Alkan Nallbani sjell “Eksploratorët” në Galerinë Kombëtare të Arteve

Art

Alkan Nallbani sjell “Eksploratorët” në Galerinë Kombëtare të Arteve

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 15:50
Alkan Nallbani

Galeria Kombëtare e Arteve do të prezantojë më 19 gusht, ekspozitën personale të artistit Alkan Nallbani, me titull “Eksploratorët”, ekspozitë e kuruar nga Artan Shabani dhe Esmeralda Dalipi, me 90 vepra të realizuara në gravurë, vizatim dhe pikturë.

Alkan Nallbani është një artist bashkëkohor me banim në SHBA, dhe një emër i njohur në skenën ndërkombëtare të artit. Shumica e punime?ve të tij përshkohen kryesisht nga ndikimet ekspresioniste. Vepra e Nallbanit eksploron tematika të ndryshme e thelbësore të jetes, duke integruar përvojat e jetuara nga artisti në faza të ndryshme të jetës, gjithashtu duke u kthyer shpesh në periudhën e tij shqiptare.

Alkan Nallbani ka lindur në Shqipëri (Berat 1971), u diplomua në ILA, Tiranë më 1994 dhe pas vitit 1996 ai jetoi në Firence (Itali) ku  frekuentoi Akademinë e Arteve të Bukura (1998 – 2000).  [alkan2] Nallbani jeton dhe punon në Tribeca (New York) dhe Firence (Itali). Ndërmjet viteve 2005 dhe 2006 ai ka studiuar në Kolegjin Corcoran të Artit dhe Dizajnit në Uashington DC. Alkan Nallbani ka shfaqur veprat e tij në ekspozita të ndryshme në Shqipëri, Itali dhe Shtetet e Bashkuara.
 Alkan Nallbani, sapo kishte përfunduar Akademinë në Tiranë kur, me etje  për të mësuar e me kuriozitet për të njohur një botë të re, i hipi një skafi një natë korriku të vitit 1996. Mbante veshur një palë atlete…!

Me një bluzë me krahë të shkurtra, ca lireta borxh dhe me një ëndërr më të madhe se hëna… nisi udhëtimin e tij. Firencen, qytetin pritës, e konsideron vendlindja të dytë sepse, siç thotë Alkani, “aty kalova momentet e para të jetës sime si artist. Firence më dha pjekuri e sens kritik ndaj arritjeve të mëparshme e në të njëjtën kohë ishte një periudhë inkubimi dhe fokusimi për të ardhmen”.

Në vitin 2004 u vendos në Amerikë, një vend që ai beson se i ka dhënë informacion objektiv të ekzistencës si artist dhe mundësi konkrete të mbijetesës. Për të Firence të rikthen në një periudhë të ndritur të Rilindjes, ndërsa Nju Jorku ka një energji krijuese ngjitëse. Kultura të ndryshme ndërthuren, shkëmbehen dhe riformohen. Duket se këto dy eksperienca të ndryshme gjeografike rifreskojnë marrëdhëniet e artistit me të shkuarën dhe të tashmen dhe e shtyjnë për të ardhmen.

Ekspozitën e parë personale ne Shqipëri, e çeli në Galerinë “Eduard Lir” në Berat, në vitin 2009, që përkoi edhe me vizitën e parë të familjes së tij të re në vendlindje. Në verën e vitit 2011, me ftesë të Promenade Gallery në Vlorë dhe nën kujdesin e artistit dhe kuratorit, Artan Shabani, u organizua një retrospektivë të bazuar mbi vizatime dhe fotografi. Kjo ekspozitë u kthye në një nga eksperiencat më profesionale të Alkanit, në karrierën  e tij  Ajo konfirmoi edhe më tepër se në globalizmin që na rrethon po bie gjithmonë e më tepër nocioni i qendrës dhe periferisë. Gjithçka është në lëvizje të pandërprerë dhe ligje të reja janë në forcë.

Alkan Nallbani, është pjesë e Albanian Excellence,që në vitin 2012, kur u nominua në 100 historitë e suksesit të shqiptarëve në botë në 100 vjetorin e Pavarësisë.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat