediumet e reja të artit. E iniciuar në 2014 si rezultat i dialogut mes GKA, GKK dhe Ludwig Museum për të përfunduar në 2016, në sallën e ekspozitave në Ludwig Museum, do të prezantohen qëndrime artistike të fuqishme dhe emocionuese. Kjo është ekspozita e parë që hapet në Hungari, e cila në fokus ka prodhimtarinë dhe qëndrimet artistike të 10-15 viteve të fundit në Kosovë dhe Shqipëri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat