Jetmir Duraku merr çmimin e tretë në Festivalin Prefoto

Art

Jetmir Duraku merr çmimin e tretë në Festivalin Prefoto

Nga: M.L. Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 14:43
Fotografi Jetmir Duraku

Fotografi Jetmir Duraku është fitues i vendit të tretë në festivalin tradicional Preefoto 2016 që u mbajt në Preshevë. Në festival morën pjesë fotografë nga 18 shtete të botës të cilët konkurruan me 400 fotografi, ndër të cilat u përzgjodhën 70.

Fotografi nga Kosova Jetmir Duraku mori vendin e tretë, vendin e parë e mori një fotograf nga Bosnja e Hercegovina ndërsa të dytin një fotograf nga Serbia.

Duraku, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se ky çmim është një motiv që ai të vazhdoj të jap më shumë në fushën e fotografisë. “Për mua ishte një vlerësim i madh që më bënë, është një motiv për mua që të vazhdoi në të ardhmen më shumë rreth fotografisë. Ndihem shumë i lumtur që ka akoma njerëz që vërtet e duan fotografin artistike dhe e vlerësojnë atë”, ka deklaruar ai.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat