Në Bibliotekën Kombëtare “Homazh” për Nënë Terezën

Art

Në Bibliotekën Kombëtare “Homazh” për Nënë Terezën

Më: 5 shtator 2016 Në ora: 17:21
Nënë Terezës

Biblioteka Kombëtare, në nderim të figurës së shquar të Nënë Terezës dhe shenjtërimit të saj, ka çelur ekspoziten “Homazh”, kushtuar Nobelistes së paqes përmes titujve dhe veprave që kanë në fokus jetën frymëzuese dhe veprimtarinë e saj shembullore.

Nga lutjet dhe poezitë e shkruara prej vetë shenjtores te poezitë që ajo u frymëzoi poetëve shqiptarë, nga albumet mbresëlënëse të artistëve te monografitë studimore, intervistat, jetëshkrimet e deri dhe bibliografitë për të, kjo ekspozitë sjell në trajtë simbolike marrëdhënien e privilegjuar që vetë Shqipëria dhe shqiptarët, për të cilët lutjet ajo nuk i rreshti kurrë, kanë ngjizur tashmë me Nënën e tyre të shenjtë, plot krenari e përkushtim.  Ekspozita do të jetë e çelur deri në datën 10 shtator.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat