Frida që ktheu dhimbjet në pikturë

Art

Frida që ktheu dhimbjet në pikturë

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 18:47
Frida Kahlo

Frida Kahlo është një artiste feministe e cila është e njohur në lëvizjen feministe. Ajo ka lindur në Meksikë në vitin 1907 dhe ka punuar deri në vdekjen e saj në vitin 1954.

Stili që Frida ka përdorur është i njohur si Surealizëm.

Historia e saj është shumë e famshme. Ngjarja kryesore që ndryshoi jetën e saj ishte në vitin 1925, kur ajo pësoj në një aksident me autobus. Ajo kishte dëmtime në këmbë e saj të djathtë, dhe si pasoje e këtij aksidenti Frida nuk mund të kishte fëmijë. Asaj gjithashtu ju dashtë të ketë shumë operacione në shpinën të saj e cila vazhdimisht i sillte dhimbje asaj. Për të kapërcyer këtë, ajo e pikturonte fotografitë e vuajtjeve të saj dhe vetën.

Kahlo përdoret si një mjet për të eksploruar realitetin e trupit të vet si vetëdijen e saj të ndjeshmërisë, që në shumë raste shpërbëhet në një realitet të dyfishtë.

Frida jo vetëm që u merret me dhimbje e veta, por gjithashtu ajo u merret edhe me imazhin e vetë. Ajo vazhdimisht ishte duke kërkuar veten në portretet e veta.

Frida thoshte: “Unë pikturoj realitetin tim. E vetmja gjë që di është se unë pikturoj sepse kam nevojë për të, dhe unë pikturoj ato që kalojnë nëpër kokën time, pa asnjë vëmendje tjetër.”

Frida filloi punën në një seri të kryeveprave të cilat nuk kishin precedent në historinë e artit . Kurrë më parë nuk ka pasur një grua e cila ka vënë poezi të ne pikture.

Puna e Kahlo përfaqëson cilësinë e “gruas që vuan në heshtje” në vend të çdo pikëpamje të fuqizimit feministe. Ajo ishte një viktimë e kulturës patriarkale, viktimë e një burri i pabesë, dhe thjesht viktimë e një aksident i tmerrshëm. Por këto janë ndoshta vetëm një arsye pse Friden e bene kaq e famshme.

Përmes punës së fortë shihet një grua e fortë që nuk ka mënyrë tjetër qe shpreh dhembjen e saj, përveç pikturës.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat