Në ekspozitën “Nëna e Dashurisë” do të prezantojnë mbi 20 artistë

Art

Në ekspozitën “Nëna e Dashurisë” do të prezantojnë mbi 20 artistë

Nga: Aziz Zuka Më: 22 shtator 2016 Në ora: 14:56
Objekti Muze i shkollës së Parë shqipe në Stubëll të Eperme të Vitisë ku do të hapet ekspozita

Në kuaddër të Manifestimit kulturor-shkencor “Takimet e Dom Mikelit” që do të mbahën të shtunën e ardhëshme më 24 shatator dhe që do ti kushtohët jetës dhe veprës së humanistës –nobelistes tonë Nënes Tereze e cila siç dihet është shenjtruar ditë më parë nga Papa Francesko  nw Vatikan,  do të prezantojnë mbi 20 artistë nga Kosova dhe nga mbarëtrojet shiptare.Është publikuar nga Këshilli organizativ edhe  Lista e artistëve pjesëmarrës të ekspozitës mbarëkombëtare kushtuar Nënës Terezë e cila do të hapet në Stubëll të Vitisë. Gjithashtu edhe Drejtoria për Kulturë e komunës së Vitisë, ka bërë të ditur emrat e artistëve pjesëmarrës të Ekspozitës “Nëna e Dashurisë” që do të hapet më 24 shtator në Stubëll, kushtuar humanistës shqiptare e cila u shenjtërua nga Kisha Katolike në Vatikan.

Në këtë aktivitet të artit pamor me punimet e tyre do të paraqiten 20 artistë të brezave të ndryshëm si  Esat Valla, Agron Mulliqi, Bind Reka,  Eshref Qahili, Festim Matoshi, Florent Pista, Gursel Sylejmani, Hazir Reka, Hyrie Shaqiri, Ismet Jonuzi, Idriz Berisha, Laura Ibrahimi, Marigona Toma, Muhamet Ahmeti-Metis, Musa Kalaveshi, Naim Spahiu, Nexhmi Bardhi, Refki Gallopeni, Suad Rama dhe Ylber Krasniqi.Ekspozita do të hapet në mjediset e shkollës së parë shqipe në Stubëll, në kuadër të manifestimit tradicional, kulturor, historik dhe shkencor të shkollës së parë shqipe “Takimet e Dom Mikelit”. E Ky aktivitet i artit pamor kurohet nga Adriana Marku –Sedaj.Autorët konkurrojnë me punimet e tyre në bazë të një konkursi të shpallur më herët nga komuna e Vitisë. Ata do të prezantohen me nga një punim origjinal me format dhe teknikë të lirë. Ekspozita organizohet nga OJQ "Exarte" dhe Departamentii Kulturës në Viti me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Pas prezantimit në Stubëll, ekspozita do të hapet edhe në Galerinë e Arteve në Viti më 24 tetor si dhe më 10 dhjetor në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat