Ekspozitë për kristalet e Trepçës

Art

Ekspozitë për kristalet e Trepçës

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 15:07
Kristalet e Trepçës

Ekspozita me kristalet e kombinatit metalurgjik “Trepça” është hapur në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Hapjen e kësaj ekspozite e cila është quajtur me emrin “Kristalet e Trepçës” kryetar i Kuvendit Kadri Veseli e ka vlerësuar si ditë të jashtëzakonshme pasi që sipas tij ndihen të lehtësuar se një gjigand ekonomik e ka rrugëtimin e vet ligjor të zhvillimit ekonomik.

 “Nga dita e nesërme ku do të futet në fuqi Ligji për Trepçën pasuria e Kosovës nuk do të mbetet në  zgafellë. Mesazhi i sotit është që të gjithë qytetarët të vijnë t’i shohin pasuritë e nëntokës së Kosovës në hollin e Kuvendit”, tha Veseli.

Sipas tij me anë të kësaj ekspozite dëshirojnë të përçojnë mesazh se Kosova është e pasur duke pasur një rini të mrekullueshme dhe do të zhvillohet ekonomikisht dhe Kosova nuk do të jetë vend i varfër.

“E kemi Trepçën iu kemi juve rininë. Urime të gjithëve Ligji për Trepçën”, tha Veseli.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat