Artisti shqiptar Ali Sinani, sonte do të hapë ekspozitën në Nice të Francës

Art

Artisti shqiptar Ali Sinani, sonte do të hapë ekspozitën në Nice të Francës

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 16:32
Ali Sinani

Artisti shqiptar që do të prezantojë 25 vepra në Galerinë Sveta Gallery, paraprakisht do të prezantojë edhe një performancë- homazh, për viktimat e tragjedisë së Nices. Sinani ka thënë për KultPlus se kjo ekspozitë ishte paraparë të hapej pikërisht më 14 korrik, po atë mbrëmje kur ndodhi edhe tragjedia.

Ishte paraparë që më 14 korrik të hapej ekspozita e artistit shqiptar Ali Sinani në Nice të Francës, por po atë mbrëmje ndodhi tragjedia e Nices ku humbën jetën mbi 80 persona, ku edhe kjo ekspozitë ka lëvizur datën. Përpos lëvizjes së datës së kësaj ekspozite, artisti shqiptar Ali Sinani tash ka vendosur që prezantimit të punës së tij artistike ti paraprijë edhe me një performancë- homazh për viktimat e Nices. 

“Ekspozita do të hapet sonte në Sveta Gallery”, por para hapjes së ekspozitës do të bëj një performancë artistike, homazh për viktimat e Nices. Mysafirët do të kenë mundësi që nëpërmjet kësaj performance të shkruajnë përjetimet e tyre dhe kujtimet e rastit tragjik”, ka thënë Sinani për KultPlus. Ai më pas ka njoftuar se ekspozita që do të prezantohet sonte përfshinë 25 piktura të teknikës në vaj pëlhure dhe titullohet “Gjurmët”, dhe janë piktura të cilat janë realizuar viteve të fundit. Madhësia e 25 veprave është i formateve të ndryshme dhe kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri me 28 korrik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat