Ejani në Rehovë të zbuloni artin e ”Rrugës së Portave”

Art

Ejani në Rehovë të zbuloni artin e ”Rrugës së Portave”

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 17:27
Ministrja Kumbaro në Rehovë

Ministria e Kulturës, bashkë me IMK dhe institucionet e tjera të trashëgimisë, është kujdesur që në bazë të vlerave që ruan Rehova, të krijojë një destinacion të veçantë për turistët, atë të “Rrugës së Portave”.

Në një vizitë të zhvilluar disa javë më parë, ministrja Kumbaro vlerësoi këtë detaj të Rehovës dhe ruajtjen që i kanë bërë vendasit trashëgimisë, të cilët kanë mbrojtur këtë veçanti të shtëpive të tyre, pa u tunduar për ta “modernizuar”.

Kumbaro në bisedat me banorët, u shpjegoi atyre se synimi është që edhe  për Rehovën të krijohet i njëjti itinerar si Voskopoja, duke i dhënë këtij fshati një jetë të re.

Kisha që gjendet në qendër të Rehovës, është ndërtuar në vitin 1820.

Ikonostasi i saj ndërtuar me kontributet e rehovarëve gjendet sot në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë, si një pjesë e çmuar e koleksionit të artit bizantin Rehova piktoreske, shtrihet në rrëzë të malit të Gramozit dhe së fundmi me vendim të KKR është shpallur Qendër e mbrojtur Historike.

Fshati i Rehovës është i njohur në të gjithë vendin për artizanatin,mikpritjen ,bukuritë dhe trashëgiminë e pasur ,të ruajtur deri në ditët e sotme.

Propozimi për shpalljen e Qendrës Historike në fshatin Rehovë synon ruajtjen e vlerave historike ,urbanistike e arkitektonike të këtij fshati për ti dhënë një rol të rëndësishëm si një qendër e zhvillimit  të turizmit në zonën e Kolonjës.

Në pjesën e vjetër të fshatit Rehovë, një nga gjërat e rralla që vihet re lehtësisht janë portat e shtëpive në rrugët me kalldrëm, të cilat në një pjesë të madhe të tyre ruajnë karakteristikat e punimit nga mjeshtrat rehovarë si dhe kohën kur janë ndërtuar, që daton deri në fillim të shekullit 20.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat