Portreti i vetëm i William Shakespeare-it do t’i nënshtrohet një proçesi rigoroz pastrimi që mund të ndërhyjë në detajet më dalluese.
Galeria Kombëtare e Portrete në Britani do të restaurojë pikturën për herë të parë që kur u krijua para 400 vitesh, dhe kjo mund t’i kushtojë mjekrën Shakespeare-it.
Sa ishte gjallë poeti, portreti është ndryshuar disa herë, duke i rritur flokët dhe duke i shtuar mjekrën, siç shkruan The Times. ‘Mund të kemi një ndryshim dramatik.’, ka zbuluar drejtori teknik i kompanisë së Restaurimit të Arteve të Bukura, Chris Bill.
Portreti besohet të jetë realizuar nga John Taylor, e është i vetmi i pikturuar duke parë Shakespeare-in nga afër që ka mbërritur në ditët tona. Ishte e para pikturë në Galerinë Kombëtare të Portreteve kur ajo u hap në vitin 1848.