Artistët shqiptarë në Budapest

Art

Artistët shqiptarë në Budapest

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 14:14
Alban Muja

Qëndrimet artistike të 15 viteve të fundit në Kosovë dhe Shqipëri prezantohen nëpërmjet veprave të artistëve shqiptarë, për herë të parë në Hungari.

Endri Dani, Helidon Gjergji, Anri Sala, Alban Hajdinaj, Edi Hila, Ardian Isufi, Ilir Kaso, Olson Lamaj, Armando Lulaj, Violana Murataj, Matilda Odobrashi, Adrian Paci, Reminjon Pronja, Gentian Shkurti, Fani Zguro, Jakup Ferri, Flaka Haliti, Haveit, Majlinda Hoxha, Genc Kadriu, Koja, Dren Maliqi, Alban Muja, Sislej Xhafa dhe Driton Selmani, janë artistët shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët kanë hapur ekspozitën në Ludëig Museum, Muzeun e Artit Bashkëkohorë në Hungari.

“Balena e cila ishte nëndetëse”, është ekspozita e cila do të qëndroj e hapur deri me 11 shtator në Budapest, shkruajnë në faqen zyrtare të Ludëig Muzeum. Ekspozita vë një theks të fortë mbi aspiratat e reja artistike brenda rajonit, fenomenet përcaktuese dhe mediumet e reja të artit. E iniciuar në 2014 si rezultat i dialogut mes GKA, GKK dhe Ludëig Museum për të përfunduar në 2016, në sallën e ekspozitave në Ludëig Museum, prezantohen qëndrime artistike të fuqishme dhe emocionuese.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat