27 artistë në dialog për artin bashkëkohor

Art

27 artistë në dialog për artin bashkëkohor

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 10:38
Galeria e arteve

Thirrjes së Galerisë Kombëtare të Kosovës për të realizuar vepra që trajtojnë imazhin e artit bashkëkohor i janë përgjigjur 27 artistë vendas e ndërkombëtarë.

Fidan Bejtullahu, Luca Bolognesi, Erik Bunger, Kajsa Dahlberg, Marco Fantini, Regina Jose Galindo, Dora Garcia, Khaled Hafez, Driton Hajredini, Pablo Helguera, Eliza Hoxha, Ardian Isufi, Ilir Kaso,Luljeta Leci, Ilir Lluka, Edson Luli, Ra di Martino, Bruno Muzzolini, Alkan Nallbani, Ferhat Ozgur, Steve Piccolo, Helona Ruli, Helidon Xhixha, Shingo Yoshida, Kushtrim Zeqiri, Fani Zguro dhe Ergys Zhabjaku janë njëzet e shtatë artistët që do të prezantohen në edicionin e dymbëdhjetë të ekspozitës për Çmimin "Muslim Mulliqi”, që prezanton çdo vjet Galeria Kombëtare e Kosovës.

Ekspozita është kuruar nga Artan Shabani dhe do të qëndrojë e hapur në GKK mes datave 27 korrik-27 gusht.

Siç njofton GKK, “Çmimi Ndërkombëtar Muslim Mulliqi 2016” do të fokusohet në nevojat që ka brezi i ri i artistëve, të cilët sot ndodhen përballë një sfide të vështirë, sepse pas entuziazmit shpërthyes të viteve 1990 të cilat zgjatën deri vonë, sot ndeshemi me një seri problemesh të reja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat